Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PS-së në qytetin verior, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak, nënkryetarëve dhe anëtarëve për këshill qarku, zbardhen debatet mes të pranishmëve.
Vihet re një frymë kundërshtie nga anëtarët e këshillit bashkiak Shkodër, të dalë nga votimet e 30 qershorit, ndaj urdhrave që sjell e deleguara e kryeministrit Edi Rama, Senida Mesi.
“Ne nuk jemi dele që na vini këtu me urdhëra”,i drejtohet në një moment Senida Mesit-Tereze Brigja, anëtare e këshillit bashkiak të PS. “Po ne nuk jemi në repart ushtarak, që të urdhërohemi kështu”, shprehet Hilmi Sakti.
Debati
Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr.Përgjithshëm i Partisë z.Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë candidate do të përjshtohet nga Partia.
Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhëra. Së para të vini e të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e solli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin…
Senida Mesi:Të mirkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndeshni shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.
Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po…po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vita jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë më shumë vota se secili në këtë sallë….Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!
Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!
Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisur PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohë kandidatin… si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite … kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco.. Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë … se jena malësorë e kena besë! Kemi bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp?
Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne? Nëse t ii jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit…të partisë dhe të votës?? Dhe të kërkoj hallall që të kena ba deputete, se me ato vota je bërë deputete??
Diana Muriqi: Pse na vendosni gishtin për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën!
Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, ne le ta vendosim!
Anton Deda:Një sekondë! Jo ne duam Arvit Osjen!
Lulash Nika: Ju jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bëhu bashkë dhe dilni me një propozim?
Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar me deputetët! Vendosëm Brisela Kadia
Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!
Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vemë faj askujt… Ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzë se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe e merr në emër të KM dhe T. Ballës!!!
Senida Mesi:Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.
Bledian Nika: Kjo mënyrë komunikimi si e jotja moj Senidë, iu jep rezultatin që merrni në qytet…
Teuta Zaja: Prezenca e madhe e gravenë këtë sallë, na imponon më shumë qetësi dhe vetëpërmbajtje! Le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e njoh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada, Aurora, Diana ….
Lush Marku: Nuk më pëlqen ky lloj diskutimi. Na duhet të tregojmë tolerancë. Kur nuk gjejmë konsensus në këtë sallë, mendo në një sallë tjetër. Debate kemi bërë përherë ë parti, ama kemi dakortësuar vendime këtu. Dhe mbi të gjitha kemi bërë përherë analiza. Duhet vetëpërmbjtje. Merë e tha deputetja, kryetarti i KB i takon një qytetare shkodrane, grua dhe me eksperiencë. Pastaj mandate të faluara i kemi! Se sa të fortë jemi, u tregua… Sa u respektua Shkodra e kuptuam. Me madnate të falura ccna prish punë kush do jetë kryetare! Jam dakort me Briseldën. I uroj seksese! Do ishte turp po të mos merrnim 40 vota.
Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi në repart ushtarak, që të urdhërohemi kështu!
Sokol Zaimaj: Mbase jemi të ngarkuar për ç’ka na ka ndodhë… përndaj kemi edhe kaq të irrituar. Të vetëpërmbahemi. Unë propozoj Arvit Osjen, dhe Jona Lëqezjën për n/kryetare.
Besmir Vukaj: Ne të votojmë këtu për çdo person! Që nesër të shkojmë me rezultate të dalë nga vota.!
Marjan Ndërshtiqaj: Kjo mënyra si po procedohet në PS s’po na motivon hiç ne të rinjve. Si i thonë në Shkodër “Tavë krapi” ashtu po na serverin Kryetarët… dhe kjo po na bëhet me shumë kosto, Unë propozoj Arvit Osjen për kryetar!
Hilmi Sokoli: Kam punuar në ushtri sa kohë, dhe kështu ‘demokracie’ s’kam s’kam parë kurrë. Këtë vajzën po e digjni kot veç nga kjo mënyrë si po e hidhni në treg… Të paktën na propozoni dhe një djalë dhe le ta votojmë. Unë propozoj Arvit Osjen. Gjithashtu salla që keni zgjedhur për Konstituim nuk është menduar fare… te ish komiteti i partisë!!! Lutem konsiderojeni sa më parë ta ndryshoni!
Daniela Jakoja:Kam një problem personal! Po më godasin në rrjete sociale me profile fallco për shkak të përkatësisë time etnike. mendoj se është nga kjo sallë. Kush të ketë diçka personale, le ta flasë në sy! Me këtë rast propozoj veten për n/kryetare këshilli se kam biseduar më heret dhe me Valdrinin…
Gerald Hasaj:Kjo mënyrë propozimi të emrave është shumë problematike! E pësuam për Bashkinë! Pse na detyroni prap? Unë propozoj Arvit Osjen.
Kristi Shllaku:Propozoj Arvit Osjen.
Nersada Mandija:Propozoj Arvit Osjen. Le ta bëjmë me votim, edhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen, Kryetar!
(Ngrihen 32 duar)
Senida Mesi:Një sekond se po na ngatërroni!! Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.
Brisela Kadia:I kuptoj polemikat për 2 arsye. E para për shkak të situatë s ë ditëve të fundit, dhe e dyta se nuk jemi mësuar e pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion. Kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.
Hekuran Gjorreta:Na vinë veç katapultime. Nuk jemi dele. Prap po na katapultoni. Unë nuk e njoh
Hilmi Sakti: Të bëjmë proces, të zgjidhet këtu brënda nesh, sonte!
Aurora Dibra:Ju falenderoj për kandidimin, si dhe për përfshirjen në skuadrën e KB Shkodër, edhe pse kam kaluar dhe 1 mandat para 8 vitesh. Nuk kam aspirata për Kryetare, ama çështjet e mjedisit të cilat jnaë specialiteti im profesional dëshiroj të vazhdoj ti çoj përpara. Nesër jam për votim unanim, pasi ta kemi dakordësuar këtu.
Luan Heta:Unë jam 1 nga ata që kam dëshirë për Kryetar por jam tërhequr!
(salla njëzëri: kur u tërhoqe se ti na ke bërë telefonata për votë)
U tërhoqa tani, pra! Të dalim me emrin për të cilin kanë konsensus ata lart! Janë vendime politike!
Arvit Osja:Është normale që kemi diskutime, edhe që çojmë zërin. Më shqetëson si u hap mbledhja dhe si na servirët një emër nga ‘lart’. pa na pyetur më parë. Brisela është mikeshë e imja, ndoshta dhe njeriu më i dashur i imi në këtë sallë. Më shqetëson fakti që ju citoni fjalën e KM këtu apo të sekr,Përgjithshëm…nuk e vesoj kurrë se ata na imponojnë emër ne.
Senida Mesi:Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!
Arvit Osja:E vërtetë, ama kishte zgjedhje pro/kundra. ne le të biem dakord sonte. Ama votimi është nesër në sallë të KB. Ju thoni jemi dakordësuar, por ne ja ku jemi akoma në mbledhje dhe të padakordësuar. këtu. Të biem dakod këtu e nesër të mos lejmë nam.
Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës:Do japësh llogari para KM, që je dakordësuar me ata tjerët dhe vjen e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje! Kam ardhë para jush në PS.
Senida Mesi:Ju veç do thoni po.
Hilmi Sakti:Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu. Prandaj dhe këtu do votoj!
Kërkohen 10 minuta pushim, që të dakordësohen mendimet! Sillet kutia e votimit në sallë!
Ora 22.00- rifillon mbledhja
Luan Harusha:Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten S.Mesi: Për Kryetar KB do votoni Brisela Kadia, n/Kryetarë: Arvit Osja, Tereze Brigja.
Kandidatë për Këshill Qarku: Jona Lëqejza, Sokol Zaimaj, Ardita Spahia, Lush Marku, Blediana Nika, Diana Muriqi, Hilmi Lakti.
Mbledhjen e dekarojmë të mbyllur.

Aty ka fol enveri (edvini dmth) keto e vejne ne diskutim.
Bejne sikur duan demokracine
Te gjithe hipokrite aty .
Ato skan turp per vete sepse jane aty pa zgjedhje demokratike.. vetem me 6 % pjesmarrje
Si nuk kane turp.
Cdo gje e ka nje limit/kufij besimi.
….
Mund te besoja cdo gje, por se do vendoste Taulant Palla per cfar ndodh ne qytetin e Shkodres nuk do ta besoja kurre.
……..
Un mendoj Majtas, kam prirje majtas, si qytetar.
Qyteti i Shkodres nuk voton kurr Majtas.
Te sillesh ne menyre kaq arrogante dhe detyruese per nje pushtet qe nuk eshte i joti, eshte me se paku e Turpshme.
Por kjo Vlen per njerzit qe ka Turp.
Dhe une nuk besoj se Taholant Palla, dhe ata qe percjellin porosit e Taos , ta din dhe ndjejne se ceshte turpi.
Arviti eshte me i papershtatshmi per te fol per kadidatura te katapultume. E 2ta eshte figure qe ma pare e asocion me pazaret personale dhe prapaskenat sesa me PS, organizmin dhe rezultatet. Sa per keto tjerat qe thojne me takon se kshu me kane premtu hapu dhe. Kupton a vujne per karrige apo vujn per ti dhan dicka ketij qyteti. Njs PS ne Shkoder ka degradu dhe faji eshte nga Lart. Kurse ajo Jakoja te mbyllin gojen e te kenaqet me statusin se edhe aty po habitem si ka hi don dhe nenkryetare hahah. Turp diskutimi, turp emerimi dhe bravo disa zerave aty qe kane vite ne PS me nje ko tribut te madh por qe urdhrat u dashka me i than Senida (e katapultumr nga hici po ashtu, me 0 kontribut) !
Nuk jemi dele por desh trace shkodran.
Ngjajm me voltanen majmune
Ti t kesh turp qe komenton keshtu.
Voltana perfaqeson nje parti me moral te humbur
Po ju te bodrumit qe perfaqesonit dhpresen, ku jeni sot?
Ju hajdute me cizme, plehra qe po degradoni perdite
Metastazat makjavelliste, donkishoteske, shvejkiste, lejfeniste, e populiste te politikes mjerane shqiptare te cilat “kane ngerthyer” politikberjen aktuale kane shemtuar dhe mjeruar jo vetem politiken ne pergjithesi por kane venitur dhe kane vene ne pikepyetje edhe ardhmerine e Shqiperise ne vecanti.
Prej vitit 2017 pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare e ne vijim vendi yne eshte ballafaquar dhe vazhdon ende te perballet me qasje tragjikomike e anarkiste te shtetformimit, te shtetdrejtimit, te shtetmodernizimit dhe te shtetintegrimit euroatlantik. “Ati yne” (babashteti shqiptar), institucionet e te cilit jane bere “lesh e li”, dhe han me shume dyer te shpartalluara, nga ku kane hyre, po hyjne dhe do te vijojne te hyjne “djalli dhe i biri”, kane dale jashte mode, jashte kohe dhe jashtefunksioni jo nga dora e te huajt por nga “farka e kovacopolitikaneve” shqiptare.
Aktualisht, legjislativi eshte pa opozite, apo me mire te thuash me “gjysmagjelopzite”, e cila edhe pse pretendon shume realizon shume pak, ndoshta edhe per mungese kauze; ekzekutivi i teri dhe vazhdimisht nen akuze, me te drejte, per autoritarizem, per kriminalizim te politikes dhe per korrupsion, gjyqsori “kolona vertebrale” e shtetit teresisht i anatemuar, i gjymtuar, i stigmatizuar e jashte loje, masmedia, “pushteti i katert” jo ne lartesine e misionit te saj si zedhenese e se vertetetes per informimin e opinionit publik e kane atrofizuar zhvillimin normal politiko social te jetes se vendit, si dhe e kane bjerrur dukshem shpresen e popullit per nje te ardhme me te mire ne vendin e tyre.
Muskultregimi, “showflagu” politik -shantazhimi reciprok, kryenecesia dhe mosmarreveshjet permanente politike pozite opozite madje edhe per ceshtje thelbesore politiko shteterore dhe me rendesi jetike per vendin ngjajne me shume me arenen gladiatoriale te luftes per jete a vdekje mes shqiptaresh “per qiqra ne helle” qe ne fakt duhet t’i lene hapesiren e duhur politikberjes ne aulat e luftes politike moderne ideore, me programe zhvillimore politikosociale dhe ekonomike te modlelit kenesian dhe adamsmithjan te shkolles politike anglosaksone, euroatlantike,per te cilat ka shume nevoje shoqeria shqiptare. Ku po shkon keshtu Shqiperia zoterinj politikane? Zhvillimet politike te gjysmes se dyte te vitit 2017 e ketej “kundermojne me vite drite larg” arome makjavellizmi ne politikeberje, per aresye te mungeses totale te etikes politike ne te berurit politike, donkishotizem, per aresye te mungeses teresore te mjeteve moderne dhe te pricipeve te luftes politike por dhe shvejkizem e lejfenizem populist vec tjerash edhe per shkak te konfuzionit dhe te perzjerjes se qellimshme nga politikanet, te mjeteve politike me qellimet politike te cilat realisht ndryshojne si nata me diten me politikberjen moderne dhe me politikanet misionare e largpames qe i duhen aq shume atedheut. Klasa aktuale politike shqiptare eshte e vjeteruar, e kompromentuar, e diskredituar, e zhvleresuar ne opinionin kombetare e me gjere, pra politikisht gjithanshmerisht e ezauruar.
Vetem katharsisi- spastrimi, “kanibalizimi politik” -ndryshimi me ane te rotacionit, qarkullimit dhe perteritjes totale te elitave politike te mbeshtetura me nje sistem dhe kod zgjedhor adekuat eshte e vetmja zgjidhje politike por dhe domosdoshmeri historike imediate.
Bejeni te nderuar shtetare ky eshte misioni juaj.
Hale fare .Edi Rama na u be si mao se duni me pleh se qeni serb sali dhe ilir hajduti.vidh dhe milk ndonje peme dhe ka bere nje lungo Kar ka 7 vite.mos e votoni me plehun hajdut arrogant.ai qen do vrare.
Turp e neveri Edi Rama
Po ecen ne te njejtat gjurme autoritarizmi dhe deshtimi ekonomik te Saliut.
PS po kthehet ne PD
Ne populli, nuk jemi në rregull nga trutë; në vend të përmbysim e boshatisim “djepin” e mafiozëve, po marrim arratinë e po boshatisim vendin
Është provuar si aksiomë, qysh kur mbi këtë tokë, u shfaq njeriu i mirë e durim-plotë dhe përpara tij, “mbiu” Shejtani djallëzor e uzurpator; sipas të cilës, një person apo komunitet, nuk duhet të besojë fjalët bukura dhe nuk mjaftohet, vetëm me aftësinë për të njohur format dhe mënyrat e mashtrimit të Shejtanit lajkatar, por paralelisht, duhet të dijë si të mbrohet, për të mos u bërë viktimë e tij.
Edi Ramen e duan dhe e mbeshtesin nderkombetaret, juve te gazetes Nata dhe gjithe qente le te lehin, karvani ecen perpara, vazhdoni bjerini.fyellit.hahahaaaa
Ore pleh bodrumi
Qeveria amerikane i ka bërë “dalje” Ramës o majmun legen.
Kryeministri shqiptar ka shtuar vizitat shtetërore dhe private në Turqi për të takuar “sulltanin” Erdogan, ose lëviz në Bruksel ku takon kreun në ikje të Komisionit Europian, Junker dhe zëvendësen e tij, po në ikje, Mogherini.
Gjithsesi Rama gjendet i izoluar, dhe nën rrethim “demokratik”, ku s’përjashtohet mundësia që të jetë në “rreshtin” e parë të hetimit të SPAK bashkë me Metën, Berishën, Bashën, Monikën, ministra e ish ministra të të gjithë krahëve, të cilët kanë bërë zullume.
Ju qorra militante vazhdoni bjerini dajres se liderave plehra megalloman
Po te ishin te gjith te ketij mendimi shqiperia do ishte ndryshe dhe jo ne ket gjendje qe esht tani; respekte!
Hajt se Dita do tiu cmvere flaken juve nga bodrumi der ne kat te trete.Si minjte do digjeni.Prisni dhe pak.
Rama po vjedh ashiqare.
Me arrogance te pashoqe.
Zevendesuam hajdutet nga Vicidoli dhe Skrapari me nje hajdut nga kryeqyteti.
Por problemi madhor qe shoh une eshte PROKURORIA.
Pakti për mbrojtjen e korrupsionit po vijohet nga Arta Marku, e njohur edhe si ‘delja’ e Ulsi Manjës, me të cilën Rama zëvendësoi Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë.
Pakti i mafies politike u zbatua edhe nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda, e emëruar nga dora e Ulsi Manjës.
Gjatë kësaj kohe janë kallëzuar mbi 400 pushtetarë, ku përfshihen, ish-ministra, kryetar bashkish, deputetë, ambasadorë, drejtorë të rëndësishëm etj., për fshehje pasurie, pastrim parash, falsifiko kontratash etj.
Po pse Rama, Berisha dhe Meta angazhuan ushtarët e tyre në Prokurori dhe ILDKPKI të fshehin dosjet e korrupsionit?
Kete pergjigje kerkon publiku
Ato serialèt turq tek KLAN, ua kanè me siguri zili, skenarin me sulltanè dhe bimbashè, kètyre tè PS.
Me urdhra politike, e keni dhjerè Shqipèrinè deri mè sot. Me to, iu duket vetja bajraktarè. Me to, krijoni çifligjet tuaja dhe korrin e qyqeve pa shtyllè kurrizore qè iu bèn fresk.
Rreziku qè i kanoset vèndit, èshtè i prekshèm. Shqiptarèt, nuk duan mè, tè drejtohen nga kèto zhgarravina tè sè kaluarès.
Skena politike shqiptare, ja domosdomèrisht nevojè, pèr aktorè tè rinj.
Bravo socialiste shkodrane,qe paten respekt per dinjitetin e tyre dhe elektoratit qe perfaqesojne!
Pas deshtimit te TURPSHEM te satrapit Rama me kandidimin e nje te denuari nga gjykata italiane, ky sharlatan duhet te mbyllte gojen dhe te shporrej nga PS-ja e Jo te vije prap e te urdheroje se kush duhet votuar.
Gjuha qe perdori sahanlepiresja e Rames,ishte e njejte si e Rames,ndaj keshilltaret shkodrane duhet ta nxirrnin nga salla.
Keshtu e rrenoi PS-ne banditi Rama dhe po’ keshtu gjithe Shqiperise.
Korrupsion me Pallatin e Drejtësisë!
Ditën e djeshme mediat zbuluan një lojë të madhe që është bërë me tokën publike dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet qeverisë Rama dhe Dhomës së Avokatisë.
Kjo aferë e realizuar pikërisht me godinën e quajtur “Poli i Drejtësisë”, ku do të instalohen institucionet që do të dalin pas Reformës në Drejtësi, duket se “njollos” që në lindje edhe këtë të fundit. Vetë godina ku do të vendosen SPAK dhe njësitë e tjera të drejtësisë së re, përbën një objekt të mundshëm hetimi për një aferë të madhe korruptive, sipas të gjitha gjasave.
Pikërisht për këtë skandal në horizont ka shkruar ditën e sotme, edhe gazetari i njohur Klodian Tomorri në faqen e tij në FB duke ngritur edhe disa pyetje retorike për qeverinë dhe Dhomën e Avokatisë.
“Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit të Drejtësisë?
Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit. Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Avokatisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.
Dhoma e Avokatëve e ndërtoi Pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF dhe jo Institucion Publik. Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar, sepse nuk është publik.
Tani Pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e ble si zyra për institucionet e reja të drejtësisë. Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro.
Pra 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore.
1-Kujt po i shkojnë paratë?
2-Si do të përdoren ato?
3-Pse u shkel vendimi i qeverisë, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit për pronën e falur?
4-Me çfarë baze ligjore është blerë prona?
Sepse ligji nuk e lejon qeverinë të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtëzuar vetëm me shpronësimet. Edhe këto me çmime të përcaktuara dhe vetëm kur përdoren për vepra publike që kanë rëndësi të veçantë. Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si të dojë, sepse po të ishte ashtu buxheti i shtetit do të masakrohej nga pazaret.
Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta. Është biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt në publik. Boll më me institucione hibride, që ngrihen për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimtë”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.
Mediat dhe gazetarët e pavarur të ndriçojnë deri në fund këtë triller korruptiv të qeverisë.
E majta duhet rithemeluar
Ilir Meta ka marre malet
Edi Ramen e kane marre Valët e Drinit të Zi
Erjon Veliaj, një kalama
Une nuk shoh drite ne fund te tunelit
I ZGJEDH LIDERI ME DORË…
Me rekorde kriminale,
I zgjodhën për deputet,
Vetëm nga tuf’e “Rilindjes”,
Numërohen shtatë a tetë.
Të dënuar për krim e drogë,
Përzgjidhen kryebashkiak,
I zgjedh lideri me dorë,
Pesë a gjashtë, janë pak.
Një taborr kryebashkiak,
Me rekorde kriminale,
“Rilindja” i bëri bashkë,
Shqipërinë e kthyen në hale.
Të përjashtur si deputet,
Për fshehje të pasurisë,
Nga kopeja e “Rilindjes”,
Dhe “Rilindjen” e bën pis.
Në parti-administratë,
Nga kjo tufë, thuhet treqindë,
Përzgjedhur nga ky rasat,
Mirpo liderin se bind!
Me kriminel në parlament,
Në parti e qeveri,
U vë syn lideri vet,
Vendi po “bën prokopi”!
Nga tufa me kriminel,
Dhe kopeja me hajdut,
Gjeneral e kolonel,
Gradohen me katapult.
Të verbërit u shkojnë pas,
Mjeranët prapa të marrit,
Sikur s’kanë një pikë gjak,
Nga gjaku i shqiptarit.
“Rastësisht” i shket dora,
Nga këto monstëra i gjen,
Gjeneral gradon këta horran
Ligësinë e ka në gen?!
E nderuar redaksi
Keto dite eshte botuar nje platforme e Forumit te intelektualeve kombetar
Ju lutem na jepni hapesire sepse flitet edhe per keto probleme madhore te demokracise se brendshme ne partite tona
Trazicioni, vazhdim i regjimit të krye-djallit Enver Hoxha që u hoq nga “djepi”; na u servir si “demokraci” e nisi me shejtanin e tij Sali Berisha; që na helmoi dhe shkatërroi ëndrrën e shtypur “nën gurë”, për 45 vjet.
Edhe shejtani Berisha, në 5 vitet e para, na vodhi, mashtroi, denigroi, na vrau, na shpërfilli e na mohoi pronën dhe drejtësinë; gjersa e përzumë nga “djepi” me hu e me armë, duke menduar se shpëtuam.
Pas tij, me pamje të urtë, paqësore, xhentil, i dashur dhe i qeshur, u shfaq e u fut në “djep” Fatos Nano, shoqëruar me brohorima e gëzim popullor, si shpëtimtar i madh; por edhe ky na doli më shejtan, që zbukuroi, mbuloi e vazhdoi mashtrimet, hajdutëritë dhe perversitet e shejtanit Berisha.
Iku edhe ky; e në “djep” u fut shejtani Ilir Meta, që bëri aq prapësi, babëzi e shejtanllëqe, sa Nano na u duk “lule” para tij dhe e futëm përsëri në “djep”; përsëri i qeshur, i qetë, qejfli e “arapxhi”, por përsëri veproi si shejtan.
E përsëri, sikur të mos ia kishim provuar prapësitë e barbaritë, që na dogjën e na rropën shtëpi e katandi; larguam shejtanët Nano-Metaj dhe ri-futëm në “djep” shejtanin Berisha; shfaqur i urtë, i qeshur, i sjellshëm, i dashur e penduar; mirëpo harruam, se shejtanët vetëm zbukurohen e nuk pendohen; ëmbëlsojnë gjuhën, por jo shpirtin; ndërrojnë lëkurën, por jo zakonin.
E sikur të mos mjaftonte vetëm ai; pas 4 vitesh, shejtani Berisha futi në “djep” edhe shejtanin Metaj e të dy bashkë, shtuan më egërsisht djallëzitë dhe prapësitë që kishin bërë më parë; gjersa i përzumë.
Përballë shqiptarëve të tejlodhur, u shfaq “ëngjëlli” Edi Rama; i qeshur, sportiv, popullor, xhentil, modern, shakaxhi, i dashur e kavalier; me përbetimin, se do na shpëtonte përfundimisht nga shejtanët Berisha, Nano, Metaj e Basha; por u fut në një “djep” me shejtanin Ilir Meta e Lulzi Basha, dhe u puth me shejtanin Nano, duke bërë prapësitë, që as vetë shejtanit në qiell, nuk i kanë shkuar mendje.
Tashmë, Edi Rama është krye-shejtani, që ka zënë i vetëm “djepin” e Shqipërisë, i lidhur fortë brenda tij se mos e nxjerrin ose bie; ndërsa rrotull po i vijnë përsëri shejtanët e vjetër Berisha, Metaj, Basha, Kryemadhi, për t’i zënë “djepin”
Ju jeni komunista tradhtare plehera komuniste
Kurse ti je nje bajge bodrumi
Kurse ti je nje cope gomar , qe flet dokrra , pa lidhje dhe pa asnje argument ! Njeriun nga kafshet e dallon vetem llogjika , arsyetimi , per t`i bindur te ngjashmit e vet !
Mos iu humb kohe dhe nerva njerezve , por shko futu serisht ne pyll , andek nga ke dale !
Ku ka me PS o e dashur Dita
A e dini qe ministra e deputete duhet ti marrim leje “dhendrrit te Bablokut” per te dale jashte shtetit
PS eshte bere PPPS
WHO – Organizata Boterore e Shendetesise konstatoi se ne Shqiperi perdoren akoma pajisje mjekesore me rreze X te vitit 1918, e denje per muze.
Pak kohe me pare u be rikonstruksioni i nderteses se Sanatoriumit…por shqiptaret duhet te kuptojne se mure me te bukura nuk perkthehen ne shendetesi me te mire. Pllakat e shtrenjta prej mermeri italian nuk e sherojne pacientin.
Koncepti i permiresimit te shendetesise me tulla dhe me llac nuk eshte mangesi vetem e kesaj qeverie, por e te gjitha qeverive gjate ketij tranzicioni 30 vjecar. Ne rradhe te pare, shendetesia permiresohet duke afruar burimet njerezore…por shumica e personelit te kualifikuar mjekesor eshte larguar nga Shqiperia sepse nuk kemi sistem meritokracie, por partitokracie. Ne rradhe te dyte, shendetesia permiresohet duke pajisur spitalet me aparatura moderne…por shumica e parave firon neper kontrata koncesionare abuzive, rrjedhimisht, asnje nga qeverite e deritanishme nuk kane mundur te permiresojne aparaturat ruso-kineze te luftes se pare boterore.
Shendetesia eshte kosto politike qe asnje qeveri nuk ka pasur guximin ta marre. Shumica e te punesuarve ne shendetesi, jane te ardhur nga listat partiake. Vetem kjo e shpjegon faktin se perse:
1- nje spital rajonal ka 120 punonjes administrate nderkohe qe ka 80 staf mjekesor.
2- nje spital rajonal ka 30 shofere ambulance nderkohe qe ka vetem 2 ambulanca.
3- nje spital rajonal ka me shume juriste sesa ka mjeke urgjence.
4- nje spital rajonal ka 1 sanitare per cdo m2 spital.
Me rrogat e gjithe kesaj ushtrie parazitesh partiake, mund te modernizohen shume aparatura mjekesore, modernizim i cili do perkthehet direkt ne shendetesi me cilesore per taksapaguesit shqipetare.
Shendetesia eshte kosto politike…nje kosto qe nuk mund te merret me kete sistem rrokadash partiake PS-PD-LSI, sistem i cili nuk ka te sosur ketu e 30 vjet. Na duhet nje sistem i ri politik i cili te afroje ne vendimmarrje njerez te guximshem qe nuk kane frike te marrin mbi supe kosto politike per te miren e perbashket. Nuk ecet më me tulla dhe me llac, na duhet te promovojme burimet njerezore.
Na duhet nje sistem i ri !!
Mbledhje ma pa nivel nuk kisha as imagjinue.Me tu neveriti intelekti i kokave te kesaj mbledhje.Turp e faqja e zeze per te deleguarit qe vijne te vendosin me forcen e padishahut piktor kryet e gjase ne drejtimin e Shkodres.
Presim dhe shpresojme ne te ashtuquajturen e fameshme SPAK.
DELE JENI, DERISA TRAJTOHENI SI TE TILLE, E
MERITONI.
KAMBANA DHE KUSHTRIMI I SHKODRES PER EDI RAMEN
– Nuk mund te kete demokraci ne Shqiperi pa demokraci ne gjirin e partive politike
– Pesimi i Shkodres te behet mesim per mbare politiken shqiptare
– Demolracia eshte si dashuria…!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sa me shume demokraci ne gjirin i nje partie aq me shume demokraci do kete Shqiperia…
Perndryshe po shkohet drejt jo “partise shtet” por drejt “nje njeri shtet” si ne kohen e Ahmetit, te Enverit, te Berishes… edhe ne gjirin e PS-se.
Edi Rama ne gjirin e Partise Socialiste ka nje vote si cdo anetar tjeter i saj. Nuk eshte as mbret dhe as Enver aq me pak Sali !
Por po vepron si i tillle pa e pasur ate tager.
Socialistet e vertete te Shkodres i dhane dje nje mesazh madhor lidershipit te tyre qe humbi 19 me 3 perballe tyre.
Thirrjet dhe qendrmet demokratike te Tereze Brigjes, Blediana Nikes, Diana Muriqit, Dhurata Tylit, Anton Dedes, Lulash Nikes …. jane nje kambane alarmi dhe kushtrim per demokraci ne gjirin e Partise Socialiste!
Jane nje mesim per Edi Ramen, per kryesine, per Adamblene, per ministrat, deputetet, lideret rajonale per rilindjen demokratike te PS-se sipas parimit “ nje anetar nje vote” dhe jo sipas antiparimit “ Lala Kros o Lala Kros vet shkruaj e vet vulos!” apo te Saliqit “ Ligji jam une”
Partite e verteta demokratike jane bashkim vullnetar njerezish jo reparte ushtarake, jo tufa delesh, jo kazerma.
Nga diskutimet e anetareve te Keshillit Bashkiak del se 19 perballe 3 jane kunder kandidatures dhe nen trysni dhe per “ Unitet te celnikte” ( … Ashtu de! ) per “ solidaritet” politik votojne kandidaturen “ zyrtare” te pazgjedhur prej tyre.
Nese PS lufton dhe punon per demokraci ne Shqiperi, se pari duhet te vendose demokraci ne gjirin e saj.
Perndryshe e pret fati i PD-se dhe LSI-se!
Demokracia eshte si dashuria . Sa me shume ta kesh aq me shume do ta kerkosh, aq me shume do te punosh dhe aq me shume do te luftosh per te!
“Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr.Përgjithshëm i Partisë z.Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë candidate do të përjshtohet nga Partia.”
“Senida Mesi:Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.”
“Senida Mesi:Një sekond se po na ngatërroni!! Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.”
“Senida Mesi:Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!Senida Mesi:Ju veç do thoni po.”
po ti çpate mor mut dega??
si more hajvan i mutit fillove të hash tërë atë mut që ke dhejrë deri dje??
hy copa e mishit,pa sy, pa tru,me gishta dhe me gojë për mut!!
nuk e di a është i tërë traskriptimi i atyre që janë folur në atë mbledhje!më vjen keq që askund nuk pash në sanjë vënd diskutim nga ana e Arbis Vjerdhës!!
kush vazhdon të mbrojë akoma dobiçin e tiranës me gjak burgajeti,dhe pas dorzimit të hajvanit të hajvanëve hale degës,do të thotë se o është dement o është në tërë kuptimin e fjalës bir kurve!!
ps:nuk e di çmendon ai pushti i vjosës!!ka humbur si pizga në rebesh!!
E kuptoni se kush merre pjese ne kete maskarade edhe nje fare i ashtuquajturi TOM DOSHI.
Se çfare kerkon ky derdimen ne kete mbledhje hec dhe merre vesht.
Kokrra e katundarit dhe malokut kerkon te duket ne qytetit e Shkodres dhe te ben edhe karshillek.
Leri karagjozin e Shqiperise EDI RAMEN jep urdhera dhe direktiva se kush do te zgjidhet ne menyre ultimative si kryetare e Keshillit te Bashkise Shkoder.
Pse me keto vemje dhe derdimena do te bejme shtet.
Tipat si EDI RAMAT, TOM D/KODOSHRAT, TAULANT BALLRAT duhet nxjerre jashte nga qyteti i Shkodres dhe te mos vine me ne qytetin e Shkodres.
Me keto plehra nuk behet as shtet, as qeveri, as bashki.
Keto langaraq perfitojne sepse edhe krahu opozitar ka ne krye nje derdimen, nje mashtrues qe nuk din te bej jo pune, por as politike reale, ky eshte personi qe “rri te sheshi” LULEZIM BASHA.
SHKODRA duhet te beje zgjedhje ligjore lokale qe te marre fryme lirisht. Tung.
Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu
Me cfare i ka mbledhe votat ky? Me kove ne dore?
KY ESHTE SKANDAL !!!
Turp!
Nivel medioker I “parlamentareve” te Shkodres!
Nivel akoma me I ulet I ish z v/kryeministres.
“Lum’ si ne” kush na ka drejtuar e vazhdon…!!!!
Nuk dua ta besoj, ate qe ka bere Senida ne emer te Edit dhe te Taulantit. Te isha une ne ate mbledhje, sapo te degjoja ato qe kishte thene Edi e Taulanti, do te ngrihesha menjehere nga salla teper i fyer dhe do t’i thosha: Edi, qerohu nga Shkodra, sepse nuk dashke demokratet, por me shume urreke socialiastet. Merru me Vloren. Qenkan shume te duruar socialistet e Shkodres teksa nuk qenkan ngritur njeheresh ne kembe dhe ta linin vetem te gjoren Senide.
Lexova me kureshtje debatet në formësimin e këshillit bashkiak të Shkodrës,dhe më erdhi keq,që atyre debateve të hapura demokratike,që tregon shkallën e lartë të qytetarisë Shkodrane,dhe përpjekjeve për demokraci të brëndëshme dhe dinjitet,ju vuri kapak urdhri nga lart,urdhër-çelës i të gjitha partive ne Shqipëri që kanë bllokuar demokracinë e brëndëshme ne parti dhe në krejt shoqërinë shqiptare.
Kërkesat dinjitoze të atyre këshilltarëve,janë rruga dhe modeli për ta varrosur diktatin e njëshit dhe për një demokraci të vërtet në Shqipëri.
ku i zhdukni komnetet mor dallkaukër??