Në kujtim të operatorit të 27 filmave shqiptarë, Ilia Terpinit

Dita

Operatori Ilia Terpini ka realizuar disa nga filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare dhe tani pas vdekjes së tij, i biri ka menduar të mbledhë dhe të tregojë gjithë punën e të atit.

Në studion e tij, Zhan Tërpini ruan një pjesë të aparateve të shumta të të atit, kaseta xhirimesh, apo dhe të filmave të vjetër.

“Këto janë një pjesë e aparateve apo arkivit që ka përdorur babi prej vitesh, mirëpo tani kur i shikon kështu në këtë lloj mënyre si të heshtura si të fjetura duket sikur kush do t’i përdorë këto më tej”, thotë Zhani Tërpini për Top Channel.

“Ai thonte unë jam 20 vjeç, 30 vjeç.Por këtë moshë ai e mbajti tërë jetën derisa ndërroi jetë. Mund të them që babai im ishte aktiv. E kishte si fiskulturë momentin që xhironte”, tregon ai më tutje.

Mjeshtri i detajeve la pas rreth 27 filma artistikë, e shumë dokumentarë. Një pjesë e mirë e xhirimeve të tij nuk janë shfaqur ende, por i biri premton t’i futet një pune seleksionuese për një muzeum kushtuar atij.

“Duke parë dokumentet dhe arkivin e babit, një pjesë janë të shkruajtura dhe pjesa tjetër jo. Duhet bërë një seleksionim nga ana ime, që mbasi të zgjidhen të tëra të zgjedh pjesët më pikante dhe pjesët që nuk janë shfaqur, dhënë apo dokumentuar”, shprehet Zhani.

Sipas tij, qëllimi është shumë i thjeshtë; “Brezi i ardhshëm të shijojë punën e një krijuesi.”

Në vitet ’20, Ilia Tërpini zbuloi dashurinë e tij për objektivin. Ndërkohë që sot, ai i ka lënë vendit si pasuri kinematografike filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja” dhe “Flutura në kabinën time”.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Nderim dhe respekt për këtë artist të madh të kinematografisë shqiptare!!! I them artist sepse kamera e tij është e papërsëritshme.Filmat e asaj plejade janë të papërsëritshëm dhe të pavdekshëm dhe bashkë me filmat edhe gjithë realizuesit e tyre .Të prehet në paqe ky zotëri dhe të birit i lumtë që do të seleksionojë veprën e të atit për brezat që do të vijnë.RESPEKT !!!!

  • Filmat e asaj periudhe si artistik, dokumentar dhe vizatimor te prodhuara nga Kinostudio “Shqiperia e Re” te lenin mbresa nga niveli artistik, sepse kishte kerkese si nga ana kulturore dhe teknike.
    Gjithçka u bente me pergjegjesi, kurse nga ana ideologjike filmat duhet te ishin sipas frymes se kohes.
    Per kete qeveria e saj kohe qe perfaqesonte politiken dhe partine e asaj periudhe bente kontrollin dhe financimin per xhirimin e filmave.
    Jo, si sot, qe fondet per art, kulture, filma jane te pamjaftueshme dhe te paperfilleshme. Sepse sot nuk duan te bejne asgje ne drejtim te arsimit, kultures, artit dhe shkences. Tung.

  • Bukur realizuar thenia PROFTIKE:
    “BEME o BABA te te NGJAJ”!
    Djali Ilia Terpinit _DJALE!

    Pasioni im ani se i kalova te 82 vite jete,SHOQERIA e sinqerte,me realizim;-te mesuearit,-“Njeriu cdo dite “MESON”-me thoshte i ndieri dhe i paharruri Ilia Terpini ,patur fatin te jetoj gati nje jete me vepren e tij,ndersa pleqerine me te,(thuajse rrugeve te mergimit une) ,Ai, me MUA,si gjithnje s’iu nda Atdheut,me ate kameran e tij ne dore, si”DIELLI”qe siguron jeten mbi toke. Dhe vertet”MESOVA”shume prej Ilias,”Mesuesi-mesuesve” ;temen kyce te mesimeve:”Atdheu mbi te gjitha”!
    I miri dhe i nderuari Zhani Djale,(me ate emer qe me impresionon Zhani,(kam nje NIP,sa nje shok te ngushte ),nje jete krah Ilia Terpinit, sa marre mathima prej tij, Zhani Gjergj Canco,(djale miku dhe ky,pa tjeter ju e njifni) krah tij, te ndierit Ilia,Zhani Canco,ne Kinostudio do arrinte kulmin e punes tij si inxhinier,pasionant per kulturen dhe artin,Ilia mbajtur pane. Une si nje jete “Mesues”,jetova e me ta ngushelluar,i shoqeroja keta sa krijuesit e Kinematografise,me temat drejt fshatit, Me ta,dhe projektuesit si Zhani-Canco Inxhinier. Ata me jepnin kuvet e jetova nje jete.Keq se u ndava me te madhin Ilia Terpini,kur enderruam te linim te realizuar, arkivin e te talentuari Ilia.kujtim per te ardhmen,ate qe po ndermerni ju, i nderuar djale.Pa tjeter babai Juaj Ilia,Ju ju kishte si pasues te vepres tij,ne mendie dhe ne zemer,me ate NENEN tuaj dhe bashkeshorten e Tij, nje bashkerrealizuese e enderave te tij krijuese.
    E falenderoj,sidomos ne vitet terepasion te pleqerise,-“te plotesojme magesite” -si thoshte,-Gjeniu i atij profesioni tek ne,-Ilia Terpini.
    Me falni se jam i shokuar,ndaria nga jeta e atij MIKU e shkuar mikut,bashkekohes Iia Terpini,te ati”djali”,ne kulmin e jetes Tij,plot MARAZE.Po ia realizoni Ju pasardhesi i nderuar, pa tjeter NENA juan,si me Babain ,ne krah. Urime realizim sa me te shpejte, Ta gezojme dhe ne,bashkekohesit e te pa harruarit; ILIA TERPINI. Eperjeteshme,mbetet vepra dhe jeta e Tij.
    **Me dhate nje”TRINITRINE”,mua 83 vitet nisur, te mundem te jetoj,te shoh realizim tuaj,ne kujtim te asaj figure te shquar,qe nuk rri dot pa e thene:
    – Shoqeria me shtetin e saj- i ka borxhe shume ATIJ, Ai, jeten perkushtuar deri ne castin e fundit te saj.
    Faleminderi komentuesit “KATRA”,per ate mesazh te dhimshem percielle.
    (Peng mbetur per mua,dy aparate filmi,Ai dhuruar,une amanetin,si duhej,pa ia plotesuar).
    Faleminderi O DJALE i mbare qe mbaresi paci.Nenen Tuaj,ma perqafo nga Natasha,nene e dy engjejve te mij si JU,marre ate kujtimin e fundit ne xhirimin ne Muzeun Kombetar,ne ate aktivitet,Festat e Majit.(une duke kujtuar,pasardhesit tane,qe me rinojne mua,me arritiet, :Doktorature nipi ne mbarim s mbesa dipllomuar “Dietolloge”,me nje merak ne zemer lindur e rritur larg atdheut).
    .Teksa po shkruaj per Ju,ata nisur drejt;
    Atdheut PRINEROR- Ti marin Aromen.)
    Ju pacim Ju pasardhesve atdhetare.

    “Pasuesi veteran”tej atdheut me dhimbie.
    Toronto 14-08-2018. Dhimiter Xhoga(Guri Naimit D.)

  • Qe rruga jone lagja jone, shkolla jone e mbushur plot me njeres te tille te paharrushem ku familja Terpini ze nje vend te vecante . Aurika na jepte mesim (e rrepte po e drejte)me Zhanin loznim ke rruga dhe Ilia na mblidhte para ekranit darkave. I paharrushem I
    Tani shkolla s’esht me (rrafshuar per parking)
    Ilia dhe Bepi na lane shpia eshte shndrruar ne hotel e restorant dhe lagjen e “nderon” me presencen e tij “zotni” Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *