Në mbrojtje të Kalasë së Ulqinit

Ornela

Në qytetin e Ulqinit është duke u zhvilluar Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor “Ruatja e Qëndrueshme dhe Historia e Kalasë së Ulqinit”. Është hera e parë që zhvillohet një event i tillë dhe i këtyre përmasave për Kalanë e Ulqinit, ku rreth 30 historianë, ekspertë e studiues nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Europës, Shqipëria e Kosova do referojnë për dy ditë me radhë mbi vlerat historike dhe perspektivën e zhvillimit të Kalasë së Ulqinit si një aset i trashëgimisë kulturore.

Organizatori dhe kryetari i këtij simpoziumi, Cafo Boga, që është dhe Kryetari i Fondacionit Kulturor Shqiptaro- Amerikan shprehet se qëllimi është të mbrojmë kalanë nga degradimi dhe përveçse një aset historik ky monument kaq i bukur të kthehet e në një aset ekonomik.

“Qëllimi është të zgjojmë vëmendjen e atyre që janë përgjegjës për këtë kala se është koha të bëhen përmisime që të mos degradohet një monument kaq i bukur historik e kulturor por të kthehet në një aset ekonomik që të përfitojnë jo vetëm banorët e kalas por gjithë qyteti.  Mesazhi është të zgjohemi e të shikojmë çfarë trashëgojmë e përgjegjësinë që kemi ndaj këtyre monumenteve që së paku duhet të mbrohen e nëse nuk jemi në gjendje që ti ngremë lart së paku duhet t’i mbrojmë që ashtu siç na e lanë të parët t’u lëmë e ne brezave”, thotë ai.

Ndërsa nënkryetarja e këtij simpoziumi, Gjejlane Hoxha nga Kosova, shprehet se përveç mbrojtjes e rritjes së vlerave historike kulturore dhe ekonomike që ka Kalaja e Ulqinit një perspektiv e këtij simpoziumi shkencorë është që pse jo Ulqini dhe Kalaja të vlerësohen si asete të trashëgimisë kulturore e historike botërore duke u bërë në të ardhmen pjesë e UNESCO-s sinkron prof. Gjejlane Hoxha.

Simpoziumi do vazhdojë deri më datën 2 tetor dhe më pas gjitha kërkimet dhe referimet shkencore të studiuesve që kanë referuar do botohen në një libër si gjurme e një pasurie kulturore .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *