Shtatëdhjetë e pesë vjet,
që jemi çliruar,
po lufta këtu,
ende s’ka mbaruar!
Ende të pushtuar,
nga fashizmi jemi,
se një datë të saktë,
për çlirimin s’kemi!
Fantazitë ende,
nuk kanë të sosur,
nëse na çliroi,
një forcë e armatosur?!
Apo një ushtri,
krejt idealiste,
vulosi fitoren,
mbi forcat naziste?!
Një ushtri pa armë,
fitoren vulosi,
këtë-Akademia,
sivjet do ta vendosi!
Ishin partizanët,
mbi forcat naziste,
apo skuadronet,
ballisto-zogiste?!
Gjithë këto boshllëqe,
sivjet do t’i mbushi,
sherr-Akademia,
e Skënder Gjinushit!
Sherr-Akademi,
e kemi emërtuar,
se Skënder Gjinushi,
nuk është dekretuar!
S’e ka dekretuar,
Presidenti Meta,
ndaj do jetë vështirë,
të dalë e vërteta!
Dhe deri në ditën,
që do dalë Dekreti,
pesha-Vaso Toles,
në kurriz i mbeti!
Vaso Tole është,
familje dëshmori,
ndaj ai anon,
nga Njëzet e Nëntë Nëntori !
N’Akademi janë,
shumicë sharlatanët,
vështirë do ta kenë,
sërish partizanët!
Fitorja e madhe,
kundër nazi-fashistëve,
mund t’u faturohet,
ballisto-zogistëve!
Jo se s’kishin armë,
dhe uniforma s’veshën,
dhe me ushtrinë fashiste,
kurrë nuk u ndeshën!
Armët që s’i ngritën,
kurrë kundër gjermanëve,
ata i ngritën vetëm,
kundër partizanëve!
Sado të bëjë Vasua,
bir i partizanëve,
s’fiton dot mbi trimat,
e njëqind sahanëve!
Po të qe Skënderi,
djali i gjeneralit,
më lehtë do ta kishin,
shqiponjat e malit!
Gjer në fund-Nëntori,
Presidenti Metë,
vështirë që të nxjerri,
një tjetër Dekret!
S’është ndonjë çudi,
Nëntorin që jemi,
sherr-Akademinë,
pa Kryetar ta kemi!
Dimë-nga pozicioni,
Meta nuk lëviz,
ndaj Vasua do mbajë,
kryqin në kurriz!
A.DUKA

Arben poeti, o poeti i te gjitha kohrave. Mire e ke me Vaso Tolen qe i ngarkn kete petgjegjesi me besim se d e mbroi LANC-in, po mos harro qe polifonine tone e quajti isopolifoni se gjoja e kemi marre nga greket. Keshtu qe duke u bashkuar me Gjinushin, i cili disa dite me pare na tha se kur ka qene ne Paris per studime ka shkuar ne Beeograd pa dijenine e ambasades sone, ka gjetur tenxherja kapakun.
Erdhi koha Ben o mik
Ta haje dhe Gjinua nje fik
Dhe po sdeshi shqiperia
Ja fal Rama dhe Velia
Kot nuk thone ne ane te Drinos
koqe fiku e shen Gjinos
Eshte e madhe ngjan e mire
Por ska fare embelsire
Gjenerali ishte drite
Mere nga dhite e bej zabit
Dhe ketu perfundon perralla
Hetem Ai dhe ethem Lala