Së shpejti, leja e qarkullimit të automjeteve në Shqipëri do të ndryshojë formë dhe përmbajtje.
Belinda Balluku, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja dhe sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë.
Sakaq, prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.
“Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër.
URDHËR
Nr. 284, datë 7.10.2020
PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE
Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, “Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore”, të ndryshuar; direktivës Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar,
URDHËROJ:
- Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.
- Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë.
- Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
- Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

h.b/dita

Mos u merzisni, eshte vetem fillimi! Ne ta rdhmen, e drejta e blerjes se bukes tek dyqani ne cep te pallatit vlen edhe per nje luajtje syu komshiesh mbi dyqan! Apo bileta e trenit do te vleje edhe si certifikate mirsjellje per muajin ne vazhdim, kudo ku do te paraqiteni! Edhe raporti mjeksor qe do te merrni tek mjeku do jete ketej e tutje e barazvlefshme me nje ulje cmimi prej 50% tek dyqani i parfumerise!
Per sqarime te metejshme pyesni patriotin e madh, advokado Zbarak Ngjala, i cili do t’ju flase me tej per sistemin e ri te drejtesise anglo-saksone, qe ka per te kapur 5 peshq te medhenj javen e ardhme, per ti skuqur ne tigan, gje kjo e barazvlershme me: futja n’pordhe e gri sallate, se ky vend eshte bere per tu tall!