Papën e vendosin te lajmërimet e vdekjes

anazapta

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe.  I gjithë shteti është mobilizuar dhe ka ngritur grupe të posaçme pune për organizimin dhe përgatitjet e një pritjeje sa më dinjitoze të Atit të Shenjtë në vendin tonë. Vetë Papa Françesku është një personazh shumë karizmatik dhe sportiv,  duke provokuar edhe situata interesante, mediat shpesh herë kanë qenë dëshmitare të këtyre rasteve. Por këtë herë janë mirditorët ata që provokojnë , e që e kanë vendosur Papën në një tabelë jo shumë të përshtatshme për pozitat e tij. Kjo foto që na vjen nga qyteti verior, tregon për një njoftim të Dioqezës së Rrëshenit që kushdo nga qytetarët t’i bashkohet grupimit që do të vijë në Tiranë me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë. Dhe e dini ku është vendosur lajmërimi që mban edhe një foto të Papës? Në tabelën ku bëhen lajmërimet e vdekjeve. Pikërisht  aty në qendër te vendnjoftimit për fatkeqët e ndjerë!  Si është e mundur?  Kush është ajo dorë që Papën e Shenjtë e vendos në atë kuadrat në cepin e të cilit është gdhendur një shirit i zi… çka e paralajmëron si një vend ku bëhen njoftime që janë fatkeqësi.

Share This Article
4 Comments
  • Une e kam bere kete foto dhe eshte marre nga profili im. Nese i referoheni sado pak asaj cfar kam komentuar prane fotos, citoj se jane dioqezanet italiane qe e kane vendosur ate foto ne vendin e gabuar. Ndersa citimi juaj sipas te cilit na qenkan “mirditoret ata qe provokojne…” eshte cinik, i pa vertete dhe aspak korrekt persa i perket te vertetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *