Në Petrelë dhe mbi Petrelë

Elton Tafaruci

Nga Jovan Jano / Studiues dhe publicist – Shumë njerëz në fund javë apo dhe në ditë të zakonshme shkojnë në Petrelë në kalanë e saj dhe në qytezën e vogël që përditë e më shumë po merr pamjen e një qyteze të vogël turistike. Gjëja më e bukur dhe mbresëlënëse në këtë zonë është kalaja e Petrelës, që, sipas përshkrimeve të historianëve të vendit dhe të huaj, ka gjasa të ketë qenë garnizon i fortifikuar ushtarak. Por ajo që është për të ardhur keq, është se nuk ka asnjë tabelë apo një udhërrëfyes që të tregojë se  jo shumë larg nga qendra e fshatit Petrelë, 800-900 metra më lartë, në kodrën tjetër, që quhet Persqop, ndodhet një kështjellë tjetër, më e vjetër, më interesante dhe me një histori edhe më lashtë se ajo që shihet në qendër. Shumë njerëz shkojnë deri në Petrelë, por kalanë për të cilën po flasin nuk e dinë dhe kthehen pa e vizituar.   

***

kalaja-petrelesMe 17 prill, i shoqëruar nga miku im gazetar, Bashkim Koçi, nga djali im i pasionuar pas udhëtimeve, Juliani dhe miku i tij i ngushtë, Stiliani realizuam një udhëtim mbresëlënës. U nisëm që në orët e para të mëngjesit në drejtim të Petrelës.

Të gjithë ata që kanë pak mend dhe kulturë e dinë që në Petrelë gjendet një kala e lashtë ilire e ndërtuar  në maje të një shkëmbi. Kalaja është  impresionuese dhe qëndron kryelartë si për t’i treguar gjeneratave të tëra shqiptarësh sesa e sa luftëra janë bërë në këtë vend; sesa beteja ka bërë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti kundër pashallarëve osmane dhe Ballaban Pashës.

Në qendër të komunës kishte një atmosfere të gëzueshme sepse organizohej një panair i prodhimeve artizanale të komunës, por që koincidonte edhe me Ditën e Monumenteve të Kulturës. Ne nuk e dinim një gjë të tillë dhe këtë udhëtim e kishim planifikuar disa ditë më parë. Pasi lamë pas orkestrinat popullore dhe entuziazmin e banoreve morëm të përpjetën majtas, në drejtim të malit të Vilës.

Dua t’u kujtoj miqve të mi se pas çdo toponimi fshihet një histori e madhe. Në librat e shkruar nga autorë të huaj dhe vendas, Petrela quhet edhe Petralba, që në gjuhën shqipe do të thotë gur i bardhë; vilë do të thotë qytezë. Madje diku afër ishte dhe një fshat me emrin Shën Koll, gjë që vërteton se kjo zone ka pas qenë e banuar nga popullsi kristiane dhe me ardhjen e turqve osmane, me hir apo me pahir ka ndodhur procesi i proselitizmit (kthimi në muhamedanë).FB_IMG_1460916994437-680x383

Ky udhëtim me vlera të vërteta turistike më befasoi edhe për faktin se poshtë shtëpisë së madhe të Shefqet Haxhimalit, jo më shumë se nja 60 – 70 metra larg gjendej një gur gjigant i bardhë midis ullishtës 1000çvjeçare. Një vëzhguesi të kujdesshëm menjëherë i lind pyetja: ”Nga ka ardhur ky gur i madh dhe me se është lëvizur? Nëse ka rënë nga mali i Vilës si është e mundur që nuk është thyer asnjë ulli?! Pra, ullinjtë biblik janë mbjellë pas rënies së gurit të bardhë dhe shtëpia 200-vjeçare prej guri është ndërtuar shumë e shumë vite më vone se ullishta. Ky gur i bardhë, për mendimin tonë, duhet parë jo më nga pikëpamja gjeologjike, por edhe nga ajo historike. Ndoshta edhe Petrela e ka marrë emrin nga ky gur, të cilin njerëzit e shohin prej vitesh me indiferentizëm. Ai duhet të bëhet objekt studimi i gjeologëve dhe arkeologëve dhe të mbrohet nga shteti si monument kulture.

Por surpriza që na beri Juliani me mikun e tij, Stilanin ishin muret e lartë me gurë megalitike, nja 200 m larg shtëpisë së Shefqet Haxhimalit. Gjer tek muri rrethues me gur gjigantë të shpinte makina.

Poshtë rrugës shtrihej një peizazh mahnitës madhështor me ullishte shume te vjetra. Ne u kapëm që të katër për duarësh dhe nuk e rrethonim dot një ulli biblik pasi duhej dhe një person i pestë që ta pushtonim trungun e tij. Këto ullinj duhet të jenë 1000 deri në 1500-vjeçarë. Na u desh që të bëjmë nja 100 m më këmbë për të mbërritur gjer tek gurët ciklopike që u kishin rezistuar jo vetëm luftërave por edhe agjenteve atmosferikë, rrufeve, zjarreve, tërmeteve…

Guri i bardhë, muret me gurë megalitikë, ullishtat me moshë mijëravjeçare, varri i mbretit Glauk në veri të malit, tregojnë se ky mal fsheh shume mistere në thellësinë e tij. Këtu mund të përmbyset një histori dhe të krijohet një histori tjetër. Petralba është një enigmë. Dikur ajo ka patur qytetërim ilir, pastaj bizantin dhe në mesjetën e më vonët, kulturë osmane.

Pamje tepër impresionuese, por edhe një ndjesi jo e mirë na u krijua kur pamë atë vend të rrethuar, të braktisur dhe të harruar. Në këto momente na vajti mendja tek interesimi i organeve vendore, tek Ministria e Kulturës dhe filluam të adresonim kritika ndaj tyre kur befas nga shkurret e dendura dolën dy djelmosha dhe në filluam t’u “ankoheshim” edhe atyre. Ata ishin djem te edukuar dhe me kulturën e duhur për monumentet e kulturës. Njëri ishte arkeolog dhe tjetri arkitekt pranë Ministrisë së Kulturës. Ata u gëzuan shumë që ne interesoheshim njëlloj si ata për monumentet.

Kalaja e malit të Vilës ose siç e quajnë disa historianë të huaj, kalaja e Brysekut, është e madhe, zë një territor të konsiderueshëm dhe që aty shpaloset një pamje e pazakonte natyrore. Thonë se ka qenë selia e mbretit parthin, Glauku, i cili 3000 – 4000 vjet para Krishtit ka sunduar këto vise duke filluar nga Berati, Dumreja, Elbasani dhe deri në Tirane e Kruje. Është ky mbret që në moshën 3-vjeçare mori dhe adoptoi Pirron e famshmen të Epirit, dhe kur Pirro u rrit e martoi me të bijën.

13124473_1179186865425067_4653809281196231522_nNë anën veriore të malit gjendet një varr gjithashtu me gur megalitik rreth 20 m me 2 mendohet se mund të jetë varri i mbretit Glauk ose i mbretëreshës. Ka dhe një hipotezë të hedhur nga historianë të huaj se aty, pranë Gaukut, mund të jetë varrosur edhe Pirro i Epirit(!)

I gjithë mali është i rrethuar me mure të tillë dhe gurët ishin 1.5 m dhe lartësi 60 cm. Menjëherë të lind pyetja: Si janë bërë? Si janë mbartur? Pse janë bërë kaq shumë të trashë përderisa nuk ka patur në ato kohëra topa dhe mortaja, por heshta dhe shpata?!…

Pasi zbritëm nga lartësia ku ishte muri i madh, u nisem për të parë varrin e madh të Glaukut, disi i shkatërruar. Na erdhi mirë që Bashkia e Tiranës kishte vendosur një mbishkrim që u kujtonte njerëzve që kishin të bënin me një Monument Kulture. Pikërisht në këto çaste sytë tanë panë një grumbull të rinjsh që po vinin drejt varrit monumental. Pamë midis tyre kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. “Kujto mikun, bej gati petanikun”, thamë me një gojë pasi për atë po flisnim në atë çast!

Shkoni në Petrelë, por shkoni edhe më lartë, në malin e Vilës, në kalanë e Persqopit, në këtë mrekulli gati të panjohur historike dhe turistike!…

13179430_1179186852091735_405674378496903003_nDonald Lu në Presqop!…

Më 8 maj 2016 bëra një vizitë tjetër turistike në kalanë e Presqopit, u çudita kur te varri i Glaukut, atij varri me gurë ciklopikë që s’dihet nga kanë ardhur dhe se si janë ngjitur deri aty, gjeta ambasadorin amerikan, z. Donald Lu me bashkëshorten e vet. I jam mirënjohës që pranoi të bëjmë një foto bashkë, dhe jo vetëm kaq, por edhe që më pas të vazhdonim bisedën në një shqipe të pastër për historinë e Petrelës, historinë e Vilës, të kalasë së Presqopit dhe varrin e mbretit ilir Glauk. Sa u largua ambasadori i nderuar, në kalanë e Presqopit mes vizitorëve më zunë sytë nja tre të rinj me ca aparate në krahë dhe një shufër metalike me rreth në majë. “Kërkojnë flori!” – tha dikush. Zot na ruaj, mendova, kur një ditë të dëgjojmë se varrin e Glaukut e kanë hedhur në erë për flori!

 

Share This Article
12 Comments
  • Jam dhe une nga keto ane. Eshte nje vend plot histori, por qe ka vend per studime te metejshme. Po shkruaj per ca te dhena shtese ne lidhje me kete teme. Persqopi ose Vila eshte nje mal qe ndodhet ne anen lindore te Petreles. Ketu gjendet mbetjet e nje qyteze shume te lashte ilire. Sic dihet, ne kete zone banonte fisi ilir i Parthineve. Nga burime te lashta shkrimore, vertetohet se Parthinet banonin ne kufi me Taulantet. Apiani ne librin e tij “Luftrat civile”, thote: Antoni, ushtrise qe do te dimeronte bashke me te, me qellim qe ta pasuronte ekonomikisht dhe ta sterviste, e dergoi kunder parthineve, fis prane Epidamnit. Dia Kasi thote: Dyrrahu ndodhet ne ate toke e cila i perkiste ilireve parthine. Ndersa Tit Livi i cileson parthinet si kufitare te Dyrrahut. Pompeu disa here kishte plackitur parthinet, duke iu cveshur deri ne themel shtepite, dhe duke marre me ane te kaloresise gjithe drithin qe ishte grumbulluar aty. Duke u bazuar dhe ne tekniken e ndertimit, mund te themi se ky qytet eshte ndertuar rreth shekullit IV p.e s, dhe duhet te kete patur nje jetegjatesi rreth 1000 vjecare. Historiani Stefan Bizantini ne librin e tij “De urbibus et populis” permend dhe qytetin Brysakion me qytetaret e tij Brysakoi. Megjithate, per historine e tij te gjate, lipsen studime te tjera me te avancuara. Ju falenderoj sinqerisht dhe ju pershendes per kete shkrim te mrekullueshem!

  • Ku fillon historia dhe ku mbaron rakia o z.Jovan!Petrela eshte Petrele,kurse Petralba eshte Guri i Bardhe ne Mat. Marin Barleti i ka perkthyer ne latinisht toponimet shqiptare per Europjanet,jo per shqiptaret. Hane Shan,hane Bagdat !Glauku nuk ka jetuar 3000-4000 vjet para krishtit,por ekzaktesisht ne 335 para krishtit ka qene mbret i taulanteve dhe kundershtar i Aleksandrit te madh.Ai guri i bardhe,qe thua zotrote,shih mos ka rene aty kur ne Petrele banonin Neandertalet,se as 200 vjet me pare nuk ka pasur ullinj e portokalla ne Petrele,se klima ka qene shume me e ftohte se sot.Ke degjuar zotrote “Gusht e Gune”? Ullinj ne koherat biblike ka pasur Myzeqeja jote ne Ardenice,ne Berat,ne Apolloni,por jo ne maje te Petreles!!!Keto lajthitje i shkojne ndonje axhamie si Marin Mema,por jo ty mor Jovan me thinja ne koke>

    • Eh more Demo! Me çfare cinizmi dhe arrogance shoh tek shpirti yt katran! Ti vetem intelektual nuk mund te jesh, pale historian jo e jo. Me vjen keq per vrerin qw nxjerr. Njeresit kane nevoje edhe per inkurajim, te pakten sensibilizojne ne kete sezon turistik. Me pelqyen fjalet e perkthyesit, por zilia jote dhe dashakeqwsia. Urdhero ” zoterote” dhe shkruaj!

    • Petrela eshte Petralba e Ana Komnenes dhe nuk ka lidhje me Matin. Ke te drejte per kohen kur jetoi Glauku, por besoj eshte ndonje gabim shtypi…Duhet te shkosh ne Persqop Demo te shohesh ullinjte e mbjelle nga njerezit qe banonin Brysaken antike…Jane pa frike mijevjecare…

    • PO TI GREKO – B.CPUAR, NGA NA DOLE “BENI” QE NA FLET ME KAQ MLLEF,BILE EDHE PER “XH.KASTRIOTIN” ?! IKE MORE PLEHRE,FUTU NE QYMEZIN TEND DHE LERE JASHTE VETEM TE PASMET , QE TE DEFREJNE AFRIKANO-VERIORET TE KONVERTUAR NE ORTODOKSE !
      IDJOT , CFAR PUNE KE TI ME SHQIPTARET ?!!!

  • I nderuar zoti Jovan !
    Ju pershendes!
    Shkrimi ehte shume i bukur dhe me ingormacion te gjere qe mbart vlera te medha historike.
    Uroj qe ne te ardhmen te beni shkrime te tilla me vlere edhe per krahinen e Myzeqese, te lene ne harrese dhe fyer e injoruar nga anti myzeqari dhe antishqiptar,terroristi Mehmet Ismail Shehu, Fecorr Shehu(imorsli), Zylyftar Mah-muti, ose Ramizi(krimineli analfabet) dhe klani i tij turk ne Shqiperi.
    Te gjithe se bashku le te punojme qe te shkruajme historine e ndritur te Myzeqese betejat e saj te panumerta antiturke si ajo e Savres,e Mbrostarit, e 1835,1840,1935 e dhe ta demaskojme rend tradhetarin turk serbofil Mehmet Shehu dhe banditet e tij.

  • Shkrimi eshte shume interesant, nje kontribut shtese ne lëmë te historise se hershme. Mundet qe te mos t’i kete te plota apo teresisht te sakta te gjitha informacionet qe jep, por kjo s’ka perse te behet objekt fyerjesh, kur synimi dhe qellimi i autorit eshte i larte. Mjafton te kujtojme, se Jovani nuk ka perfituar asnje kacidhe, veç faktit qe i eshte dashur te shkele atyre vendeve te veshtira per te siguruar fotografite, sikurse i eshte dashur te ulet gjate ne kompjuter per te pergatitur shkrimin dhe per te dhene keshtu kontributin e tij modest ne sherbim te historise. I uroj historianit te pasionuar Jovan Jano qe te botoje edhe te tjera shkrime te kesaj natyre, te cilat, ne mos sjellshin ndonje kontribut thelbesoir, te pakten do te behen shtyse dhe nxitje per nje diskutim miqesor shkencor.

  • Historiani Jovan Jano shkruan vazhdimisht per tema interesante, por kete radhe ai na zbulon nje tjeter pasuri te lashtesise te cilen e ka reklamuar me shume seriozitet e dashuri. Gjithone i kam mirepritur temat qe trajton ky intelektual, por ato qe i perkasin studiume ve historike. I urojme suksese ne te ardhmen.

  • Atehere,Ekspedita e institutit te shkencave-Tirane 1951-Toponomastika historike e vepres se Barletit”Historia e gjesteve dhe bemave te Gjergj Kastriotit,i mbiquajtur Scanderbeg
    2-Th.Ippen- La tophographie des campagnes de Scanderbeg contre les turcs Bruxel vellimi V 1901
    PETRALBA- Qytet ne Mat ne nje maje mali te larte.Poshte ,ne rreze te malit shihet te rrjedhe lumi Mat.Petralba eshte nje perkthim fjale per fjale i gurit te Bardhe.Keshtjella ndodhet mbi nje shkrep ndermjet fshatrave Guri i Bardhe dhe Fshat dhe dominon luginen e Matit drejt Burrelit,duke sherbyer njekohesisht per te mbyllur rrugen qe vjen nga Dibra dhe Vajkali neper qafe te Bullit.Nuk mund te mohojme faktin se Petralba permendet qe ne shek.XII nga Ana Komnena.
    Petrela-Kalane e Petreles Barleti nuk e konsideron te forte,por sherbente si nyje vrojtimi ne luginen e Krrabes.Nga Kruja ishte 25 mije kembe dhe nga Petralba 30 mije kembe.Si themelues te Petreles Barleti quan te atin e Tanush Topise,Karl Topine,qe ishte nipi i Andrea Topise.Mbeturinat antike qe shohim ketu(Persqopi) nuk kane lidhje me kalane mesjetare dhe ndodhen 3 km me ne jug.

    • O Demo lexo keto qe po te shkruaj e mos ja …..kot ! Nga kalaja e Petreles – kalaja e Viles ne vije ajrore me shikim nuk eshte me shume se 1 km.Duke iu pershtatur terrenit rruga kembesore nga qendra deri ne Kalane e viles nuk eshte me shume se 2 km.Erozini ka ndikuar shume nese e ke pare nga afer.Ne perimetrin e kalase se Viles jua theme me siguri se aty eshte jetuar ne menyren me te organizuar ,me te mbrojtur e me te sistemuar .Taracat me mure guri rreshtat e ullinjve te mbjelle nga ato banore jane per tu analizuar dhe aspak 1000-vjecare sic lexova me lart por nuk po dua ti ve moshen sepse do te beja gabim ,kete duhet ta bejne historianet bile me seriozitetin e duhur per te sqaruar sa me mire kete vendbanim shume te lashte dhe per te pasuruar historine e kesaj kalaje .Me pas vijne investimet dhe po e theme si nje banor i asaj zone qe e kam shkelur me dhjetra here me kembe ka shume histori qe do i sherbeje vertete pse jo edhe guides turistike te Petreles me gjere edhe Tiranes..

  • Duhet ta falenderojme z.Jovan per kete material interesant.Ne te vertete , ne te gjithe territorin shqiptar ka nevoje per kerkime dhe germime per te zbuluar vendbanimet e hershme te fiseve Ilire. Eshte per te ardhur keq qe nje vendbanim i tille si Persopi apo Bruseku eshte shume afer Tiranes dhe shume pak dihet per te. Sa per Ullinjte, patjeter qe ne zonen perreth Petreles ka ullinj shume te vjeter, te pakten qe nga koha e Skenderbeut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *