Në Pakistan, princave arabë u lejohet të shkelin ligjin

Saimir Lleshi

Ata janë një racë e rrallë zogjsh që jetojnë në Pakistan. Kanë thuajse madhësinë e një pule në peshë, por janë pak më të lartë.

Gjuetia e tyre është ndaluar me ligj në këtë vend, por kjo nuk i pengon sheikët arabë për të gjuajtur shpendin e quajtur “Houbara Bustard”.

Princat arabë dhe miqtë e tyre të pasur preferojnë të gjuajnë këtë lloj shpendi sa për sport, aq edhe për mishin e tyre cilësor.

Mijëra zogj migrojnë nga Azia Qendrore në Pakistan çdo dimër – duke i dhënë Pakistanit një avantazh të një “diplomacie të butë”.

Pavarësisht ndalimit të gjuetisë, qeveria pakistaneze jep deri në 35 leje të veçanta çdo vit për sheikët arabë. Ata lejohen të gjuajnë në habitatin natyror këtë shpend.

Maksimumi mund të vrasin deri në 100 copë për 10 ditë, por sheikët edhe e tejkalojnë ca numrin sipas marrëveshjes me qeverinë.

Në vitin 2014, një raport zyrtar bënte me dije se një princ saudit kishte vrarë më shumë se 2.000 zogj në një gjueti safari 21-ditorë. Kjo shkaktoi një protestë atje.

Qeveria vendosi një “moratorium të përkohshëm” në gjueti, por lëshoi në heshtje leje për sezonin e gjuetisë vitin pasardhës.

Në gusht 2015, Gjykata Supreme urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të gjuetisë së shpendit. Zogu në fjalë jeton në një zonë të largët në shkretëtirë.

Banorët vendas të varfër nuk u lejohet kjo gjueti. /Dita/

_88167285_releasedhoubara _88167287_img_3652-1 _88168181_img_3655-1 _88168183_houbarabustard-26-28jan2016020

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *