Loja Candy Crush Saga është kthyer në një fiksim për shumë njerëz, por që të ishte fiksim edhe për infermieret e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk na e kishte marrë mendja. Këto foto që po publikojmë sot, e tregojnë më së miri këtë gjë. Këtë javë në ambientet e këtij materniteti është fiksuar kjo pamje. Më saktë, është salla ku bëhen ECHOGRAFI në spitalin e ri, por nga ajo çka shohim duket sikur po bëjnë leximin e ekos me metodat më të fundit të ardhura si sugjerim nga Facebooku. Këtë ka menduar, qytetari, i cili ishte duke pritur përfundimin e vizitës së bashkëshortes së tij, po ç’të shohë? Gruaja me bluzë të bardhë po mundohej të bënte bashkë tri figura në kompjuter. Për mos të folur për këtë foton e
dytë. Nuk e dimë se si do e bënte kjo infermiere me këto taka, 30 centimetra, nëse do të kishte një urgjencë… Raste të cilat janë normale në ambientet e spitalit, po sikur t’i duhej të vraponte… me siguri viktima do të ishte kjo!
PS: Candy Crush Saga, është loja e cila njihet ndryshe edhe si bashkimi i tre të përbashkëtave. Loja gjithashtu është shumë popullore edhe në “Facebook”. Përdoruesit nga kjo faqe sociale kërkojnë dhe japin ndihmë për miqtë e tyre. Qëllimi i atyre që luajnë është të bashkojnë sa më shumë të përbashkëta, të thyejnë akullin dhe të kalojnë në nivelin tjetër të lojës. Candy Crush Saga sipas informacioneve të marra nga Appdata fiton 1 milion dollar në ditë.
