Në mes të situatës së emergjencës, kuvendi voton sot kryeprokurorin

Ornela

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare ku do të diskutohet fatura dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Kuvendi, përveç se do të votojë për dhurimin e 17 apartamenteve në pronësi të bashkisë së Tiranës për banorët e dëmtuar nga tërmeti, po ashtu pritet të miratojë edhe disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore pasi synohet që nëpërmjet aktit normativ të përcaktohen dy kategori personash përfitues ndër të dëmtuarit.

Edhe pse buxheti 2020 pritet të miratohet parimisht në parlament me një shumicë të thjeshtë, ky draft do të pësojë ndryshime thelbësore në komisionin e Ekonomisë kur të shqyrtohet nen për nen.

Pjesë e buxhetit 2020 do të jetë edhe një fond që do të parashikohet për programin e rindërtimit të banesave.

Ndërkohë në seancën e ditës së sotme pritet të zgjidhet edhe kryeprokurori.

Në garë për këtë post janë Prokurororja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj. Fituesi duhet të marrë të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Parlamenti do do të votojë rezolutën anti-ruse për financimin e partive politike gjatë periudhës së zgjedhjeve.

O.J/DITA

Share This Article
4 Comments
  • Ne mes te situates se emergjences, kuvendi voton kryeprokurorin. Nje Arta Marku e emeruar per emergjence qe zevendesohet ne gjendje emergjence. Kjo ka nje marke – Made in Albania

  • Nuk ju duket pas si i cudishem angazhimi i menjehereshem per te emeruar urgjentisht kryeprokurorin “e munguar” qysh prej 2 vitesh?

    Asnje nuk na e thote me saktesi se ku reh vertet cekani, por me sa duket, mungese e shtetit te se drejtes ligjire eshte bere barriere kryesore per akordimin e shumave te nevojshme financiare per riparimin e demeve te termetit.

  • Në daç Arta Marku në daç Olsian Çela në daç Fatjona kryeprokurori duhet të zgjidhet. Vërtet tërmeti shkaktoi dëme të mëdha por jeta vazhdon.Boll më me shpifje të paguara nga shqupi.Ja keni kaluar për shpifje dhe gënjeshtra edhe Sali dixhitalit dhe Çim Pekës.pak më shtruar gjërat komentues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *