Arben Duka
Në Kështjellën e Lirisë,
të gjithë vumë nga një gur,
se dhe kënga – se dhe vargu,
janë bombë edhe flamur!
Një i vetëm, e pamundur,
s’u bën dot derman tiranëve,
dhe sikur të jesh përkundur,
ti në djepet e viganëve!
Duhen shumë edhe më shumë,
të ndezur nga një ide,
mbi armiqtë e lirisë,
bashkë të bëhen si rrufe
Se veç shpresa dhe besimi,
ishin flakë e zjarrit tonë,
vetëm një ide e madhe,
mund të bëjë revolucion.
Domosdo që ka merita,
ai që idenë e dha,
po këtu fjalën e fundit,
vetëm POPULLI e tha.
Po këtu fjalën e fundit,
vetëm POPULLI e tha,
në i dalt’ sot njeri kundër,
do të jetë një maskara
Kush nuk e kupton lirinë,
gjithmonë bie në humnerë,
populli ta jep fuqinë,
dhe sërish Ai ta merr!
Ne pa kushte krejt luftuam,
që kur nisëm në fillim,
po liria që fituam,
duhet mbrojtur me çdo çmim!
Vetëm ishim, vetëm jemi
ne të Ditës… Qeveri,
mbi të gjitha duam sot
që të bëhet Drejtësi.
Nuk dua të bëj Kasandrën,
se jam vetëm një poet,
them se një zhgënjim i ri,
pushkatim do qe vërtetë.
Luftuam për këtë ditë,
them se doli e vërteta,
i provuam mizoritë,
ndaj dhe presim të nis jeta!
Ndaj dhe presim të nis’ jeta
edhe më s’po bëjm komente,
dhe askush me Shqipërinë,
mos bëj më, eksperimente.

Tamam
BRAVO !!!!