Në parkun e lojërave nuk do të ketë asnjë kafene

redaktor

Bashkia e Tiranës hedh poshtë deklaratat e Partisë Demokratike dhe lajmet e publikuara ditët e fundit në disa portale të lidhura me të, mbi pretendimet për projektin e parkut të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit Artificial.

Qytetarët e Tiranës e dinë se Partia Demokratike është kundër çdo pune dhe të mire publike, dhe fakti që prej disa ditësh flasin kundër parqeve të lojërave për fëmijë s’na habit aspak.

Bashkia e Tiranës deklaron se në projektin e parkut të lojërave për fëmijë nuk parashikohet asnjë ndërtim kafeneje apo restoranti, siç pretendojnë ata që e shkatërruan Tiranën në 4 vitet e fundit.

Ky projekt fantastik përfshin vetëm një park lojërash për fëmijët e të moshave dhe nuk cenon absolutisht asnjë pemë të Parkut të Liqenit.

Me këtë rast, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e thellë për mashtrimet e radhës të zyrtarëve të PD-së dhe keqinformimin e paskrupullt që po i bëhet këto ditë publikut, për një nga projektet më fantastike për 200 mijë fëmijët e Tiranës.

Sot Tirana është një kantier i hapur punësh publike dhe ashtu siç ka bërë që në ditën e parë të punës së saj, Bashkia e Tiranës do të vijojë të punojë për qytetarët e Tiranës, për më shumë kënde lojërash për fëmijë dhe hapësira të gjelbëruara.

Ata që e shkatërruan Tiranën për 4 vjet, duke dhënë leje ndërtimi për pallate 17 katëshe m’u te diga e Parkut të Liqenit, e kanë të lehtë të baltosin sot ata që punojnë, duke u përpjekur të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës e kanë fare të qartë se kush e ka shkatërruar Parkun e Liqenit, duke lejuar ndërtimin e dhjetëra kafeneve dhe restoranteve rreth e rrotull parkut.

Bashkia e Tiranës ka vetëm një kërkesë për të gjithë përtacët që e drejtuan qytetin e Tiranës nga viti 2011 në 2015: Na lini të punojmë! Qytetarët e Tiranës duan punë dhe jo llafe kafenesh. Qyteti i Tiranës ka nevojë të zhvillohet e të shndërrohet në një metropol evropian.

2

6 3 4 5

Share This Article
7 Comments
  • Nuk eshte mburrje,as justifikim te thuash qe goxha hapesire me aktivitete te tilla nuk ka prane kafe. Duhet pa diskutim qe te kete edhe kafe edhe fast fud. Mund te jene qe nuk tregetojne alkool por jo nuk ka ,nuk ka kuptim.tung

  • Kujdes!
    Blendi Gonxhe eshte rikthyer ne Bashki. Pas deshtimeve ne pseudobizneset private ju kthye prape zanatit te tjeter…..

  • Bashkia e Tiranes duhet te mesoje te respektoje ligjin, aq me teper tani kur per nje avlli apo nje cati pa leje po futen njerezit ne burg. Perse kur ligjin e shkel Bashkia e Tiranes nuk futet askush ne burg? Perse ky standard i dyfishte? Ai i fiqve ose Kryederri (po t’i qendrojme epitetimit te Veliajt per qytetaret qe e kritikojne) po behet akoma me komik se me historine e pensionit te mamit kur thote “na lini te punojme” packa se ne nuk pyesim as ligj e as maliq e nuk kemi punuar kurre ne jeten tone.

    • or njeri qe flet ne menyre idiote! Ata qe ndertojne pa leje marrin hapesira qe nuk ju takojne. Ketu nuk po i merret hapesira snje njeriu, por po krijohet nje ambient per njerezit dhe femijet e tyre te kalojne ne menyre te shendeteshme kohen e lire.

      Po ku prirdhni ju menderet e PD-se, qe e keni ,endjen vetem se si ta zhvasni kete popull jo te krijoni dicka per te.

  • ky vend prodhon vetem antivlera,kafshe ku kto te fundit pretendojne meqe ju e shkateruat vendin ,ne po e shkatrojme me pak se ju? kjo idiome idioteske dhe keq dashese promovon intelektin e kafsheve ne fuqi ,ku brenda nje parku mund te shtosh sipas deshires lloje te ndryshme zbavitjeje,ne vend qe kjo te behej ne nje vend jashte parkut,sepse me te drejte brenda parkut nga politika shqiptare e cila eshte rrenuesja kryesore e vlerave te trasheguara jane dhene leje ndertimi per lokale te ndryshme ku kryesore eshte edhe lokali i ashtuquajtur FARI i cili eshte i nipit te gramoz rucit, dhe ze nje siperfaqje te konsiderueshme siperfaqjeje ndersa ne hyrje te parkut lokali i nje ish gardisti eshte kthyer ne parkim privat, ndersa erionka i fiqeve do te shfrytezoje hapesiren e mbjelle me peme per tu zbavitur idete e tije foshnjarake medemek po mendojme per femijet ,o tempo o mores?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *