Në Partinë Demokratike ka rënë gjëma, por deputeti demokrat Luçiano Boçi thotë se nuk ka ndodhur asgjë.
Madje, ai thotë se në mbledhjen e grupit nuk ka patur debate të ashpra, por rrahje mendimesh dhe humor.
“Pasi dola nga mbledhja e grupit parlamentar që zgjati jo pak, ju drejtova portaleve e gazetave online. Për përditësim më shumë.
Ç’të lexoje?!!!!
Aty “mësova” që në atë mbledhje, na ishte “bë nami”!!!???
Kishte pasur sipas tyre debate, kacafytje, akuza, largime prej përplasjeve e shumë bëma të tjera, krejtësisht larg së vërtetës.
Ndërkohë që ishin thjesht diskutime e rrahje mendimesh.
Madje do thoja me sens dhe pse jo të bukura.
Po kurrsesi me tendenca!
U çmerita!!!
Lajme krejtësisht të padrejta për reformën në drejtësi…
E ta mendosh që opinioni ndikohet në një masë të madhe nga këto scoop-e!
Këtu ende vrapojnë të shpikin ngjarjen e rradhës….
Drejtësia e lajmit pak rëndësi ka!!!???
“Drejtësitë” e tjera të na rrojnë deri sa janë lajm!!!!”, shkruan Boçi.
Ai mendon se është gjë e rëndë të ketë debate të ashpra.
E rëndë është nëse nuk ka pasur debate të ashpra, pasi praktikisht PD sot është në luftë me SHBA dhe BE.

Po ku ka ngel ai vend te drejtohet nga deputete batakcinje dhe injorante politik si puna jote.Qe nuk ke bere asgje te dobishme ne jeten tende,pervec nje servili dhe nje mbeshtetesi qorr dhe medioker kundrejte Saleh Shpellarit.
Ky eshte nje karagjoz, qe don t`i serviloset shefit te tij. Dihet se cfare ka ndodhur ne mbledhje ku disa deputete kane nxjerre argumenta kunder qendrimit te PD.