Ditën e sotme një video e gazetarit Will Reeve i cili po komunikonte live me ABC News, ka bërë xhiron e rrjetit.
Reeve raportonte nga shtëpia për shkak të emergjencës Covid-19, dhe çdo gjë dukej normale deri në një moment të dytë, kur kamera e gazetarit ka lëvizur më lart duke filmuar pjesën e poshtme të trupit të tij.
Ndërkohë që kishte veshur këmishë dhe xhaketë, gazetari u shfaq nga mesi e poshtë pa pantallona dhe ky moment i sikletshëm nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit.
Reeve e ka marrë me sportivitet situatën dhe ka ironizuar me humor veten për pamjet që janë përhapur në rrjet.
e.k. / dita
