Në luftë, si në luftë!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

N.q.s në periudhën e Enver Hoxhës, d.m.th të luftës së ftohtë dhe të kundërshtive mjaft të ashpra e në çdo rrafsh të dy blloqeve kryesore ushtarake do të kishim këtë ushtri, polici, ekonomi, bujqësi, industri etj. që kemi sot, ne me siguri do të ishim gllabëruar nga fqinjët. Në mos ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht patjetër. Analizat konkrete në situatat konkrete të asaj kohe vërtetojnë se diktatura ishte jo vetëm e nevojshme, por dhe e domosdoshme. Asgjë nuk duhet gjykuar me mendësitë e sotme, por me të atëhershmen. Ndryshe je jashtë realitetit. Për rrjedhojë qëndrimi i Enver Hoxhës në ato kohë ka qenë padyshim ai i një burri shteti të vendosur dhe e ideatorit të një shteti të disiplinuar. A ka pasur gabime? Patjetër që ka pasur edhe gabime, por në raport me fajet e sotme të tjetërsimit të pasurisë kolosale të shqiptarëve nga vetëm 4 për qind e popullsisë (!) ato gabime janë të vogla. Në luftë sillu si në luftë dhe Enver Hoxha ashtu u soll.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *