Në mbrëmje nisin reshjet e dendura, rrezik përmbytjeje në disa zona

Ornela

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin.

Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje. Reshjet intensive do të vazhdojnë deri të dielën pasdite.

Paraditja do të karakterizohet nga reshje të pakta dhe afatshkurtra në zonat qendrore të vendit, ndërsa në skajet veri-jug, reshje mesatare.

Në mbrëmje do të ketë forcim të erës dhe reshje të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta, nga -1 në 8 gradë celsius për zonat malore; nga 5 në 13 në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *