Pas aktit të shëmtuar të ndodhur në zyrat e OMONIA-s në Sarandë, në të gdhirë të datës 10 Nëntor 2015 ku u dogj flamuri kombëtar grek nga individë ende të paidentifikuar, menjëherë pas ngjarjes Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule takon ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, ku kreu i PBDNJ bën rolin e prokurorit, duke i kërkuar vendosjen me çdo kusht të autorëve para drejtësisë, dhe duke drejtuar gishtin drejt elementëve ekstremistë që sipas tij veprojnë në jug të Shqipërisë, të cilët e paskan bërë edhe më parë një vepër të tillë, të djegieve të simboleve kombëtare dhe partiake.
Pjesëtarë të forumit “Djemtë e Gjirokastrës”, sipas politikës dhe ndërhyrjeve të saj janë të akuzuarit kryesor për kryerjen e këtij akti të shëmtuar dhe burracak. I kujtojmë politikanëve tanë të nderuar se djegiet e flamujve të Partisë Neonaziste greke të Agimit të Artë të kryera nga ne publikisht në 7 Janar dhe 17 Gusht 2013, ishin reagim qytetar në formë proteste të ligjshme të kryera në mes të vendit dhe në mes të ditës, kundër deklaratave të tyre shoviniste kundër popullit shqiptar. Aktivitetin shumëvjeçar të FDGJ-së nuk mund ta njollosë apo ta përballë me ligjin me akuza qesharake dhe politike të pabazuara, që kërkojnë të denigrojnë dhe të përbaltin qëllimet tona të mëdha si Forum Patriotik Rinor në Jug të Shqipërisë që veprojnë në Sarandë, Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër.
I kujtojmë politikës se dikush tjetër është akuzuar në Himarë për dhunim të simboleve kombëtare në 2003 dhe është dënuar për këtë. Nuk mund të ndodhë me ne ashtu siç u bë me Forumin Patriotik Djemtë e Tepelenës në 2008, në fshatin Toç, të cilët u përballën me akuza të ngritura nga Prokuroria, për dëmtim simbolesh dhe protesta të paligjshme.
Në këto raste fjalën e kanë institucionet ligjzbatuese dhe jo politika, që shpeshherë i vetëkrijon disa ngjarje për qëllimet e saj dhe me këtë do të turbullojë ujin e pastër si kristal të Detit të Kaltër shqiptar.
Ne i kemi thënë MJAFT elementëve të inkriminuar në politikë të cilët sot kërkojnë me çdo kusht të inkriminojnë atë rini që nesër do të drejtojë vendin tonë të dashur Shqipëri.
*Përfaqësuesi i Forumit “Djemtë e Gjirokastrës”

Po çfaredo flamuri grek ne Shqiperi?! A eshte marre leje nga autoritetet qendrore per ngritjen e nje flamuri te huaj ne territorin e Republikes se Shqiperise?! Une e di qe ka protokoll per kete çeshtje. Aq me shume kur dihet se nje pjese e politikes greke si dhe nje pjese e pakices greke vene ne pikepyetje integritetin territorial te shtetit shqiptar. Dhe kur ke parasysh qe parlamenti grek nuk e ka çfuqizuar ende ligjin e luftes me Shqiperine, del si rrjedhoje qe ky flamur nuk mund te valavitet ne Shqiperi. Jane keto qarqe qe helmojne marredheniet e mira ndermjet dy popujve tane dhe u hapin gojen lloj lloj talibaneve islamike dhe turkofile.
Per mendimin tim keta te vetequajtur greket e shqiperise ose” voriopireot” mund ti hypin makines e te shkojne ne vendin e tyre greqi e te ngrene sa flamur te duan.Nuk e imagjinoj dot qe ne nje vend ku na shofin si armiq ne ti lejojme te bejne cfare te duan,me flamure,tabela,kisha,varreza e mitingje te agimit te arte.