Në palestër, për… 1001 hallet e tua

redaktor

Dua një trup të bukur, e dua si kjo në fotografi! Këto janë kërkesat e femrave sapo hyjnë në një palestër. Por në format nuk vijnë sa hap e mbyll sytë edhe në këtë rast duhet punë dhe kohë, në mënyrë që të jepen rezultatet e kënaqshme për një trup të tonifikuar. Kemi biseduar me Arlind Egron, instruktor palestre i cili na tregon më shumë se përse një femër duhet të kryej aktivitet fizik. Mes shumë këshillash Egro sugjeron: Shko në palestër në mënyrë që i dashuri juaj mos të shoh një femër tjetër. Ai na pohon se këtë gjë duhet ta fillojë herët, në kohë që kur të shkojë 40 vjeç silueta e saj të jetë për t’u admiruar, nga ana tjetër aktiviteti të bën mirë seksualisht. Një zakon i keq i shqiptareve është se i lënë gjerat për në momentet e fundit, por kur bëhet fjalë për trupin kjo nuk duhet të ndodh. Të pasurit një shëndet të mirë lidhet ngushtë edhe me ushqyerjen. Nw lidhje me kwtw temw, Blerina Bombaj, dietologe, thotë: “Në stinën e pranverës ndërgjegjësimi për të rritur aktivitetin fizik dhe për të frekuentuar palestrat arrin kulmin. Disa për të rënë nga pesha, disa për të shtuar masë muskulore dhe disa për të forcuar muskujt. E që të bësh një trup të mirë duhet edhe të ushqehesh mirë. Mbi të gjitha duhet të kontrollosh kaloritë e të shpërndash në formën e duhur vaktet.

Vullneti, si fillim

Nëse dikur trupat thatime, fibroze dhe faqet e tërhequra ishin pasojë e dietës në diktaturë, sot këto parametra po tentohen vetëm për t’u ndjerë mirë. Jo vetëm fizikisht. Mbi të gjitha shpirtërisht. Dhe fjalën nuk e kemi për atë kategori mes nesh që sot e gjithë ditën bën fizkulturë me varfërinë, por për njerëz që e kanë urgjentisht të nevojshme të shkunden, të lëvizin, të shkathtësohen, të ruajnë fizikun e rrezikuar nga obeziteti e jeta pa sforcime fizike.

_sY4aPër këtë duhet vullnet, dhe gjimnastika në kushtet e shtëpisë është pronë e të vullnetshmeve. Gjithë pjesa tjetër i ka rënë shkurt, të paktën në kryeqytet: Një shfletim i shpejtë i guidës së Tiranës, për të gjetur numrat e telefonit të ndonjë palestre. Shumë kush e ka anashkaluar madje edhe guidën sepse miqtë i kanë rekomanduar vendin e duhur, dorën në xhep është e sigurt që e ka futur. Sepse kaloritë sot, zor se mund t’i djegësh pa para. Pastaj kur paguan, je dhe më i motivuar. Mendohesh dy herë para se të lësh një ditë pa shkuar, jo vetëm së të rendon xhepi, por dhe sepse në fakt nuk e lë dot. Sepse të bëhet pjesë e stilit të jetës dhe përpos mbajtjes së trupit në formë ka dhe shumë atraksione të tjera; miqësia e reja që ke mundësi të krijosh, e pse dhe ndonjë flirt. Dhe për faktin që në palestër nuk shkohet vetëm për të bërë muskuj apo për të mbajtur trupin në formë. Sigurisht, shkohet dhe për të hequr stresin. Kjo e fundit e shpjegon më së miri faktin që në pjesën më të madhe palestrat frekuentohen nga një shtresë e caktuar e shoqërisë. Njerëz që përgjithësisht kanë një jetë të ngarkuar dhe disa orë në palestër u shërbejnë për të hequr qafe shumëçka: Dhjamin e tepërt, stresin dhe lodhjen mendore.

Kujdes

Shumë njerëz mendojnë se para palestrës është më mirë të mos ushqehen dhe kështu do të djegin me shumë kalori. Kujdes: nëse trupi nuk ka substrate energjike ai do të ulë djegien.

 

Koha e vakteve

Koha që konsumohet ushqimi para dhe pas palestrës luan rol kyç në ndërtimin e muskulit. Është shumë më efikas në shtimin e volumit të muskulit konsumi i një vakti të kombinuar në karbohidrate dhe proteina para dhe pas palestrës sesa shtimi i sasisë së proteinave gjatë ditës! Sidomos marrja e proteinave përpara aktivitetit!

 

Koha për… stërvitje

armina1Armina Mevlani, më shumë kohë në palestër

Armina Mevlanin këto kohë, e kemi parë më aktive se kurrë në ambientet e një palestre. Nëpërmjet profilit të saj në Facebook, shohim një Arminë të përveshur dhe të përqendruar tërësisht në stërvitje. Ne e dimë shumë mirë që ajo është vajze e palestruar. Asaj nuk i ka munguar asnjëherë stërvitja dhe kjo disiplinë në familje, pasi ajo është vajza e koreografes dhe instruktores Mimoza Mevlani.

Albana Osmani në top formë

Prezantuesja e njohur në televizionin Top Channel, Albana Osmani zgjedh vazhdimisht të përshëndesë në mënyrë të drejtpërdrejtë fansat duke u dhuruar fotografi në rrjetin social Facebook. Ajo është një nga vajzat më trupin më të bukur në televizion, kjo pasi Osmani tregon shumë kujdes për veten. Nëpërmjet profilit të saj në rrjetet sociale shohim herë pas herë që ajo harxhon kohë dhe mund për të qenë në formë dhe deri më tani ja ka dal më së miri.

Soni Malaj të lë pa fjalë

Këngëtarja Soni Malaj i është rikthyer skenës muzikore shqiptare, si një nënë e re, pa ndryshuar shumë soni  maformat e lakmuara trupore. Për paraqitjet e saj, duket se Soni mundohet goxha shumë. Të paktën këtë tregojnë fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja, në rrjetet sociale. Ajo shfaqet duke ushtruar në një palestër private, duke ngritur pesha. Pas dy vjetësh qëndrimi në Spanjë, ishte “X Factor” që bëri të mundur kthimin e Sonit në atdhe. Format e saj trupore janë të përkryera dhe këtë e ka arritur me punë… me përpjekje!

Kur Afërdita e “djeg” sallën e palestrës

Modelja e shndërruar në këngëtare Aferdita Dreshaj prej shumë vitesh aktivitetin e saj e zhvillon në Amerikë. Duke qenë se Zoti i ka dhuruar bukurinë ajo nuk heziton aspak ta prezantoj veten në profilet e saj të ndryshme, në veçanti në Twitter. Një gjë që të bie në sy, në rast se sheh faqen e saj, është fakti që Afërdita ka një regjim të caktuar për trupin dhe ushtron çdo ditë palestër, por këtë gjë nuk e bën pothuajse asnjëherë pa u treguar atyre që e “ndjekin” ne Twitter. “Po shkoj në gym”, “Do të djersitem shumë”, “E kemi djegur sallën e gym-it”, etj, janë vetëm disa nga postimet që ajo ka bërë vetëm gjatë muajit të fundit. Ato në të shumtën e rasteve shoqërohen edhe me foto.

Share This Article
2 Comments
  • “Po te hedhesh nje sy ne guiden e Tiranes…………”
    Pakestrat ne Tirane jane si puna e klubeve apo kafeneve. O burra kush te ndertoje sa me shume dhe pa pike lidhje. Le qe cmimet e palestrave, me sa kam degjuar, jane skandaloze te larta.
    Problemi qendron keshtu:
    Shqiperia ne pergjithesi, dhe le te marrim Tiranen mqs eshte qendra e muhabetit, eshte karakterizuar nga nje forme e mire trupore. Dhe kjo ka te beje me faktin qe atje ecet dhe akoma mund te them qe hahet me mire. Gjithashtu ka te beje edhe trashegimia. Sa per femrat vihet re qe 99% jane elegante dhe te gjata. Per meshkujt do te thoja qe barku perben nje problem sepse ne mentalitetin e meshkujve per nje kohe te gjate ka sunduar ideja qe barku tregon “burrerri” dhe “mireqenie’ (idiotesia me e madhe e mashkullit shqiptar). 99% e meshkujve mbi 30 vjec jane me barkun qe u varet siper rrypit te pantallonave. Jane fryre e po pellcasin nga e ngrena e tyre ne menyre babezore. Te tille meshkuj nuk do marrin asnjehere persiper te ndergjegjesohen per trupin e tyre.

    Nje tjeter gje qe me ben pershtypje eshte fakti qe shumica duan te kene nje trup te mire jo sepse eshte mire per ta, por sepse keshtu duhet per te tjeret.

    Une nuk e di se cfare oftohet ne te tilla palestra, por cmimi nuk duhet te jete aq i larte. Tirana ka nje pasuri shume te cmuar qe quhet Liqeni Artificial. Shkoni e vraponi dhe djersituni shume e mos shikoni ca tipe qe shkojne ne palester thjesht sa per te nxjerre nje foto ne FB apo ne ciu ciu.

    Perdorni sa me shume perime e fruta, qendroni larg ushqimeve te gateshme, konsumoni nje here ne jave peshk, dhe cdo dite nga nje grusht arrash, apo bajamesh, apo kikirike. Pini 8-10 gota uje ne dite per te ndihmuar ne rritjen e metabolizmit. Nese je shkon ne mendje per gjera te embela, atehere pini uje, keshtu do ndiheni te ngopur me shpejt.
    Konsumoni ushqime me baze te madhe fibre.

    Dhe mbi te gjitha mos pini duhan, sepse ne Shqiperi, duhani pihet nga tangerlleku. Lereni birrat per njehere ne jave e jo cdo dite.

    Ah sa shume kam per tju thene…:)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *