Në Madrid janë të sigurt: Gareth Bale do të largohet

DITA Online
MADRID, SPAIN - JANUARY 21: Gareth Bale of Real Madrid reacts during the La Liga 2017-18 match between Real Madrid and RC Deportivo La Coruna at Santiago Bernabeu Stadium on January 21 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Power Sport Images/Getty Images)

 

“Çështja Bale” është zyrtarisht e hapur. Ishte një thashetheme, zëra të vazhdueshëm thumbues nga shtypi katanalas, por tani po flitet me zë të lartë edhe në kampin madrilen.

“Bale nuk do të qëndrojë te Real”, ishte një nga lajmet kryesore në gazetën “Marca”, firmosur nga Carlos Carpio, një gazetar shumë pranë klubit “Los Blancos”. “Gareth Bale ka hyrë në tre muajt e fundit të kontratës me Real Madrid, – lexohej në këtë gazetë. – Në klub e kanë marrë vendimin për largimin e tij. Krediti ka mbaruar. Amin!”

Nëse është me të vërtetë një vendim presidencial, atëherë uellsiani duhet të shqetësohet. Sinjalet e krizës mes palëve kanë qenë të dukshme.

As me Ronaldon të lënë pushim, Bale nuk u aktivizua si titullar nga Zidane në ndeshjen kundër Leganes, ditën e mërkurë. Në të njëjtën mënyrë ai e nisi nga stoli ndeshjen e javës së kaluar kundër Paris SG. Në momentin më të rëndësishëm, Zidane i ka besuar futbollistëve që përdori në finalen e Kardif, pra me Isco dhe jo me Bale.

Gareth Bale ka qenë i dëmtuar 25 herë gjatë katër viteve e gjysmë në Madrid dhe në 78 ndeshje ka qenë i padisponueshëm.

Në finalen e kaluar, Bale e pranoi me sportivitet stolin duke thënë se nuk ishte në 100% të formës dhe se Isco e meritonte ta niste ndeshjen nga minuta e parë.

Por sot, ai është mirë fizikisht dhe në verë do të mbushë 29 vjeç.

Gjithsesi nuk ka luajtur një ndeshje për 90 minuta që nga muaji shtator dhe marrëdhënia me trajnerin Zidane është ftohur. Në Leganes futbollisti nuk kishte vënë as palestrinat dhe e bëri nxehmjen me alete, një veprim të cilin trajneri nuk e pëlqeu.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *