Në Kuvendin e 30 prillit shpallet data për zgjedhjen e kryetarit të PD

Amelda Amelda

Sali Berisha ka zbardhur axhendën e Kuvendit që do të organizohet nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill.

Sipas Berishës, në këtë Kuvend do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, kryesia dhe gjykata e partisë.

Ndërsa i pyetur nëse do të ndihej komod nëse përballë tij do të ishte Basha, Berisha tha se nuk e pengon askush që ai të rikandidojë sërish.

“Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon”, tha ish-kryeministri për Syri Tv.

Pjese nga intervista

Berisha: Kuvendi i 30 prillit do zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjedh kryesinë, gjykatën e partisë. Kjo është axhenda.

Do vazhdoni pa kryetar?

Berisha: Do shpallet data e zgjedhjes së kryetari të partisë. Po këtë e bën Komisioni i Rithemelimit para kuvendit ose kryesia pas kuvendit.

A keni një ide kur do jetë kjo datë, sa kohë do të kenë kandiatët?

Berisha: Nuk kam ide për datë, por kandidatëve do ti jepet koha.

A dyshoni se do keni kandidatë përballë, ose kandidatë jo fiktivë?

Berisha: Në të gjitha kuvendet, asnjëherë nuk kam pasur kandidat fiktiv. Kanë qenë kandidatë të nderuar.

A do ishit komod sikur përballë jush do kandidonte Basha?

Berisha: Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon.

Është e vërtetë që ndërmjetësi që erdhi nga Gjermania ju kërkoi që Basha të ishte kryetar grupi parlamentar?

Berisha: Jo aspak, nuk është e vërtetë.

Po nëse Basha do e kërkonte një gjë do ta propozonit?

Berisha: Atë e vendos grupi, sepse që të zgjidhet duhet të zgjidhet në fillim nënkryetar dhe më pas kryetar grupi.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nje nder kandidatet potenciale per kryetar te foltores se Vucidolit pritet te jete dhe kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lush Kundertanku qe terrorizoi Tiranen ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 1998 me nje grup shpellaresh kriminele hipur mbi tankun e rrembyer tek garda. Besoj e mbani mend cfare bente horri me tankun duke sfiduar shtetin dhe policine e asaj kohe. Dhe pa shkuar pas hekurave ky perbindesh qe sulmoi dhe zyrat e pdse ne 8 janar populli i Tiranes nuk do te jete kurre i qete.

  • N.Q.S. me 30 prill zgjidhet sali-berisha k/partie atehere ja arrin qellimit qe PD te shpallet NON-GRATA,dhe pasuria e femijeve nuk i konfiskohet se perbindeshit as,i ka shkuar dhe as, i shkon ne mend se ka PD ,por ajo eshte kethyer ne nji loder qe e komandon si te doje kryemineli ,diktatori ,nxensi I Enverit sali-berisha.Prandaj te gjithe ata qe e ndiejne veten demokrate te distancohen nga perbindeshi i Tropojes sa s’eshte vone.

  • Sali Berisha fitoi betejen me Ameriken dhe tani nuk ka pse t’i luaje qerpiku i syrit nga Lulushet… Nuk e shikoni se Ai ka Kryeministrin e Shqiperise dhe kryetarin e SPAK-ut ne krah?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *