Në Paris gjenden gjurmë të koronavirusit edhe në ujë

Leda Hysa

Një lajm tronditi Parisin ditën e djeshme. Në 27 pika ujë nga ai që pastrohen rrugët e Parisit, 4 prej tyre rezultuan të kontaminuara nga COVID-19.

Po për fatin e mirë nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm. Institucionet lokale njoftuan se rrjeti i ujit të pijshëm është i ndarë nga ai që përdoret për pastrimin e rrugëve të qytetit.

Kështu që njerëzit mund të pijnë pa frikë ujin, ndërkohë që u ndalua rreptësisht përdorimi i linjës tjetër që përdoret për pastrim.

Franca deri tani ka 152,578 të prekur dhe 19,718 viktima nga COVID-19.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Keni nje lapsus te perkthimit : jo ne pika uji.. por ne pika te marrjes se ujit per patrim te rrugeve dhe vaditje te gjelberimit publik qe nuk jane per furnizimin e ujit per banoret qe eshte dhe i pishem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *