U kap i fundit i arratisur i burgut, dhe nuk jam fare i gëzuar. Të vetmit që duhet të jenë gëzuar për arrestimin e të fundmit të Drenovës, besoj janë udhëheqësit e shtetit. Është një gëzim i djersitur, si njerëzit që kanë shpëtuar nga “turpi”. Gjuetia e njeriut që pamë këto ditë është një shëmti e madhe. U gjuajtën si të ishin lepuj, u ndoqën me të tëra mjetet, policitë, nga dy shtete, edhe me zagarë, vetëm për të treguar që ne bënkemi shtet. Le që i bie që shtetin na e “bënë” grekët, meqë kapën këtë të fundit.
Shteti përballë të 7-tëve
Në mënyrën si e mendoj unë, shteti nuk bëhet duke gjuajtur ca të burgosur të dehur nga liria e ajrit të ftohtë të nëntorit. Shteti, bëhet kur në ato burgje të hyjnë ata që e meritojnë të jenë në burg. Për aq sa di unë, në burgjet tona mbyllen ose ata që kanë bërë krime të ekspozuara, që nuk mund të toleroheshin, ose ata që nuk kanë para për ta blerë lirinë. Njoh me fytyrë e me emër plot të kërkuar që pinë kafe në mes të Tiranës. I kërkon dhe Interpoli madje. Ca pinë kafe dhe me ministra e funksionarë. Por, këta nuk ja marrin erzin Ministrit. Ndaj, për këta nuk ndërsehen forcat speciale të dy shteteve. Këta janë ata që e bëjnë këtë shtet të mos jetë shtet, jo ata që janë brenda. Ndoshta mund të duket e tepërt që unë po emocionohem për gjuetinë e tyre. Fundja, keqbërës janë. Nëse e thoni këtë, nuk keni qenë kurrë në burg.
Minjtë e birucave
Ky shtet i mban ata njerëz më keq se lepujt. I mban si minj në kuvli të ngushta. I trajton si vemje gjatë tërë kohës së paraburgimit e burgimit. Në paraburgim për muaj e vite – i kam parë vetë – rrinë 4 burra në 2 metra katrorë. 23 orë në ditë! Një zot e di si nuk çmenden. Nuk e di a e besoni ju, por unë e besoj që njërin prej tyre, ky shtet nuk e la të vizitonte nënën e sëmurë. Ndaj, unë do jem përherë duke bërë tifo për këta që arratisen, kundër këtij shteti. Dhe nuk jam fare i gëzuar që u kapën.
Koloreto ,nuk ndihesh mire kto kohet e fundit .Nentori eshte nje muaj depresiv .
Eshte muaji i Hallowinit ,une kam pershtypjen se ne kte feste secili mund ta heqi masken dhe nuk do terrorrizohet askush …jemi ne feste …nuk do na besoj askush qe jemi me fytyren e vertete ..imagjino Flamur Noqen …Kuliqin …lere fare ..mos imagjino .
Donit shtet ,doni drejtesi ,ose me sakte duhet tu them …cdo here qe beheshin zgjedhje kishte dalje masive nga burgjet ..te gjithe ata te nenave te semura …pikerisht per zgjedhje dilnin nga burgu …dhe shiko pak …votonin masivisht per ..e di dhe ti per ke
Ilir Xhakja nuk dinte cdo te thoshte “ndal” jo vetem kaq por gjykatesi me arrogance nuk paraqitej as te jepte llogari …ishte me rrrraport …dhe ky i semure …dreqi ta haje …te gjithe te semur para ligjit …por Komisari na la 2 jetim .
Koloreto i ke vrare pak ti ,dhe pak une …sepse ne ulim kokat dhe nuk jemi te kenaqur qe jane brenda …
Prendi dhe Llupo dolen me buzeqeshje nga salla e gjyqit …vrane 4 njerez ,VRANE SHPIRTIN E REVOLTES …DHE BUZEQESHIN …sepse DREJTESIA eshte TEATRI I KUKLLAVE SEPSE NE JEMI KTHYER NE SPEKTATOR QE DUARTROKASIM UJKUN
Kta te 7 qe ty nuk te pelqejne qe jane mbas hekurave …Zot na mbaj mendjen …jane aty per 97 …dolen me leje nga burgu dhe vrane perseri …
Ti i qan hallin nenave te semura ??? Do ishte me mire te qaje hallin e nenave qe u kane futur ne dhe djemte ,kta horra e bij …kkkkk,…”nenash te semura ”
Koloreto nuk te pelqen ky shteti qe u ngrit ne kembe per kta te 7 ??
Po pse mor zoteri ,mos ishe me i kenaqur me ate shtetin qe i binte ciftelise ?!
Pretendon se ka te tjere te kerkuar ,dhe kjo eshte e vertete …mund ti thuash dhe me emer
do behesh me i besueshem …nuk do dukesh nje tip qyrraveci qe i do te gjitha gati dhe ne menyr te persosur .Nuk do dukesh nje mercenar i artikujve manipulues .Sepse shteti ne fakt nuk behet me te shkruar nje artikull .
Ky ministri i forcave speciale dhe ky ministri ku blihet liria …do ishte mire te kuptoje qe jane dy gjera ndryshe nga njera tjetra .Do ishte dhe mire te spjegoje ,por ktu kam dyshimin se je injorant ,nejse mund ta kurosh injorancen duke kuptuar qe per fillimin e nje dosje dhe hetimin nga prekuroria ,me 2 muaj do mund te denohej vetem nje 13 vjecar qe vjedh cimcakiza …sigurisht jo kta qe kane 17 vjet ne qeverisje .Nuk eshte kaq e lehte …e lehte eshte vetem te gjykosh .
Nejse ,ju lexova dhe dje per pakenaqesine e ministrave …sekretareve te pare .Ankoheshe qe jane ne terren ,qe dalin ne fotografi …do ishte mire te prekupoheshe per ata qe kishin dushe me hidromasazh neper ato zyra qe ky ministri nuk te pelqen …do ishe mire te tregoje haremin e lavireve qe te kane qeverisur .Por kjo kerkon pune ,te duhet te dalesh ,te mbledhesh te dhena …kjo nuk eshte pjese qe te pelqen …juve si demagog e keni lehte te rrini ulur dhe te gjykoni …je brezi i biografise …nuk del dot nga ajo klase .
Nuk jane te kenaqur me paraburgimin ?? Ne fakt nuk eshte se jane me pushime …por sidoqofte ka vend per vrejtje ,per rregullime …ka vend qe te ulerish si dhe pse kaq paaftesi ne nje burg te sigurise te larte …por sigurisht nuk ka vend per gezim nga arratisja .
Sepse fyen kujtimin e atyre qe kta U KANE MARRE JETEN !
Sepse fyen kedo nga ne qe do shtet …qe nuk do te arratiset nga ky shtet nga gezimi yt per kriminelet .
Rikthehuni te artikujt social ,ktu nuk ka vend per gezime te marresh …sepse mbas pak gezimi juaj do perkthehet …JENI TE GJITHE PER KEMISHEN E FORCES !
Per Dream
Koment me te drejte dhe me te shkruar bukur nuk kam lexuar prej kohesh. Ke shprehur pikepamjet e shume lexuesve. Te falenderoj per shkrimin dhe per faktin qe na ben te enderrojme (Dream) se vertet do behet Shqiperia me kete pune qe ka nisur. Pershendetje
Koloreto-Korleone. Tere bota jote levrin nen nje cope qiell. Ç’ faj ke dhe ti. Ky je. Kaq di.
Ti nuk duhet te jesh mire! Ketu nuk po flitet per ata qe kane vjedhur ndonje dyqan app ndonje cante ne autobuz, po per vrases dhe kriminele te vertete. Ne vend qe tu qash hallin atyre, hidh syte mos gjesh ndonje shtrese tjeter me malin e halleve qe u thyen shpinen nga mengjesi ne mbremje. Behu dhe ti I dobishem per shoqerine, nuk ka njeri kohe teper te merret me persiatje filozofike boshe kur perreth ka kaq shume mjerim.
Koloreto!
Me siguri ke pire ilacet e gabuara dhe ne vend te sherimit je TERBUAR!!!
U qan hallin krimineleve se nuk paskan kushte!!!
Mos,more teveqel!!!
Ne se je njeri HUMAN EI DREJTE me pare qaj hallin e atyre grave dhe femijve te te VRAREVE nga keta,CIVILE APO POLICE!!!
Shumica e tyre jetojne pa shtepi,pa perkrahje dhe nuk kane buke te hane!!!
Ne se i ke pare pamjet qe jep shpesh TOP-CHANNEL-i per kete problem,atehere ke se cfare te shkruash!!!
Te pelqejne aventurat,por mos u hiq si KODOSH,por imitoROBIN HUDIN te pakten!!!
FUKARAI DHE VIKTIMA KANE GJITHNJE TE DREJTE!!!
Koloreto,mos i ul pike kesaj gazete te nderuar me analiza boshe ne qofte se ju dini persona qe ndiqen nga interpoli dhe pine kafe per 7 pale qefe neper tirane denoncoi i dashur dhe mos fol kot.Ky shkrimi tuaj me duket si analize e nje grindaveci apo e nje deshtaku ne jete e kudo.Per mua eshte hera e pare qe te aratisurit nga burgu u kapen brenda javes dhe nuk iken ne drejtim te pa ditur,prandaj qetesohu futi ndonje dopio dhe me mendie te kthjellet neser ne mengjes.Gezuar festat te gjithe.