Në Mallakastër dogjën xhaketën e Kaçit

anazapta

Mirë kali që na ngordhi, por nuk po na lënë rehat mizat. Kjo shprehje përdoret në Mallakastër. Po përdoret sidomos këto kohët e fundit, kur Kastriot Islami drodhi bishtin, domethënë ngordhi politikisht dhe moralisht duke kaluar matanë, duke tradhtuar jo vetëm partinë e tij, por edhe Mallkastrën që e ka votuar si deputet për njëzet vjet me radhë. E ka votuar se vinte në emrin e Partisë Socialiste dhe premtonte këtë e atë, por në fakt nuk bëri asnjë punë në Mallakastër, madje punoi shumë keq. Ndaj sa herë vinin zgjedhje ai fitonte gjithnjë e më pak, aq sa në zgjedhjet e 2005-s në të vërtetë Kastrioti humbi si deputet, por ishin marrëveshjet e fshehta midis Berishës dhe Nanos që e çuan Kastriotin në  parlament. Kastrioti u tregua biçimsëz dhe mosmirënjohës me mallakastriotit. Atij i kishte hyrë aq shumë vetja në qejf sa arriti të deklaronte në mënyrë fyese se “unë edhe xhaketën të far në Mallakastër, do të më votojnë, sepse si mua nuk ka tjetër!”.  Kjo shkaktoi një indinjatë të madhe, por thamë, hë se i shkau goja. Mirëpo ja tek i nxori veshët: vajti e u bë me Berishën. Turp më të madh për Kastriotin nuk ka, ndaj me të drejtë e quajtën tradhtar.

Tani po të drejtohem direkt, ty Kastriot.

E dini çfarë ndodhi në Mallakastër pas ikje tënde në krahun e Sali Berishës? Po ta them unë: disa të rinj gjetën një pallto si e jotja, i qepën një tabelë me emrin tënd, e varën në degën e rrapit dhe pasi e lyen me naftë që të bënte sa më shumë tym, i vunë flakën. Ky akt donte të thoshte se nuk mund të konsiderohesh më një bir i denjë i Mallakastrës. Jo pse u bëre ‘blu’, por sepse u bëre për faqe të zezë dhe i ke zhgënjyer si askush zgjedhësit e tu. Mallkastra e do demokracinë, po demokracia nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, që është vetëm një bandë e Sali Berishës dhe që ne jemi të vendosur ta shporrim me votë popullore në 23 qershor.

Janë ta panumërta bëmat e tua Kastriot kur nuk ndihmove si deputet që ishe asnjë mallakastriot për ndonjë hall që të qanin, për ndonjë të sëmurë që kishin, për ndonjë vend pune etj. Unë t’i përmend edhe me emra këto raste po të duash, ti i di ato shumë mirë, por mallakstriotëve u vjen ndot kur i kujtojnë, ndaj dhe tani që e hoqe maskën, ndiejnë vetëm neveri për ty.

Ajo shprehje që përdora në fillim se “Mirë kali na ngordhi, por nuk po na lënë rehat mizat” nuk të shkon shumë për shtat. Sepse ti nuk ishe kalë. Mund të ishe kalë troje, por jo ajo kafsha fisnike që përdoret për ngarkim, për vrapim e për sport. Jo ti nuk je kalë. Ndonjë gjë tjetër mundet. Për shembull, mund të jesh mizë kali. Dhe miza e kalit është shumë bezdisëse. Kur të shikojmë që del e llap nëpër ekrane me aq mburrje dhe e shan PS-në më keq se Berisha, na vjen vërtet për të vjellë. Aq poshtë paske rënë, o derëzi! Si s’të vjen turp, o faqezi! Si do guxosh t’u dalësh përpara njerëzve që të kanë njohur? Po nuk paske qenë i vetëm. Kështu mendojnë në Mallakastër edhe për Fatos Nanon, edhe për ata dy ish-deputetët e PS-së që bashkë me tu shkuan pas Berishës. Madje edhe për Arben Malajn kështu mendojnë. Pra ti mendon se ke shumë “shokë” si vetja. I paç me shëndet, por ata nuk i duhen askujt. Sepse ju mbi të gjitha kini humbur nderin dhe dinjitetin si njerëz.

Hajde po ta mbajti në Mallakastër për të parë se sa të vlen lëkura! Për aq sa të kam njohur, po të jap një këshillë: Mos u duk këtej se do të të pështyjnë! Unë i pari. Turpi të mbuloftë për ato që bëre e po bën!

 

Qemal Isufaj, Mësues i Merituar

Share This Article
6 Comments
  • Po perfitoj nga rasti ti baj te falat e mija shoqerore Qemal Isufejt, me te cilin kemi punuar gjysem shekulli perpara ne Ballsh.

    Nje keshill prej miku: Mos u bezdis prej ketyre politikajve sepse te gjithe jane njilloj biçimsëz, n’daç ato te PS-s, n’daç ato te PD-s.

  • “….Mallkastra e do demokracinë, po demokracia nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, që është vetëm një bandë e Sali Berishës dhe që ne jemi të vendosur ta shporrim me votë popullore në 23 qershor”.
    Me keto qe shkruani, mua me duket se jeni nxituar i nderuar zoteri. PD eshte nje parti qe ka vite qe votohet nga nje jese jo e vogel e elektoratit, pra edhe ne Mallakastren tende apo te origjines se K. Islamit.PD ka mjaft te meta, gabime, faje, ne te gjitha vitet e ekzistences se saj, prandaj me vote, del ajo ne opozite dhe jo shporret, sic e percaktoni ju.

  • Nuk jane mallakastriotet qe e hodhen poshte Kastriot Islamin, por ishte ky qe i baltosi ata :Vertete qe ne politike njihen konvertime te tilla ,po jo kaq te trasha , siç veproi ky Kaçi, qe e ka perdhosur emrin e krahines se Tij , MALLAKASTER !

    • NJE ka patur MLLAKASTRA, dhe ai doli trathtare (siç tha komandanti).

      Lind pyetja: A ishte ky trathtari i fundit?!?!

  • Paul Tedeschini – Ital. kallepi yt eshte i ngjashem ose njesoj me ate te biçimsezave te saliut te serbeve.
    Ju lapangjoza, duke pare se tradhetite dhe zullumet e saliut nuk ka zot qe ti mbuloje, keni mare porosi nga horrat e amerikes qe t’i baltosni te gjithe.
    Ka ikur ajo kohe, popullit i u regj lekura me maskarenj.
    Sa per tradhetaret e mallakastres e shoh se do ta ngresh ate mikun tend ne nivelin e NJE-shit, por ai NJE-shi dhe pordhet nuk i bente aq te qelbura sa ky zagari i xhaketes.

    • Pse ia fut kot me fjale bombastike orè? ç’me lidhe mua me Berishen?!?! Po te ishte per mua e kisha nisur menjihere ate turk-osman vllaun e islamikut Rexhep Taip Erdoganit, kundr ate cilit po ngrihet e tere rinia turke per Demokraci.

      Mblidh mendjen e mos e humb torruan tende kur te them se AI TRATHTARI i Madh ishte nga Qorrushi. Ha,ha,ha. Po,Po nga Qorrushi bash!

      Por komendanti, pra Partia, i gjeti armiqt e jo ato te ministrise se brendshme. Biles edhe ishiminstri nga Mallakastra ishte se bashku me ate nga Mavrove e Vlores ishte. Te dy ne nje grope i futi Enveri. Mire ua beri. Edhe un ate do benja, sepse e meritonin per te gjitha ato poshtersira qe bene.
      Edhe ju mallakastriotet mire bete qe nuk i mbeshtetet trathtaret e partise, por moret krahun e komandantit. Nuk e dij mire pse e bete, nga frika (si trima qe jeni) apo nga bindja. Juve e dini.

      Me gjithe ate ne Mallakaster kam njohur quna shume te mire dhe i kam patur miq, te cilet i kujtoj shpesh. Ishin shume mikprites, ato qe njoha une dhe ishin shoke besnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *