“Ne na kuptojnë vetëm ata me mbi 18 vite shkollë”

Dita

Niveli i edukimit të publikut shihet si një element kyç për efektivitetin e politikes monetare dhe objektivave që synon të arrijë Banka e Shqipërisë për inflacionin.

Një material studimor i Bankës së SHqipërisë i publikuar së fundmi referon se vitet e shkollimit për të kuptuar qartë në lexim në shqip të komunikimit të vendimmarrjes së politikës monetare, luhatet nga 24 vite – 18 vite shkollim.

Duke interpretuar rezultatet e mësipërme, ekspertët e BSH-së gjykojnë se komunikimi përthithet më shpejt nëse edukimi ekonomik dhe financiar i publikut është në nivele të larta. Në të kundërt, kërkohen më shumë vite shkollimi që vendimmarrja përmes dokumenteve të shkruara të kuptohet qartë.

Por realiteti i edukimit në Shqipëri është shumë i ulët se nivelet e shkollimit që pretendon Banka. Në një kontekst më të përgjithshëm të edukimit, sipas OECD-së (2016), dhe të vlerësimit në kuadrin e programit “PISA”, nxënësit shqiptarë të moshës 15-vjeçare gjatë vitit 2015, kanë vijuar të mbeten në vendet e poshtme të renditjes për dije të përgjithshme. Shqipëria është mjaft e distancuar nga mesatarja e vendeve të OECD-së, si për njohuritë në shkenca, në lexim dhe në matematikë.

Në një shkallë vlerësimi nga 1-7, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me vlerësim nën nivelin mesatar, madje afër kufirit të ulët, në intervalin 2-3.

Për rastin e njoftimeve për shtyp të vendimmarrjes së politikës monetare, janë bërë vlerësime për të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Rezultatet tregojnë për rritje të qartësisë së dokumenteve bazë të komunikimit të vendimmarrjes së politikës monetare.

Sipas studimeve të referuara nga Banka, publiku shqiptar karakterizohet nga nivele të ulëta të njohurive financiare me vlerësime mjaft poshtë mesatares së vendeve të OECD-së për edukimin e përgjithshëm të nxënësve të moshës 15 vjeç (me rreth 9 vite shkollimi).

Në këtë kontekst, rekomandohet që qartësia në komunikim të rritet, krahas vijimit të programeve edukuese për publikun e gjerë. Kjo sepse një komunikim i asimiluar në kahun e duhur, ndihmon në ankorimin e pritjeve dhe në transmetimin e vendimmarrjes së politikës monetare./Monitor

s.a/dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Po drejtori i Bankes si eshte me nivelin e arsimimit ? Merr vesh ndopak nga jeta ?
    Po pse more, kush po e merr ne qafe kete vend, te pashkollet apo injorantet me 16-20 vjet arsim ?

  • Kjo sepse një komunikim i asimiluar në kahun e duhur, ndihmon në ankorimin e pritjeve dhe në transmetimin e vendimmarrjes së politikës monetare./Monitor

    Cka eshte ky jargon? cka eshte nje komunikim i asimiluar? E sidomos ne kahun e duhur? Propagande? Informacion? Po Ankorimin i pritjeve, cka do me thane ?Po transmetimi i vendimmarrjes se politikes monetar?
    Kerkohet pike se pari nje perkthyese ne nivel,dmth perkthyese qe di me shqiperuar fjalet e huaja e idete e huaja ne shqipen.
    Pra duhet ma se pari te fillojne ‘perkthyesit’ e OJQeve e institucionet shqiptare te mesojne shqipen: ankorimi,perkthim i ‘ancré’ franceze eshte me ngulit ,
    ‘assimilé’ frangjisht ka nje mije e nje kuptime ,prej e mirekuptuar (nje mesim i merkuptuar, i pervetesuar) deri tek asimilimi siç e kuptojne shqiptaret (asimilimi i nje populate per shembull, tek assimilé te njete)
    Hajt ,te pranojme fjalen ankorohet: gjerat materiale ‘ankorohen’ (dmth lidhen me nje konop ne fund te detit ‘litteralement’ , jo gjerat imateriale, pra duhet nje fjale tjeter… me ngul ne tru idete qe duan me na kalluar,qe ne t’i pervetesojme ato ide e ato vendime …(per transmetuar,sidomos kur nuk perdorin mjete transmetuese)

    Po vertet rekomandohet qe qartesia ne komunikim te rritet…
    Nje studim nuk referon, nje studim i referohet nje studimi tjeter( pra dalimi me actif e passif e kemi humbur gjate perkthimit) nje studim tregon , ve ne dukje eshte ma mire se referim, qe eshte me shkue e me lexuar nje studim nje reference. etj etj etj

  • eketu a nuk ju duket se mungon dicka qe te kuptohet fjalia? shume ma i ulet ndoshta?
    Por realiteti i edukimit në Shqipëri është shumë i ulët se nivelet e shkollimit që pretendon Banka.

  • kjo me kujton Molierin ne le bourgeois gentihomme, kur bene proze
    edhe ‘te arsimuarit’ e zyres se informimit te bankes po kerkojne te na bejne proze alla Mr JOURDAIN per me na treguar se jane nje klase sociale ma te nalte se kolankusuri

  • Edhe ish Guvernatori Full-hajni kishte me shume se 25 vite shkolle por per te vjedhur, mezi mbaroj me shkelma bythes dhe me provime ne cdo vjeshte 3 vjecaren per kontabilitet ne Fakultetin Ekonomik me mesatere note 5,3.
    Rrini rehat mos ja hapni petet byrekut se jeni gjelle e qelbur brenda, a thua se BK e Shqiperise eshte Bank of Amerika me nje personel afersisht 600 vete, me shume bytha u rri ne avion me sherbime dhe “specializime” jashte shtetit se sa ne zyre me paga te larta maramendese ne nje popull kaq te varferuar dhe te rrjepur nga oligarket dhe politika.

  • POOOOOOOOOOOO eshte e vertete se skemen e vjedhjeve qe keni ba ju nuk e kupton shqiptari i thjesht se ai ka pak nder, kurse ju te shkolluarit me 18vjet shkolle aq bukur e beni sa dy here buxheti i shtetit humbi krejt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *