Punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblim me rastin e festave të fundvitit.
Një vendim që mban datën 6 dhjetor, qeveria ka hequr shpërblimin e dedikuar për punonjësit dhe për organizimin e festimeve të rastit.
Por kriza financiare, sa prej ngadalësimit ekonomik, aq edhe prej situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka vënë në pikëpyetje edhe shpërblimin për pensionistët.
Ende nuk dihet nëse do të ndahet apo jo çeku i përvitshëm për ta. Përkundrejt asaj që ishte parashikuar në fillim të vitit, treguesit ekonomikë në 9- mujorin e parë të këtij viti nuk kanë qenë fort të favorshëm.
E gjendur përballë shifrave kokëforte, ministrja e Financave, Anila Denaj, dha një përgjigje evazive gjatë rishikimit të buxhetit, kur tha se ishte ende herët për të folur për shpërblimin.
Por ndërsa na ndajnë më pak se tri javë nga festat e fundvitit, sërish ka dyshime, kjo për shkak edhe të situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Qeveria është duke vlerësuar situatën për të bërë të mundur edhe gjetjen e fondit. Fatura për të përballuar çekun e fundvitit varion nga 20 milionë, deri 30 milionë dollarë. Janë më shumë se 650 mijë pensionistë që përfitojnë. Ndërkohë, vitin që shkoi për bonusin u ndanë rreth 3.2 miliardë lekë ose rreth 32 milionë dollarë.
o.j/dita

Nuk eshte per tu thene, “mire jua ben”, se jane prinderit tane, por te mesojme nga pervoja e tyre e jetes, mosmtu besojme perrallave si ta.
Pensionistet ,eshte gaxha perqindje e madhe . Mos i votoni o te mjere pensioniste ,se po ju shkelin me kembe .Akoma nuk i keni kuptuar Katovicaret hajdute ??
Pensioni i vogel qesharak qe ju japin , eshte i barabarte me korrupsionin .Sa me i mdhe te jete korrupsioni aq me pak lemoshe do mirni o pensioniste te vuajtur ,o prindet tane .
Ne pensionistet jemi te varfer por edhe te llogjikshem.Ne po e shikojme se ç’po behet.Termeti,kjo tragjedi e papritur na bene neve te mednojme se edhe qeveria nuk eshte se nuk do t’u jap shperblim punonjeseve te administrates si dhe pensionisteve,por nuk eshte mundesia.E themi kete qe te jemi realist.
hahahahaaa
🙂 🙂
ku ka arit bodrumi
o nene, o nene
Punonjesit e administrates…nuk jua mban bytha te thoni punonjesit Buxhetoret qe gjate ketyre dhjetoreve te Rames kryeminister nuk marrin asnje lek si shperblim per festa te fundvitit. Kjo eshte e verteta, mos u hidhni dege me dege jo administrata, jo pensionistet.
Shyqyr qe ra termeti bashk me njerzit mbuloi dhe deshtimin e reveqis se ajo dihej ketu e nje vit se per kete vit te ri njerzit do hanin fasule Edhe keto shum I kemi Po hengri udheqja gjith populli shqiptar eshte I ngopur Rrofte komiteti qendror rrofte partia rrofte kllasa jone puntore me ne krye sal,mon,li,lu ra,, Uria,uria,urra