Jam njohur me DITA-n qysh në numrat e parë të saj. Vlerësoj kurajon tuaj qytetare për të goditur hapur zullumet që bëjnë pushtetarët e sotëm dhe disa politikanë që kanë vënë interesin e tyre mbi gjithçka. Pjesë e profesionalizmit e një gazete të pavarur, është qëndrimi opozitar i përhershëm me cilëndo parti që vjen në pushtet. Unë mendoj që qëndrimet e DITA’-s janë me vlera në luftën e përgjithëshme që duhet të bëjë e gjithë shoqëria ndaj të ligës që po na merr shpirtin. Si qytetar dhe si lexues, ju përgëzoj e ju falenderoj. Për të gjithë gazetarët, përshëndetje dhe urime, veçanërisht përshëndetje dhe urime z. Adrian!
Email nga adresa: [email protected]