Në një vend të errët që s’ka drejtësi!

redaktor

(Utopia e lirisë në një sistem kriminal)

Tani në të sosur,
e kuptova mirë,
se nuk mbjell dot grurë,
në një shkretëtirë!

Duhet ta kuptonim,
shumë kohë më parë,
se në shkretëtirë,
nuk mbin asnjë farë!

Tani po më duket,
gati utopizëm,
të kërkosh të drejtën,
në kapitalizëm!

Farë e drejtësisë,
me drapër u korr,
se ne po jetojmë,
një rend djallëzor.

Mbase po kërkojmë,
një gjë të pamundur,
e drejta ka vdekur,
këmbët i ka tundur!

Ka ikur me kohë,
kohë e fukarasë,
sot i gjithë sistemi,
i shërben parasë!

Të kërkosh të drejtën,
është një marrëzi,
kur është gjithë pushteti,
një vazhdimësi.

Është e njëjta gjë,
i djathtë-a i majtë,
kur të njëjtën valle,
këtu hedhin djajtë!

Të gjithë e gënjejnë,
popullin e shkretë,
veç një herë e duan,
në çdo katër vjet!

Veç një ditë e duan,
sa t’i marrin votën,
pastaj vazhdojnë “punën”,
t’i thellojnë gropën!

Por gënjejnë veten,
se janë të lirë,
se po mbjellin grurë,
në një shkretëtirë!

S’mund të jesh i liri,
kur je fukara,
ndaj kjo fjalë më duket,
një palo shaka!

S’mund të jesh i lirë,
kur je i papunë,
kur e shkon gjithë jetën,
si zog në furtunë!

S’mund të jesh i lirë,
kur s’ke gjë në dorë,
kur gjithmonë trajtohesh,
thjeshtë si shërbëtor!

Këtë lloj sistemi,
kam anatemuar,
dhe këtu është krejt,
i shpërfytyruar!

Diku mund të ketë,
fytyrë njerëzore,
po këtu sundojnë,
epshet kafshërore!

Epshi i pushtetit,
është më i ndyri,
sa përpara tij,
i bardhë është qymyri!

Mos gënjeni veten,
që kini liri,
në një vend të errët,
që s’ka drejtësi!

Share This Article
6 Comments
  • Gjithandej flitet,
    Per gjykaten tone!
    Esht’ e shqupit,dihet…
    Esht’ e Sales prone!

    Edhe une jam bindur
    Qe esht’ e vertete.
    Por, Ky Llalla, Edin
    C’ka qe s’e therret?!

    Jane zgjatur terkuze…
    Cpifjet mbi Ramen.
    S’gjitka nje akuze.
    Ndaj Sala ve pallmen!…

    ” O,djem’ rrembeni pusheken,
    Zgjidhjen e ben’ arma!”
    Thot’, kjo pjelle xhehnemi
    tmerruar nga Rama.
    ………………………………….
    Djajt’ u lidhen prap per valle
    Kryedreqi tund shamine,
    Thon’ do bejme dasem te madhe
    Do martojme Shqiprine!

    Ne dasem nuk jane te ftuar,
    vetem engjejt, nga do jane,
    Ata quhen te harruar
    Qekurse moren dynjan.

    Zoti s’vjen,gjithnje i zene…
    S’paska nge as Perendia…
    ” Ne kembe time”,paskej then:
    – Le t’u vije Perrupia!…

    Ndersa Ferri a Xhehnemi,
    Ardhkan ne dasem pa ftese.
    Fshehurazi nga Aligeri
    Madje na qenkan dhe shkese!

    Jane mbledh lugetrit dasmor,
    (Tejpertej nje vaj Bilbili)
    Me dy tre heje ne dore,
    Vjen nga fundit Xhebrahili…

    Si kjo dasem s’eshte pare,
    ( Vetem Nusja rri e truar…)
    Kurbanet ne gjak lare,
    Krismat s’kane te mbaruar!

    Dhenderi ja shkon Lubise,
    Ha e ha e s’ka te ngopur,
    Gojen si grop’ e Sejdise,
    Nje Bajloz qe patem njohur!

    Nusen e kerkon me paje,
    Jug – Veri,me fusha,male…
    “S’tundem”, thote,ketej or daje,
    ” Se e kam te blere me pare!”

    ” Kjofte per hajer!”,thenkan djajte,
    Na i dim zakonet tona,
    Vec na lej nji vend me nejte
    Jena msu na dhe nder hona!”

    Por nuk dime se kur martohet!
    Shqipja lare ne uje Drini.
    Fole,o Zot, se me s’durohet
    Tok me dreqin dhe i biri…!

    Fole, o Zhgabe,kokat menjane!…
    Moj e zeze,kokat ne zi,
    Kthehi te shihni vatane,
    Boll qendruat ne meri…

    Duam,kokat Arberore,
    T’i shohim tek perqafohen
    Dhe dy kthetrat aq mizore…
    Si dy duar,te shterngohen…

    Se me zi nuk ka ku shkon,
    Kombi i krrusur nder halle,
    S’di, o Zot,ne me degjon,:
    – Djajte u lidhen prap ne valle!…

    Djajt u lidhen prap ne valle!
    Kryedreqi tund shamine,
    Thon’ do bejme dasem te madhe
    Se martojme Shqiprine.

    Vlore,1996
    26,maj,ora 22.p.m

  • Gjithandej eshte folur
    Per gjykaten tone.
    Esht’ e shqupit lodhur..
    Ne te Sales prone.

    Edhe per sa thuhet
    Them, esht’ e vertete.
    Por, Ky Llalla,Edin
    C’ka qe s’e therret?!

    Jane zgjatur terkuze…
    Cpifjet per Ramen!
    S’ ngjit’ asnje akuze.
    Ndaj Sala,ve pallmen :

    ” Shqupas “, flet veremi
    “Zdjidhjen e jep arma!..”
    O, pjelle xhehnemi
    Tmerr te ka fut Rama.

    Po qaset raforma
    Dhe s’ke rruge tjeter
    Po te vjen ngordhja
    More,RAMIS dhelpr.
    …………………………….

  • Me kujtohet koha kur ulerinim ne qytetin “Studenti” kunder privilegjeve te Bllokut dhe “pabarazise” komuniste! dhe kerkonim “barazine” kapitaliste. Na e hodhen bukur.

  • Ah more arben duka. Kapitalizmi dhe demokracia kane barabar si nata me diten.
    Vetem mero baze hipokriti mendon ndryshe dhe na jep leksione te peshtira demokracie ne gazeten e tij mediokre. Copy paste lajmesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *