Letër e nënshkruar
Sh.Veshaj – Vlorë
Të dashur lexues. ”Çanga” bie çdo ditë? Në të njëjtën orë, në të njëjtin vend! O shqiptar! Ka ardhur koha që të reflektojmë, të gjithë së bashku, se pushtetarët s’punojnë për ne, qëllimi i tyre është të mbrojnë kapitalet e tyre. Kanë shitur interesat shqiptare dhe kanë bashkëpunuar me këdo, përfshirë qarqe antishqiptare fqinje serbe apo greke, kur ka qenë fjala për interesat e kapitaleve, të fëmijëve dhe klanin e ngushtë të tyre.
Teprime? Kujtoni pak vite më parë kur në Kosovë, në krye të shtetit u emërua, një bizmesmen Bexhet Pacolli dhe për pak kohë e shkarkuan, sepse gruaja e tij ishte me kombësi ruse. Në Shqipëri është bërë si ‘hani i Stavros’ ku në të gjitha institucionet janë futur njerëz që janë mbrojtës të interesave greke, sllave, rumune, etj dhe populli hesht, fatet e tij kapërcejnë jashtë kufinjve.
Sot çanga po bie për ne, o popull. Jemi bërë gazi i botës dhe vazhdojmë të sorrollatemi poshtë e lart, duke mos e dëgjuar. ‘Korrupsionin’ as ka për të hequr, as do të hiqet ndonjëherë për sa kohë do jetë kjo klasë politike dhe derisa populli do rrijë në heshtje përballë një qeverie që e shtyp, shfrytëzon e masakron.
Është e pafalshme për ne si popull kur shohim keq qeverisje dhe prapë bëhemi palë servilizmi pushtetar. Koha ecën por ne hezitojmë të ngrejmë zërin, pushtetarët veç ndërrojnë pushtetet, ne nuk dëgjojmë çangën që bie. Dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve se fatet e vendit varen te shqiptarët që mbrojnë INTERESAT SHQIPTARE. Ne na duhet një rotacion kombëtar. Faleminderit, Sh.Veshaj.
