Në një shtet normal, ndërhyrja e Ramës në punët e SPAK, do ishte absurde. Por në një shtet absurd, është e nevojshme!

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Në një shtet normal, ndërhyrja e shefit të Qeverisë në punët e Drejtësisë, do të ishte absurde. Por në një shtet absurd, kjo është e natyrshme.

Le të mos fshihemi pas gishtit: Edhe ata që e kritikojnë e dinë se ajo që Edi Rama deklaroi në Asamblenë e socialistëve, lidhur me SPAK, reformën në drejtësi, apo ndëshkimin e krimit, sidomos kur ai është i dukshëm, do të ishte e pazakontë vetëm në një shtet të konsoliduar.

Por tek ne, absurdi i politikës bashkohet me absurdin e drejtësisë, dhe njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga padrejtësia. Ata habitshëm shohin se si “gjynahqarë” të shkretë dënohen marramendshëm shpejt, si të ishin koka e krimit në këtë vend, ndërsa peshkaqenët e mëdhenj, njerëz të politikës, të qeverisjeve të ndryshme, oligarkë dhe zaptues sundojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi vetë sistemin.

Reforma në Drejtësi me kalvarin e pamagjinueshëm të kostove nuk mund të jetë një lodhje e kotë. Në shumëçka tjetër, ashtu si i jemi ngjitur malit, po ashtu edhe jemi rrokullisur, madje rënia ka qenë më e shpejtë se ngritja, dhe çdo rënie e jona ka pasur aq shumë dramacitet dhe përdhosje.

Një qytetar i zakonshëm, ndër ata të varfërit që janë bezdi për gjykatën, pasi ishte lënë në harresë në një paraburgim të zgjatur, pasi kishte përvetësuar një shumë prej të cilës mund të jetonte ndoshta dy a tri ditë me familjen e tij, vari veten dhe shkoi nga kjo botë. Nga e gjithë trupa hetuese dhe gjykuese e tij, që e kishin harruar për rreth 40 ditë askush nuk u dënua dhe as nuk u muar në pyetje. Jeta e atij që shkoi kishte qenë kaq pak e vlefshme.

Nëse do të kishte qenë dikush tjetër, qoftë edhe i arrestuar me bujë, si të fortët e Shijakut, të fortët e Shkodrës, vrasësit e Elbasanit, me siguri që burgimi do të kishte qenë i lehtë, farsë politike e gjyqësore bashkë – në fakt shumë prej tyre janë në liri, nuk do i kishte haruar as prokurori i çështjes, as hetuesi, as gjyqtari paraprak.

Prokuroria Speciale disa nga çështjet e nxehta i përcolli drejt gjykatave të rretheve, ose i arshivoi, si ndodhi me CEZ-DIA. Çfarë e pengon SPAK-un, që, edhe kundrejt presionit politik të trajtojë dhe të hetojë deri në fund të vërtetat e akuzave që janë hedhur prej kohësh për Sali Berishën? Cili ligj e pengon atë të vetëveprojë për trajtesën e çështjeve të mëdha për të cilat ka fakte domethënëse? Pse SPAK-u ynë në raport me politikanë si Berisha duhet të jetë ndryshe nga çfarë ndodh kudo në botë?

E jo vetëm me këta. Ditë më parë, në dosjen e një kolegu të tyre prokuror, , doli se gruas së tij i ishin dhuruar mijra metër katror tokë dhe ajo, po ashtu, kishte dhuruar mijra të tilla. Pra, përmes gruas së prokurorit koleg ishte bërë kalimi i pasurisë nga një dorë në tjetrën dhe askush nuk e di se cili kishte dhuruar te gruaja e prokurorit, përse kishte dhuruar dhe, e habitshme, te cili gruaja më pas kishte dhuruar dhe përse!

U tha se dhuruesi ishte i panjohur dhe ku ishte dhuruar më pas nuk dihej! Kaq leshko i dinë njerëzit të deleguarit në SPAK që nuk mund të hetojnë për këtë lëvizje të madhe pasurie? Mos vallë më e rëndësishme është se si një qytetar korçar deshi të blinte policinë rrugore me 500 lekë?

Mbi 60 për qind e kolegëve të tyre gjyqtarë dhe prokurorë janë jashtë sistemit për shkak të pasurisë së dyshmtë. Pasuri të mëdha, të përjetshme, dhuruar nga gjyshja, gjyshi, motra e papunë në Kanada, dhëndri pastrues në Amerikë, kunati, kunata, vjehrri, vjehrra…

Edhe ish zyrtarë të lartë, tani në opozitë kanë bërë pjesë të pasurive të tyre vjehrrat dhe kunetërit, si maskë për fshehjen e pasurive. Kjo nuk dihet në SPAK?

Faji është edhe i qeverisë së majtë, e cila, sa pa ardhur në pushtet gjëmon kundër krimit e korrupsionit, e kur vjen në qeverisje zbythet, tkurret, ata që i ka gjykuar i dërgon në Bankën e Shtetit, i bën ambasadorë, i fal gjynahet dhe vetëm kur e ndjen se revolta popullore po i përfshin edhe ato, kujtohen për krimin.

Na lodhën me lulet dhe qirinjtë për 21 janarin, ama krimi ka mbetur pa u ndëshkuar. Kujtohen për Gërdecin kur fjala është si luftë politike, por asnjë dosje nuk ka vajtur zyrtarisht për hetim dhe gjykim.

Paraqitjet demonstrative, sikur po ndodh një përmbysje dhe ligji po fiton terren mbi krimin, janë përrallat që dëgjohen, por nuk besohen. Shteti ka strukturat e tij, të ngritura gjithandej, qoftë të shërbimit të inteligjencës, qoftë të Policisë së Shtetit; të strukturave të drejtësisë. Një kompleks i madh që nuk ka pse punon me aksione politike, por me përditshmëri serioze. Duhej të ishte tashmë i fuqishëm dhe i mjaftueshëm për të rivendosur ligjin.

Të trondit tregimi i një gazetari investigativ, që pa iu dridhur syri, sjell të dhëna, të beueshme apo jo, për rrjetet e ngritura të krimit, për lëvizjet e pafundme të pasurive, larjen e fitimeve të zeza, krijimin e bandave dhe, në fund, blerjen e vendimeve gjyqësore, sikur të blihej një shportë me mollë.

Sikur të hapeshin vetëm dosjet e vrasjeve të ndodhura në Tropojë, do kuptohej se shumë prej tyre kanë një fillesë politike të nxitur nga Tirana. Apo vrasjet e ndodhura në Elbasan apo në Vlorë, të ndodhura në Shkodër, njëra pas tjetrës, qoftë në rrethinat e qytetit, qoftë në mesin e tij.

Ndonëse i gjithë një qytet, të themi, Vlora, Elabasani apo Shkodra, Tropoja apo Durrësi, e di se kush qëndron pas një vrasje, një krimi apo drogës, e vetmja që “nuk e di”, është Policia e Shtetit, Prokuroria e në fund Gjykata.

Mos e kërkoni burimin e pasurisë së gjakatësve dhe prokurorisë askund tjetër: kërkojeni atë tek bandat, të cilat i kanë tentakulat brenda sistemit, brenda partive politike.

“Të fortët” e bandave, qoftë ata të rrugës apo të politikës, kur kanë dashur, kanë lëvizur nga postet drejtues policie e deri funksionarë të lartë. Mosndëshkimi i tyre ka sjellë edhe largim ministrash, që donin të ruanin integritetin e tyre.

Po bëhen tridhjetë vite që nuk dalim dot nga ky rreth vizioz. Shpresën po e venitëm deri në absurd. Nuk jam i verbër në besimin ndaj të huajve, por jam krejt pa sy në besimin ndaj sistemit tonë të drejtësisë. Të presësh se gjithçka të mbarë do e bëjnë të huajt do të thotë të kesh iluzione që mund të humbasin; por të presësh se këtë mund ta bëjnë vendorët, super milionerët plaçkitës dhe politikanë vrasës, kjo do të ishte absurde.

SPAK-u është ngritur për hetimin e akteve korruptive të presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, trupës qeveritare, elitës së drejtësisë, deputetëve, njerëzve me pushtet, të cilët janë bërë sot gangrena e këtij vendi. Rrallë herë një strukturë e posaçme është pritur me kaq padurim dhe shpresë nga njerëzit.

Nga të gjithë është parë e vazhdon të ndiqet si ngrehina themelore nga e cila do të ndiqet një klasë e tërë politike, e cila, në tridhjetë vite, ndërsa u pasurua marramendshëm për vete, krijoi një humnerë mes saj dhe njerëzve të zakonshëm.

Kjo strukturë së bashku me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të njohur edhe si Gjykata Speciale, të ngritur  pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda duhet të hetojë dhe gjykojë pa humbur më kohë veprat penale dhe akuzat për korrupsion ndaj ish-pushtetarëve dhe atyre aktualë, që nga viti 1990 dhe në vijim.

Kjo strukturë kaq e fuqishme nuk duhet të humbë më kohën e saj me korrupsionin e një qytetari të zakonshëm. Në Shqipëri, në tridhjetë vite, kanë ndodhur akte të mëdha të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, qendra, ose më saktë, bërthama e të cilave kanë qenë segmente të rëndësishme të shtetit, që nga kapot e institucioneve të mëdha dhe deri tek dikasteret e sistemi i drejtësisë.

Vetëm pak të heqësh nga njëra petë e lakrorit dhe mund të shikosh se çfarë fshihet në mes të petëve të tjera. Mjaftoi pak veting në sistemin e drejtësisë dhe thuaj se gjysma e tyre janë jashtë sistemit, nga të cilët, fare pak, ama krejt pak, janë larguar për paaftësi. Shumica dërmuese e tyre janë dëbuar nga pasuritë e paligjshme dhe të pajustifikuara që kishin grumbulluar.

Disa nga këto gjykatës dhe prokrurorë, pasi qëndruan deri në momentin e fundit në detyrën e tyre u vetlarguan pikërisht kur po u vinte dita e zbërthimit, duke synuar fshehjen e vjedhjeve që kishin bërë dhe korrupsionin e hatashëm. Dhe vjedhja e tyre ka emër, është në banesat e luksit, në pronat, në udhëtimet, që nuk kanë qenë thjeshtë për relaks, por edhe për të fshehur pasurinë, në krijimin e miniperandorive të hapura, duke fshehur të vërtetat, pronat e mëdha.

Vetingu, i cili filloi keq, pasi nuk u vendosën në sprovë në fillim ata që ishin përfolur dhe që dihej se ishin ujqërit e ulkonjat e sistemit gjyqësor, por përmes një liste dosido, kap çfarë të kapësh, u dha lirinë gjingjonëve të drejtësisë të bëjnë çfarë të duan dhe pastaj ta përqeshin atë.

Çfarë do të bëhet me këto llogari të hapura, të cilat kanë filluar të fshihen, që të mos sekuestrohen; të shpërndahen që të mos jenë më të dyshimta, të kthehen në transaksione të hapura, por që askush nga prokuroria speciale nuk i sheh?

A mund të kërkojë dikush pas disa viteve llogari tek një gjykatës a prokuror se çfarë është bërë “me tepricat” milionëshe të pasurive të tij, të cilat në të shumtën e rasteve u deklaruan si dhuarata nga motra a vllai në mërgim, nga vjehra e vjehrri, e sidomos nga kunetër të paditur? Apo ashtu si ndodhi në rastn e ish prokurorit të përgjithshëm, Llalla, dosja e të cilit u shfry në një hollake të pavlerë?

Korrupsioni është i njohur në Shqipëri dhe i ka gjurmët e tij të dukshme. Mjafton të ndiqet paraja. Në tetë vitet e shkuara, por edhe tani, thuajse çdo javë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë mesatarisht një kallzim për ndjekje penale, por pak gjëra janë ndriçuar.

SPAK-u përbëhet nga njerëz konkretë. Të barabartë mes të barabartëve. Që u zgjodhën me dorë. Që u mbështetën nga të gjitha strukturat ndërkombëtare të sigurisë. Të gjithë sëbashku përbëjnë një strukturë ku varet shumë besimi i njerëzve për një drejtësi ndryshe e joselektive.

Nëse nuk e bën këtë, le të venë në punët e tyre. Sepse “gjëmimet” e tyre do përfundojnë, më ndjeni, në një “pordhë”, nëse nuk do të fillohet me kokat e krimit. SPAK nuk është organ pritës, por hetues, veprues dhe që njeh mbi veten ligjin. Por, për të gjithë!

 

 

Share This Article
16 Comments
  • Zoti Bedri,ju valle nuk doni ta thoni se pikerisht kete shtet ABSURD e ka bere te tille Edi Rama!
    Ai eshte nje nga bashkefajtoret,qe bene GRUSHT SHTETI KUSHTETUES,qe ndryshuan Kushtetuten ne 2008,qe i grabiten popullit te drejten kushtetuese,e te qenit SOVRAN ne RSH!
    Qysh atehere,shqiptaret kurre nuk zgjodhen,por vetem votuan si dele besniket e Rames ne pushtet duke shtypur dhe shfrytezuar nje popull te tere!
    Sot Rama ka vene nen kembe te gjitha pushtetet aq sa nuk guxon kush ta kundershtoje se e flak nga partia apo qeveria!
    Rama asnjehere nuk ka dashur qe te marrin pjese ne votime shtetasit shqiptare me banim jashte vendit,nga atje ku banojne,sepse ka frike se ata nuk i ble ose nuk i komandon dot!
    Rama i ka mbyllur te gjitha mundesite 4 milion shqiptareve qe te ankohen,sepse i ka shtetezuar ankesat vetem ne portalin kryeministror! etj!
    Mos valle eshte pak qe edhe ju si gazete censuroni te gjitha komentet me kritika konkrete ndaj Rames dhe Veliajt,sic mund te beni edhe kete sot,pasi censuruat edhe 3 komentet e tjera para ketij vetem sot?

  • Ne shtet normal apo anormal, shqetesimi i Kryetarit te Mazhorances ne Parlament dhe njekohesisht edhe Kryeminister eshte gjithmone legjitim; nese Zonja Kimete ka marre orientime te tjera nga CIA ne Washingron, ne nuk do t’i harrojme kurre brez pas brezi vjedhet dhe vrasjet e kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha.

  • Pershendetje zoti Bedri.
    Jam dakort me analizen tuaj. Por ne fakt dua te ngre nje pyetje :
    – Sipas jush, kush eshte pergjegjes per kete shtet “absurd” qe kemi ?
    10 vjet ne pushtet pa opozite fare, as vendore as lokale….
    Nuk ishin te mjaftushme keto vite qe Rama dhe socialistet ta shnderronin Shqiperine …nga ABSURD ne nje shtet pothuajse NORMAL ?

    Vete vali, vete kadi…Vete firmos, vete vulos…

    Ne se jo, Rama dhe socialistet duhet te pakten te dalin publikisht dhe te kerkojne falje. Te thone hapur…- Nuk e bejme dot.

    Apo do te vazhdojme dhe 10 vjet te tjera me “fajin e ka Saliu” ?

  • Cdo organ ka sigurese,pra nuk e lejon te abuzoje me detyren dhe nuk e lejon teneglizhoje detyren.Une nuk di se kush e kontrollon SPAK kur neglizhon detyren.Degjova Krajen qe tha se ata veprojne me kallzime.Jo o i paudhe mos mashtro,se ju veproni dhe me indicje ose me inisiative.Vetem ju qe u blinduat me roga 5 milionshe nuk keni degjuar qe ketu ka ndodhur GERDEC,21 JENAR,1997,1998,KOMPLEXI PARTIZANI ETJ .Vetem ju o te paudhe nuk i shikoni vilat ne Lalez edhe pse i keni komshi.Juve nuk kini as kurajo as karakter ,te pakten tregohuni qytetar jepni doreheqien se do kujtoheni SI “NA ISHTE NJE HERE NJE LLALLE,NJE KRAJE”qe dhiteshin ne breke nga frika

  • Rama nuk i la kusur Berishes.Vodhi me te gjitha format,shumefishin e Berishes.Prandaj do te arrestohet i pari nga SPAK.

  • I nderuar Z Islami

    Me detajet e tua, edhe mund te jesh dakord…

    Me thelbin e shkrimit, sipas te cilit, njerit pushtet ju lejoka te diktoj pushtetit tjeter kushtetues, KURRSESI smund te jesh dakord.

    K/ministri ka aq shum jnstrumente ekzekutive dhe legjislative sa te ndikoj ligjerisht tek SPAKU, sa ska ku te vej.

    Por ai nuk i perdor ato, per te ndimuar dhe Asistuar SPAK, por vete dhe llap mediave duke e sulmuar SPAK.

    Me ke donmerret SPAKU me pare…??

    Me dosjet e djeshme te Berishes e Metes, faktet e te ciles ruhen ne arkivat e administrates….apo me bemat e adimistrates se Sotme….

    Ata vec 15 veta jane!!

    Shto dhe pengeset qe ju futin klasa e korruptuarve majtas e djathtas…..atyre ju ngelet pak per te ber.

  • Ne momentin qe Vetingu ia deklaron te pajustifikuar pronat, personi krahas nxjerrjes nga sistemi i Drejtesise, duhet qe ti konfiskohen ato pasuri. Po u la më gjate, ai/ajo i shet ato prona, apo i fsheh parate dhe pasurise se pajustifikuar te ketij kontigjentu, nuk do u gjenden më gjurmët.

  • Z. Islami, urime të përzemërta për mençurinë, diturinë ekuilibrin politiko-social dhe patriotizmin tuaj.
    Shkrimi i juaj është “kushtrim” për drejtësinë infantile dhe, shtetin shqiptar, tashmë inekzistent.

  • Pene bindese kjo e zotit Islami.Por Rama ka pergjegjesi jo vetem se nuk ka cuar ne Spak me fakte paraardhesit por eshe per :
    Zgjedhjet qe ben .A nuk e propozoi maxhoranca A.Krajen?
    Po zonjeza kryetare, e Kuvendit e preferuara e Rames pse nuk ve ne levizje kete institucion per te hetuar bemat e Spak?
    Rama duhet te flas per mosfunksionimin e institucioneve si SPAk etj si kryetar i maxhorances nepermjet strukturave qe ai zoteron,keshtu te ruante pavaresine e tyre e mos jepte shkas per kritika nga amerikanet e te tjere
    Spak u kompromentuar nga thirjet patetike te Rames nga tribuna e parise tij edhe nese vepron
    Saliu apo Iliri do therrasin edhe me shume qe po ndeshkohemi politikisht ne se spak merr ndonje veprim kunder tyre.
    Pyes Rama eshte naiv apo dinak?
    Deri tani ka treguar dinakeri politike duke ndenjtur 24 vjet ne pushtet.
    Edhe ky qendrim antispak eshte i qellimte per ta paralizuar ate deri ne zhdukje z.Islami

  • Berisha shantazhon me revolta ose prishje te rendit kushtetues, me bandat e tij terroriste, dhe me dosje! A ka dosje Saliu per njerez me pushtet dhe ben presion prandaj SPAK nuk vepron! Nje K/minister ka te drejte te shpjere dosje atje dhe ka te drjte te ulerije per mos veprime te sistemit te drejtesise! Saliu jepte urdhera me shkrim qe nje vendim gjykate te mos zbatohet! Saliu i thoste Ina Rames prostitute dhe Bamirit po ashtu dhe tani qaheni se Saliu e beri drejtesine me 6 mujoret veriore te plepave te Durresit!

  • Zoti Islami! Bashkohem me shqetesimin dhe me analizen tuaj.Une mendoj se shperthimi i Edi Rames ndaj Spakut te Arben Krajes eshte legjitim dhe ai ka ardhur pasi me ne fund edhe ai eshte bindur se Arben Kraja,ose me mire te themi ish vartesi i Ilir Metes,ne koordinim me te dhe me Berishen bashke po realizojne ate qe nuk realizuan dot perpara fillimit te miratimit te reformes ne drejtesi.Pra,nuk e bllokuan dot reformen,por nga ana tjeter shfrytezuan shebekun e Ilir Metes dhe sponsorizuan dhe ata qe ne krye te Spakut te zgjidhjen prokurori “me i devotshem e me i perkushtuar” per te (mos)luftuar krimin e korrupsionin e tyre personal.Tocka,sic thuhet ne rusisht.Kjo eshte e gjitha.Ilir Meta dhe Berisha,si padrone te krimit e korrupsionit shqiptar,me tentakula dhe jashte vendit,i vune syzet reformes ne drejtesi,popullit shqiptar dhe nderkombetareve dhe rezultatet po i shohim sot,kur ata te dy jane jashte goditjes,bejne cfare te duan,trashin dhe zerin dhe tallen diten ne diell me te gjithe ne.Sic po shohim,Arben Kraja u ka vene kapellen te gjitheve,ben disa goditje te niveleve te uleta,per te thene qe po godasim krimin dhe Likja ne bashkepunim dhe me plakun e rrjedhur vicidolas bejne ligjin,i imponohen dhe Gjykates Kushtetuese me vendimin qesharak e te turpshem ne rastin e Metajt.Cfare te beje me shume dhe Edi Rama ne rastin konkret? Te mos flase ,do kalojne dhe shume vjete,do iki dhe Rama nga kryeministria dhe vendin e tij do e zere Meta apo Berisha,do marrin dhe ngritje ne detyre sic po vene gjerat.Tani qe foli,pasi dhe DASH-i amerikan u shpreh se eshte radha e drejtesise shqiptare te merret me te dhe perseri Arben Kraja fle gjume mbi malin eme akuza ndaj ketyre gjigandeve te korruptuar e te inkriminuar akuzohet se po nderhyn e te tjera idiotesira te me nder opozites e te karabusheve altoparlante te Berishes si B.Kerrici e ndonje idiot tjeter me patente.Konkluzioni eshte ky:-Arben Kraja,sipas te gjitha parashikimeve,qofshim te gabuar, e ka vendosur te jete perfundimisht aleat i ish shefit te tij ne presidence e per pasoje aleat i kriminelit 24 karatesh vicidolas.E vetmja zgjidhje,qe te mos deshtoje katerciperisht reforma e shumepritur e drejtesise,eshte largimi (e pse jo dhe hetimi nga organet kopetente per shperdorim detyre etj etj)sa me pare i Arben Krajes nga Spaku dhe sa nuk eshte shume vone.

  • Nuk behemi krre ,se jemi vete te korruptuar, .per Cdo problem pyesim : a njeh ndonje mik , apo ,futi ndonje 50 mijshe …keshtu i mesojme dhe Zarathustra qe pa lek sbehet gje…ata te gjore qe skane para mbeten pa zgjidhur asgje. Me duket se periudhen tone me te drejte patemi shtetin e Enverit ,me dru dhe koke ulur. A ka zgjidhje tjeter ??????????????

  • Edi Rama nuk e do ne burg Saliun. Kot ben llap – llap.
    Te gjithe e dime qe per sa kohe Saliu dhe Ilir Meta do jene aktive ne politike, Rama te fitoje zgjedhjet sa here t’i doje trapi.
    Keshtu qe asnje nuk i beson keto filma qe ben Rama se gjoja i do ne burg…

  • Shkurtimisht, “shteti” gjoja demokratik 30 vjeçar shqiptar eshte absurd dhe inekzistent sidomos per shkak te 2 BANDAVE TE MEDHA dhe 1 BANDE TE VOGEL.

    1.
    BANDES ME TE MADHE GRABITQARE TE BALENES SE BUKUR PULLA-PULLA EDI RAMA (Orcinus Orca).

    2.
    BANDES SE PESHKAQENIT TE BARDHE TASHME PLAK SALI BERISHA (Carcharodon Carcharias).

    Midis Bandes 1 dhe Bandes 2,
    ESHTE EDHE BANDA E VOGEL E KACHALOTIT KOKEMADH QE BIOLOGJIKISHT QUHET SPERM WHALE, HERE ALEATE ME BANDEN 1 DHE HERE ALEATE ME BANDEN 2, ILIR META ( Physeter Macrocephalus).

  • Shkurtimisht, “shteti” gjoja demokratik 30 vjeçar shqiptar eshte absurd dhe inekzistent sidomos per shkak te dy BANDAVE TE MEDHA dhe
    nje BANDE TE VOGEL.

    1.
    BANDES ME TE MADHE GRABITQARE TE BALENES SE BUKUR PULLA-PULLA EDI RAMA (Orcinus Orca).

    2.
    BANDES SE PESHKAQENIT TE BARDHE TASHME PLAK SALI BERISHA (Carcharodon Carcharias).

    Midis Bandes 1 dhe Bandes 2,
    ESHTE EDHE BANDA E VOGEL E KACHALOTIT KOKEMADH QE BIOLOGJIKISHT QUHET SPERM WHALE, HERE ALEATE ME BANDEN 1 DHE HERE ALEATE ME BANDEN 2, ILIR META ( Physeter Macrocephalus).

  • Shkurtimisht, “shteti” gjoja demokratik 30 vjeçar shqiptar eshte absurd dhe inekzistent sidomos per shkak te dy BANDAVE TE MEDHA dhe
    nje BANDE TE VOGEL.

    1.
    BANDES ME TE MADHE GRABITQARE TE BALENES SE BUKUR PULLA-PULLA EDI RAMA (Orcinus Orca).

    2.
    BANDES SE PESHKAQENIT TE BARDHE TASHME PLAK SALI BERISHA (Carcharodon Carcharias).

    Midis Bandes 1 dhe Bandes 2,
    ESHTE EDHE BANDA E VOGEL E KACHALOTIT KOKEMADH QE BIOLOGJIKISHT QUHET SPERM WHALE,
    HERE ALEATE ME BANDEN 1 DHE HERE ALEATE ME BANDEN 2, ILIR META ( Physeter Macrocephalus).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *