Kryeministri Rama është shprehur në firmosjen e marrëveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave e Ekonomisë me ERNST&Young se problemi më i madh i trashëguar në të gjithë sektorët është ndërveprimi dhe koordinimi i institucioneve.
Për të, problemi i koordinimit nuk gjendet vetëm në institucionet shtetërore por edhe në ato të tjera, duke përmendur dhe prokurorinë.
“Problem i madh i trashëguar në të gjithë sektorët dhe sigurisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit e korrupsionit, pastrimit të parave apo fshehjes së të ardhurave pa diskutim që ky problem i trashëguar del më në pah. Problemi i punës së pakoordinuar dhe ecjes së të gjitha agjencive, nuk flas vetëm për ato që varen nga qeveria, po dhe të tjera. Flas për prokurorinë, në korsi të ndryshme”, tha Rama.
Ai foli edhe për të mirat që do të sjellë nënshkrimi i marrëveshjes së qeverisë me ekipin gjermano-amerikan ERNST&Young.
“Besoj shumë që eksperienca që do sjellin partnerët tanë do të jetë një vlerë e madhe e shtuar dhe qëllimi nuk është që të shfrytëzojmë gatishmërinë. Të punojmë së bashku në terren, me raste specifike, me raste që do të krijojnë modele të ndryshme të investigimit, për krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave dhe të krijojmë kushtet që të kemi një strukturë ndërveprimi mes agjencive tona shumë më të kualifikuar dhe eficente.”
Kryeministri tha se “Forca e Ligjit” është shembull i adresimit në mënyrë primare të një fenomeni problematik për shoqërinë siç është sot goditja e rrjeteve të krimit të organizuar, “e cila kërkon një ndërveprim dhe koordinim mes shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme”, ka shtuar së thënuri ai.
s.a/dita

Ore ministri I brendshem eshte
Ne krye te trafikut te droges.
Jo vetem kunder krimit mungojne kordinimet ndermjet institucioneve.E nga ketu fillohet integrimi per godinen shtet ligjor,ku ligji kryen detyren dhe nuk rrin ne stol ne pritje per tu futur ne loje.
Parandalimi i pastrimit te parave deri dje nuk ka funksionuar po me kte operacionin forca e ligjit kane ardhur goxha rezultate.
Duhej nje nisme e tille ne kete drejtim. Pergezime
Bashkupnime te tilla dhe sidomos kur vijn ne kuader te ndalimit te parave te pista jane gjithmon mekanizem rregullues dhe parandalues.
Eshte mjaft skandaloze me na u dashte nje firm e huaj,qe paguhet sa s’bane ,me ardhe e me na treguar punet qe duhen bere.Per cfare paguajme ministrat e administratoret neper ministri kur nuk jane ne gjendje me vletesuar punen e tyre vete e me rivletesuar ate mbas koordonimeve edhe ndryshimeve.
Po kjo eshte nje pike qe patjeter keni me ndryshuar se eshte lodh evropa me lojen tuaj me moskoordinimet e kundershtimet institucionale te qillimshme,e qe jane krijuar nga paraardhesit tuaj vetem per te lane shteg per mosfajsi e inefikasitet ne denimin e krimeve.
Po duhet edhe nje Parlament ne nivel,me jurista apo me keshilltare jurista qe nuk bene nje maraton me sa ma shume ligje ,ju kujtohet jozi qe u mburrke per mbi 2000 ligje,cka tregon sabotimin e shtetit ligjor kur prodhohen mija ligje ne vjet,po qe bene nje ligj po nje ligj a dy qe i qendrojne shekulleve se eshte ligj i miremenduar e i mirestudiuar ne pasojat e tij,ne zbatimin e tij,ne nevojzt e tij.