Në parajsat fiskale ka “banorë” shqiptarë

redaktor

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), një rrjet i gazetarëve investigativë dhe reporterëve në më tepër se 60 vende të botës, si dhe i mediave kryesore ndërkombëtare, me seli në Uashington, ka zbuluar këto ditë emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende, që dyshohet se i kanë depozituar paratë e tyre në llogaritë e institucioneve financiare jashtë shteteve të tyre, që vlerësohen si parajsa fiskale, sepse nuk mbajnë taksa mbi fondet dhe investimet e kryera. Parajsat kryesore fiskale (ishuj të vegjël, shtete të vegjël, të ardhurat kryesore të të cilave vijnë nga turizmi dhe prania e bankave ndërkombëtare) në botë janë Ishujt Virxhin, Ishujt Kanarie, Ishujt Bahamas, Ishujt Kajman, Qipro, Luksemburgu, Lihtenshtajni, San Marino, ishujt Sejshel, etj. Në to investohen, sipas vlerësimeve të OECD dhe FMN, mbi 2.1 trilion (mijë miliardë) dollarë të padeklaruar dhe të pataksuar në vendet e origjinës. Pa dyshim që aty, në këtë shifër tronditëse dhe gati të paimagjinueshme parash, janë edhe pjesa e luanit e 2.4 miliardë dollarëve të “mërguar”nga Shqipëria gjatë viteve 2005-2012 në formën e evazionit fiskal, të denoncuar nga rrjeti Integriteti Financiar Global (GFI).

Po si kryhet një pastrim parash, si vjen një para e evaduar, të themi nga Shqipëria për në parajsën fiskale me emrin Qipro?

Një formë na e ka dhënë vetë historia e një sipërmarrësi amerikan, sot i gjykuar në vendin e vet, që blinte armë nga Shqipëria (histori e zbuluar pas shpërthimit në Gërdec) dhe kishte ndërmjetës një kompani të regjistruar në Qipro. E njëjta formë ka dalë në mediat shqiptare nga historia e sipërmarrësit serb që hapi dy kompani formale në Qipro, për të kaluar para nga tenderat dhe kontratat që fitonte nga qeveria shqiptare. Në një shembull hipotetik edhe më të thjeshtë, në rast se si zyrtar i korruptuar i Shqipërisë, mua më afrohet një kompani që kërkon të fitojë një tender dhjetra milionë dollarë dhe më thotë se 10 përqind (të themi 3 milionë dollarë) është e imja, atëhere mua më duhet të gjej një sekser që të më ndihmojë ku t’i vendos këto para, njëherë që tenderi është fituar. Shpesh si sekser ofrohet vetë kompania me lidhjet e saj, që të ma bëjë edhe më të lehtë korrupsionin. Ose mund të kem kontaktuar sekserë të tillë që janë firma konsulente dhe që luajnë sekserin e maskuar. Kjo kompani apo firmë konsulente më lidh me një bankë në një parajsë fiskale, le të themi një bankë në Qipro. Pas kontakteve të para, kompania ose konsulenti realizon që në këtë vend të jetë rregjistruar një kompani “X”, me aktivitet sikurse kam rënë edhe unë dakord, pronari i së cilës jam unë vetë. Nganjëherë është vetë banka, e interesuar për të mbajtur një përqindje të majme të 3 milionë dollarëve të mij, që ofrohet të më lehtësojë rregjistrimin. Dhe mua më mjafton vetëm një udhëtim gjoja turistik në Qipro(mundësisht së bashku me familjen), që të paraqitem përpara autoriteteve dhe të nënshkruaj dokumentat përkatëse. Duhet thënë se autoritetet e vendit apo ishullit të vogël janë shumë bashkëpunuese, pse varen nga politikat e këtyre bankave të mëdha të investimit. Ose edhe mund të mos vete fare, por këtë e bëjnë persona të autorizuar prej meje të nënshkruajnë në emër tim (administratorët e kompanisë së krijuar). Gazetarët kurajozë të ICIJ kanë zhbiruar në këto forma transferimi dhe pastrimi parash dhe brenda rrjetit të tyre kanë rënë, për shembull personat e ndërlidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit të Rusisë, Igor Shuvalov, si dhe të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, me gruan dhe vajzat e tij. Sipas ICIJ, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit rus përshembull ka një kompani në ishujt Virgin. Po ICIJ ka gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbaigjanit. Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të Presidentit azerbajxhanas.

Është folur më parë për dy zyrtarë të lartë shqiptarë që i kanë emrat në listën me 130 mijë emra të ICIJ, por intuita ta do se këto emra do të jenë shumë më tepër. Parajsa kryesore tatimore që pushtetarët tanë mendohet se kanë përdorur për të dërguar jashtë paratë e fituara nga përqindjet mbi pazaret e pasurisë publike është Qipro.

 

Share This Article
5 Comments
  • “… dy zyrtarë të lartë shqiptarë që i kanë emrat në listën me 130 mijë emra të ICIJ.”

    Pse nuk i publikoni emrat?

  • jua them une ju po na sekusestrojne leket e djereses ballit NE QIPRO ,U FIKEM FARE
    KUR TE KTHEHEM nga baku DO NISIM PROTESTAT ME GITEN ZENIN DHE JAMARBERIN,\

    DUAM PARET TONA DUAM PARET TONA
    QIPRO QIPRO VAFANCULLO
    FAZLLIC FAZLLIC TE Q..SHA MOTREN
    NEJEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

  • Pershendetje Edlira, si gazetare qe je duhet te besh me shume kujdes kur shkruan. Juve thoni qe 2,1 trilion(jane nje mije miliard dollare)!!!!!!!!!!!
    Edlira, 2,1 trilion jane 21 mije miliard dhe jo nje miliard dollare!!!!!!!
    Gjithesesi, komente nga prestigjozet britanike flasin per 2,1 deri 2,4 trilion pound, qe jane shume me shume se 2,1 trilion dollare. Edhe OECD dhe GFI flasin per kete vlere. Gjithesesi keto jane supozime.
    Nuk eshte problem te kesh llogari bankare jashte sepse, bankat per kete pune jane, qofte edhe ne zonat qe juve(rrjeti gazetareve investigative) permendni. Dhe pse jo, nje pjese e atyre bankave qe veprojne edhe ne Shqiperi. Problemi eshte ne se personat posedues te ketyre llogarive te cilet kane detyrim ligjor te bejne deklarimin e pasurive e kane bere kete deklarim ne perputhje me ligjin apo jo? Ky eshte thelbi i problemit? Pasi, dikush do te thote, ku eshte ndryshimi te kem llogari bankare bankare ne nje nga keto vende apo ne Shqiperi? Ose ne cdo vend tjeter? Gjithesecili perpiqet te zgjedhe nje banke te sigurte dhe ku perfiton interesa.
    Mos kujtoni se ka dhe shume spekullime nga te gjitha palet, ne keto shkrime. Nuk eshte hera e pare qe shkruhet dhe as e fundit. Organizatat watchdog jane kudo.
    Marini, me siper permend se kush jane dy zyrtaret shqiptare?. Mendimi im personal eshte se nuk ka rendesi nese ka dy zyrtare shqiptare, ose me shume. E rendesishme eshte qe keta zyrtare te kene deklaruar kete shume prane organeve perkatese. Ne rast se ata e kane bere kete gje, atehere cdo gje eshte legjitime, pasi gjithesecili eshte i lire te zgjedhi vete banken dhe monedhen ne te cilen ai mban llogarite e tij.
    Kuptohet kur permenden emrat e politikaneve te ndryshem me keto informacione, shkalla e sensibilitetit rritet shume, pasi nuk eshte vetem posti publik qe keta persona mbajne, por vlerat shume te medha monetare qe keta persona, ose familjare te tyre kane neper keto llogari bankare, dhe nuk justifikojne te ardhura te krijuara nga puna, pra kemi te bejme me te ardhura nga afera korruptive dhe jo ligjore.
    Ketu ndryshon puna dhe organet e specializuara duhet te nderhyjne qe keta persona te marrin ndeshkimin sipas ligjit.

  • Une quhem PETRIT SULAJ (LESHKO), jam drejtor i Trafikut Ajror, kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër te te gjithe antareve te Lsi Shpk qe na kam marre ne pune se ne te vertete jemi te gjthe me diplloma Kristali e fshatare hesapi. Une kam vjedhe shume 46 milon euro por njeri nuk po ndihet, leke Anta ska me se kam marre dhe ca over drafte une smarr vesh se ne ngarkim shkarkim te peshorja ne Sauk kam punuar.
    Ne 95- 2000 kam bo trafik klandestinesh me kurde e viza Meksikane fallso, pastaj ja futa nje Italianit nja 150 mije euro i mora resrorantin, keto 3 vjet e 8 muaj vellai im Ilir Meta me vari melcite e Antes o zot o zot sa leke, sa shpejte milioner tani shumicen Monikes e Likes por mos te qahem tani kam dhe Audi Q 7 jam si mbret, 4 milon euro kam rrujt per vete.
    Tani jam me zemer cigaren e kam lene, pi pak seksit ja kam vare, kam shume stres kam dhe dashnore po ca ti bej doktori me tha viager ne asnje menyre fat muti kur isha 20 vjec sma varte njeri ik ere katunar muti me thoshin edhe une shkoja te dritaret e qytetit studenti aty gjeja rehate e masturbohesha. Ky jam une qe te gjithe jeten time skam lexuar nje rresht liber me 4 klase fillore e i bej zbor te gjitheve ketu tek Anta me perulen e servilosen po deshen mos ta bejne ja u bej robt .
    Sa filluan me u krujt me mu e Lumtorin (ai i bo te gjitha letrat e vjedhjeve i qan) keta te KLSH nji tja mush mire BUJAR LESKAJT ec aty vetem dy copa letre la, ja hudha edhe kesaj here.Tani kam 3 dashnore Irmen Matilden dhe Even e kam pak keq se te henen vjen Drejtori i ri kam frike nga Krimi ekonomik kam vjedh shume 46 milion euro vetem 4 milion per vete te tjerat te Monika.Cuna ma boni hallall hajdeni ka burgu ndo nje here atje nuk do te jem vetem do kem Lumtorin, Nailin dhe Red Krecin amanet Irmen.Rrofte Ilir Meta Xhepi dhe Fatimja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *