Në ndihmë të Arben Dukës

Dita

Një këngë për Ballin,
do ta bëj vetë unë,
në mos me dëshirë,
do ta bëj me dhunë.

Me drutë që kanë prerë,
me ato të ngrohen,
gjithë kohën të fjetur,
s’lanë kaposhë të zgjohen.

Ca u bënë bisht spate,
kur pylli po digjej,
ca u bënë pasqyrë,
kur gjermani krihej.

Kur zjarri u shua,
e gjermani iku,
ngelën lakuriq,
dhe pa gjethe fiku.

Kur plumbi theu pasqyrën,
e zjarri dogji bishtin,
për t’u dukur se luftuan,
me gjak ngjyen gishtin…

Kanë qenë spec djegës,
e kanë prodhuar piper,
sot na kërkojnë,
të lyejnë gishtin me sheqer!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *