Në mes të berishizmit dhe putinizmit, fuqia e shërbimeve të fshehta në karrierat politike të vendeve ish-komuniste

J L

 

Nga Bedri Islami

Botuar në Dita

Në perandorinë e frikshme që sundoi Lindjen në më shumë se pesë dekada, nga cepat e largët të Siberisë, deri në përplasjet shkëmbore të Jonit, shumë rrallë dilnin liderë që kishin në vete diçka më liberale, më të hapur, që ishin ndryshe nga egërsia e pararendësve apo pasuesve.

Në Rusi u shfaq i tillë një figurë që do të kishte shkëlqim të shkurtër, Gorbaçovi, në Shqipëri hija e tij do të ndjehej te Ramiz Alia. Me këtë të fundit mund të bisedoje edhe gjëra të mbyllura që më parë ishin thellësisht heretike.

Një përfaqësues i lartë klerik perëndimor, i cili erdhi në Shqipëri nga Rusia, në takimin me Ramiz Alinë, mes të tjerave, i tregoi edhe bisedën me Gorbaçovin, dakordësinë për lojën që do të ndiqnin dhe e pyeti, nëse ai, Ramizi, mund të luante të njëjtën lojë si edhe lideri rus.

– E luaj edhe më mirë se ai, u përgjigj presidenti shqiptar dhe pas syve i shkëlqeu një dritë e habitshme.

Shumica e liderëve komunistë ishin dogmatikë, si ishte në natyrën e tyre, e ruajtën frymën agresive edhe kur vendet e tyre ndërruan kursin, duke e transferuar mendësinë edhe te pasuesit e tyre. Në Rusi Putini krijoi rrymën e tij politike, putinizmin. Ne shqiptarët nuk e njohim atë në detaje, përmasat e dy vendeve janë krejt të ndryshme, por në Shqipëri, ne kemi njohur një rrymë tejet agresive, e pranishme edhe sot, berishizmin. Ka disa gjëra të përbashkëta mes tyre, Si njëri, ashtu edhe tjetri erdhën nga radhët e komunistëve fanatikë, të devotshëm dhe adhurues të pushtet mbajtësve.

Putini, njeriu i KGB, që u shndërrua në diplomat të fshehur, hyri në politikën ruse në një moment krize, ndoshta më të rëndën në periudhën pas sovjetike, Çeçeninë, dhe e dinte se ky ishte guri i tij i provës dhe rruga e domosdoshme drejt pushtetit. Ai vendosi dhunën si zgjidhje, e praktikoi atë deri në detaje, krijoi qeverinë kukull dhe zgjodhi kuislingët e domosdoshëm si gjymtyrë të pushtetit të tij. Çeçenia ishte prova që ai dha.

Njeriu që u ngjit në Kremlin përmes forcës më të madhe sunduese, KGB-së, ishte besnik i oligarkisë së vjetër politike, por krijoi në të njëjtën kohë edhe oligarkinë financiare rreth tij, që vazhdon ta mbështesë edhe sot.

Krimea ishte më pas, sinjali i tij drejt Perëndimit, prova e forcës në ndeshjen e ardhshme, pikërisht në këtë që po ndodh në Ukrainë.

Berisha ishte po ashtu, një fanatik. Gjeti dhjetorin për të qenë primari i lëvizjes studentore, më shumë i deleguar se sa i vetëdijshëm, lëvizje, të cilën, e përmbyti me dhunë dhe dinakëri në të gjithë strukturat e saj. Ai gjeti që në fillim mbështetjen e grupimeve dhe elementëve që kishin pasur lidhje me një tjetër shërbim të fshehtë, atë serb, që, po ashtu si KGB-ja, ishte një strukturë e fuqishme politike e pushtet mbajtëse, jashtë së cilës nuk mund të bëhej asnjë lëvizje politike apo transformuese.

Fakt është se tani, në arkivat e shtetit shqiptar, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të shërbimit të fshehtë serb janë zhdukur, ato nuk ekzistojnë.

Pavarësisht hapësirës gjeografike të ndryshme, këto rrugëtime kalojnë dhe mbeten në përmbajtjen e tyre të njëjta, agresive në formë dhe kaotike në përmbajtje; të papërmbajtura në shpërthimet e tyre delirante, gjithnjë të rrezikshme për masën e gjerë të njerëzve normalë.

Ata kanë tani një armik të përbashkët, Shtetet e Bashkuara;

Putini është njeri i rrezikshëm edhe për shkak të arsenalit që ka në dorën e tij, agresivitetit deri në çmendje, si ndodh aktualisht në Ukrainë; ai është i gatshëm të ndezë të gjithë butonat e luftës për hir të pushtetit dhe ringritjes së ish-shtetit sovjetik, të krijojë me patjetër Gulagun e tij, çka i risjell kohët e dikurshme të pushtetit të hapur të KGB-së. E ka të pamundur të shkëputet nga kjo mendësi.

Putini drejton Rusinë përmes tri instrumenteve: oligarkisë ushtarake, asaj financiare dhe bandave mafioze. Rusia është bërë prej kohe shteti i sundimit të një njeriu, duke kaluar nga periudha e Jelcinit, një “vodkë” politike e përzier me ujë, në kopjen pa mustaqe të Stalinit, që sot kërcënon të zhdukë njerëzimin.

Saliu nuk ka hapësira të tilla, por krijoi menjëherë modelin e presidentit autokrat, duke shkuar drejt vendosjes së një neodiktature politike, që kulmoi në majin e vitit 1996, si grusht brenda shtetit të së drejtës, i cili as sot nuk e e ka marrë ende veten.

Ashtu si Putini që thërret në ndihmë vasalët e tij nga Çeçenia, thuajse njëjtë, për të shtypur një revoltë lirie, Berisha mobilizoi shumë nga besnikët e tij veriorë, për të sulmuar jugun dhe vendi shkoi drejt luftës civile. Më shumë se 4 mijë të vrarë janë dëshmia e marrëzisë së ethes pushtetore.

Ballkani i vogël nuk është Rusia, por ka pasur gjithnjë epshin e diktatorëve të rrezikshëm, të ashpër dhe agresivë; nga kjo ethe nuk shpëtoi as Shqipëria, pikërisht kur duhej të merrte frymë më lirisht se asnjëherë tjetër.

Berisha ka edhe ai luftën e tij, vitin 1997, ashtu si ka edhe humbjen e tij: ishte presidenti i parë në pluralizëm , i cili u detyrua të largohej nga selia presidenciale nga revolta masive e njerëzve.

Si kryeministër, sidomos në pjesën e dytë të mandatit të tij, ai lejoi fuqizimin e oligarkisë financiare, duke shkuar drejt tragjedive, si ajo e Gërdecit, në të cilën familja e tij ishte e përfshirë në detaje. Pasurimi i fëmijëve, sidomos në këtë periudhë të kujton pasurimin e fēmijëve të pushtetarëve në Rusi e Kazakistan. Fëmijët e tij u pasurua identik si vajzat e Putinit, duke shfrytëzuar firmën e babait. Familja Berisha aq i kishte hapësirat, aq bëri, por ngushtuan lirinë dhe qeverisjen, duke e kërkuar pushtetin të përjetshëm dhe kjo solli 21 janarin. Kjo histori gjaku nuk mbaron së treguari.

Sot “sovranistët” tanë pushtetarë janë kopjet e këqija të “sovranistit” të Kremlinit. Pasuesit medialë më të zëshëm të Berishës në veçanti, dhe të berishizmit në përgjithësi janë në të njëjtën kohë,  antiamerikanë dhe përkrahës të luftës së Putinit.

Ende pa filluar lufta në Ukrainë, ata ishin përçues të këtij mendimi autokrat dhe agresiv. Në portalet e berishizmit të krijuara prej kohësh në Shqipëri, pezmi dhe mllefi është aq i zi dhe i dendur, sa ka kaluar edhe kohën kur vetë Berisha sulmonte Perëndimin bashkë me “etërit dhe gjyshërit” me të cilët mbush nofullat edhe sot pas 30 vjetësh.

Është e kuptueshme, por edhe fat që berishizmi në Shqipëri, nuk ka as forcën dhe as arsenalin e sivëllait të tij politik rus. Por fryma është; ajo gjallon në selinë presidenciale dhe në foltoret e politikës. Është pikërisht kjo përshfaqje e padurueshme që na bën të na duket ende e durueshme qeveria e tanishme.

 

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
17 Comments
  • Diku thua qe keta si putini, orbani, saliu, asadi, trumpi do humbin…
    Nuk eshte e thene.
    Historia tregon se dhuna ka fituar perhere mbi te drejten

    • Thone se Andi Bushati kishte shkuar ne Ukraine per te ndihmuar Ptinin dhe e kishin shnderuar ushtaret Rusa! Andi ishte kaq i bukur se i ishin versulur nja tridhjet prej tyre! Ne fillim kishte kundershtua r dhe pasi hengri nje dru te mire hengri dhe nja tridhjete te qira dhe ishte kenaqur por shenjat e drurit qe hengri akoma duket! Andi i shkrete,sa poshte ka rene!

  • OK B.Islami.Nga Ju etj,.. në DITA është bërë e qartë se kush është…dhe veprimtaria e S.Berishës në 32 vite në Shqipëri.
    -Është shkruarë e deklaruarë shpesh se Sb është fatkeqsi Kombëtare që nga 1992 me kapjen e DREJTËSISË DHE MEDJEVE në vënd.
    -DASH e shpalli Sb non grata në 19 maj 2921 si i korruptuarë i madh,minues i demokracisë dhe shpërfillës i drejtësisl,etj..dhe asgjë nuk ndodhi në vënd që të ishte arrestuarë.Kjo do të kishte ndodhur që në 1997,98..08,011..kur Arvizu e cilësoi Burr Shteti kur vrau në 21 janar..!
    -Ashtu si Europa dhe Amerika kanë nënvleftësuarë Putinin..të njëjtën gjë kanë bërë dhe po bëjnë me S.Berishën.Ai është akoma deputet dhe kërkon të bëhet përsëri KM i vëndit.
    -Fakti që SPAK është në KOMA dhe nuk ka këllqe ta arrestoi, tregon se Sb do i mbijetoi arrestimit edhe këtë herë dhe do të veproi më keq se Putini për destabilizimin e vëndit me REVOLUCIONE siç ka deklaruarë disa herë..!
    -Ndaj DASH duhet të dijë se ka 2 Putin,një në Rusi e një në Shqipëri.Qëndrimi tolerant ndaj tyre do jetë me pasoja të rënda për Shqipërinë,Ballkanin,Europën dhe Botën..!
    -FLM B.ISLAMI

    • Pra ky i gjati qe nuk po le gje pa vjedhur nuk eshte i rrezikshem?Cudi si kaluan njerezia ne trushplarje.

  • Per ti gjetur nje te ngjashem Putinit ti Bedri Islami nuk shko dot te Saliu pa u ndalur mire kembekryq tek Edi Rama. Sa per ate Sovranizem…pse ti nuk e ke o Bedri?

  • Zoti i nderuar Islami . Aman ore z gazetar ,behu nje cike me burre . E them kete jo per interesin tim personal , por per te gjitha Shqiptaret e ndershem .Z Islami . Nuk eshte i vetem Saliu qe une e etiketoj si Sali Largqofti . Jane njelloj te gjithe ish kryeministrat e djeshem e deri tek Rama i sotem . Ndryshimi midis tyre eshte vetem tek vjedhjet ,disa me pake kane oreks vjedhje e disa me shume .Si hajdut te vogel e hajdut te madh ,skane ndryshim , jane njelloj .. Nuk ka nje cike vetem jam me barre . Por ka po ose jo me barre .E verteton vetem programi i tyre qe eshte kokeforte ,qe ka qene vetem i njejte si shtepia e kopilave , te gjithe mbare pardesy bardhet e Ramiz Alise . Mbajeni mend pa shkuar prona tek pronari legjetim , nuk ka demokraci ne Shqiperi . Jane deri me sot 11000 viktima vetem per ceshtje prone .Ja kane kaluar edhe diktatures Enveriste ne viktima .Po boshatiset shqiperia nga rinia , kujt i intereson . Nuk investon as edhe nje firme e huaj ,po nuk u regullua ceshtja e prones . Jo vetem Saliu , por te gjithe jane trecerek Putine .Shkruaj gjithmone per kete ceshtje qe shkelet kushtetuta posacerisht per pronat , edhe me kane ironizuar , por ska gje , por kam 100 % te drejte e dua Shqiperine , e dua vendin tim dhe zhvillimin e saj .Deshiroj nga zemra te vije Demokracia ne Shqiperi , te largohet PUTINIZMI me soj e sorollop.
    Nderime z Islami . Faleminderit per mirkuptimin .

  • Sali komunisti nuk vjen me ne pushtet , mos kini frike ,E ka bombarduar Amerika me non grada ,ska me shanc dhe populli i ndershem , nuk e do dhe e urren ne maksimum , seshte gje tjeter , por vetem nje kale plak me dhembe te rena ne ngordhje e siper , dihet i shkojne nga mbrapa Saliut vetem hajdutet e trojeve qe ja u kane vjedhur pronareve si nena Lizat , por cfare ti bejme ketij Putinit Rama qe shkel kushtetuten ben Legalizime me ate Lamen dhe i pshurr pronaret e trojeve legjitime , qe shkel kushtetuten , e qe ka kapur ne duart e tija cdo gje . Ka faj dhe ky popull dele qorre , qe eshte flak i kuq Putinian ..

    • O mazllum po ketij mazllumit qe kemi ne krye, vllaun e vucicit kur do ta heqim???
      Apo sa te kete mazllumra si puna jote verdalle qe i voton, keta do shijne sipas qejfit

  • Sovranist eshte ai qe eshte i tille, pra Sovranist, kur eshte ne pushtet. I tille eshte Vladimir Putin.
    Sa per ne Shqiperi, Sovraniste nuk ka. Rama, Saliu dhe Meta jane 3 servile qe kur kane pushtetin, kane edhe ate Samarin e ambasadoreve mbi kurriz.

  • Mos u tallni akoma me shqiptaret,se Berisha sot nuk eshte ne pushtet dhe ne se Rama do te donte mund ta kishte cuar ate para drejtesise dhe tani ai do ishte ne burg!
    Por nuk e beri ate se vete Rama e urren po aq shume popullin shqiptar sa edhe vete Berisha!
    Sot ne Shqiperi nuk funksionon ne asnje element te jetes demokracia dhe shteti ligjor,ndersa shqiptaret e shohin shtetin si armikun e tyre dhe anasjelltas!
    Provoni te shkoni e te ankoheni per ndonje pafdrejtesi ne Bashkine e Tiranes,por do ta shikoni veten njelloj si zezaket e Amerikes ne kohen e KU KLUS KLANIT!
    Ejani dhe shihni se si jetojne mbi 50 mije banoret e Yzberishtit,pjese e lagjes nr.14 te Tiranes,qe eshte nje GETO e vertete! Mijra femije dhe te rinj te kesaj lagjeje jane te braktisur totalisht nga shteti,bashkia,shkolla dhe shoqeria ndersa e gjithe media nuk guxon te beje qofte edhe nje shkrim te vetem p[a le me t’a demaskoje kryebashkiakun Veliaj se keta banore i ka diskriminuar njelloj sic bente klika e Tito-Rankovicit me kosovaret dikur!
    Askush nga media nuk guxon t’i beje nje pyetje lali Erit,se : “Ku i ka perdorure milionat qe merr prej 6 vjetesh nga 50 mije banoret e Yzberishtit nga tarifa per infrastrukturen arsimore,por nuk ka ngritur asnje cerdhe apo kopesht atje?
    Ku i ka cuar milionat qe merr per pastrim gjelberimin,kur as pastrim nuk eshte kryer(bile nuk ka asnje kosh mbeturinash) dhe nuk ka mbjelle asnje peme?
    Mjaft ulurini “UJKU,UJKU”,por CAKALLI PO BEN KERDINE!

  • Kur barazon. SB me VP. e shvlereon shkrimin sepse e vlerëson shume lart Saliun!? Sali Berisha eshte mendjeçthurur!;Shume gjeta i ka bere nga padija ,por me qenese nuk donte të pranonte se kishte gabuar ,zhytej me keq ne gabime; Eshte fatkeqesi e mendjemadhit që ne ketë rast une e quaj mendjeçthurur!?

  • Eshte fatkeqesi e madhe qe ne shqipni merren me dr Berishen,edhe per Enverizim asgje a thua qe Enverizmi i ka prure te mira shqiptareve si Berisha ai ka gabime por jane gabime pike, kurse Enverizmi eshte me i keqe se Hitleri apo ku ta dime nese ka me keqe …kjo duhet tju interesoje popullit Shqiptar e gazetareve .Jo te na bejne propogande ruse e serbe qe ne fund te fundit Enveri eshte ma i mire se Berisha e regjimi i shellires e bunkerit na qenka ma mire …

  • Po pse nuk flet per dashnorin e Vucicit, Ram Hapjen, qe do te sjelle Serbine mbi kokat e shqiptareve? Pse nuk flet per planet Vuco-Rama te miratuara ne Moske? Bedri te ka mbetur Ora shume mbrapa. Me mes te kesaj lufte te perbindshme Putini flet per mercenare shqiptare dhe kosovare?….!,,Ti me mire komento intrigen e Putinit dhe lere Salen, mos i bjer fyellit ne nje vrime dhe mos u merr me letrat e djegura! Rreziku I Ballkanit vjet sot ngaRama-Vuco-Putini! Mos na llomotit gjithnje perralla me Sala.

    • Ore ky shkrim nuk eshte per Ramucin eshte per Salucin.
      Ka shkrime te tjera per Ramucin plit ne Dita merri lexoji.
      Shkrimet kane tema te ndryshme nuk do fusin keta ne cdo Ramuc, saluc dhe ne cdo saluc ramuc kot m kot se te do qejfi ty

  • Mbushni hartime sa te doni,
    me shkrime kunder shokit Sali,
    vec per Open Ballkan pushoni,
    se me keni mua vete brenda tij.

    Shkruani pa fund edhe pa ane,
    kunder Putinit mos u ndruani hic,
    por ama nje favor ju kerkoj une vete,
    saken se permendni gje mikun Vucic,

    Perdite mos ju pertoje pena fare,
    te derrmoni shkaterroni Serbin-Sali,
    por ama per mua kurre mos u ankoni,
    dhe kur ju sjell vete Vucicin ne shtepi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *