Në PD janë “Një dy tre…. Para marsh!”

anazapta

Të flasë Berisha për “demokracinë e munguar në PS” është sikur të bëjë bajga një kalë prej druri. Kam qenë në votimet e PD kur u zgjodh Aldo Bumçi kryetar i PD-se per Tiranen.  Votat ishin “numeruar” qe diten qe kryetari i qeverise shprehu perkrahjen per Bumcin. Votimet ishin vetem sa per ate shprehjen “me ka cue nena per te lare gojen”. I vetmi statut, i vetmi standart demokratik, i vetmi ligj qe udheheq PD-ne eshte ai i kryetarit te madh te saj, Berisha. Te tjerët janë: Një dy tre…. Para marsh!.

A nuk e ka pershkruar aq bukur e sinqerisht poeti tragjik Majakovski ligjin themelor te partive komuniste: Partia dhe Lenini/ binjake qe historia si nene qe i lindi /u dha pavdeksesine/ Kur themi Partia nenkuptojme Leninin/ Kur themi Lenini /Nenkuptojme Partine…..!

Pra dega e kryesore e PDSH-se eshte ne duar te sigurta. Sekretari i Shkelzenit, z.Aldo Bumci u bë kryetari i saj. Kurse në krye te partise së madhe eshte i “garantue” kry-kryetari i Gerdecit, (qe nuk e dinte as ku binte Gerdeci), deri sa ta lejoje i Plotfuqishmi!

Pra te gjitha shenjat jane se PD-ne po e merr plotesisht ne dore Gerdeci. Kur PD-ne e merr Gerdeci / Shqiperine e merr vete Dreqi !

 

Letër e nënshkruar: Besnik (DITA Online)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *