Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007, shkruajnë mediat franceze.
Kohë më parë, një biznesmen franko-libanez përsëriste pretendimet se ish-lideri libanez Muammar Gaddafi i kish dhënë 50 mln euro Nicolas Sarkozy-së për fushatën e suksesshme të vitit 2007, në të cilën ai mori presidencën.
Në një raportim të publikuar në faqen investigative të lajmeve Mediapart,këmbëngulet se Gaddafi ka qenë faktor kyç në fitoren e francezit.
Ligji francez i ndalon kandidatët që të marrin para kesh më shumë se 6300 paund, por donacioni shuma e madhe thuhet se ka kaluar nëpërmjet llogarive bankare në Panama dhe Zvicër.
Sarkozy e ka mohuar vazhdimisht faktin se ka marrë para nga Gaddafi. “Nuk kam marrë kurrë para apo ndonjë favor tjetër nga qeveria libaneze. As nuk u kam dhënë gjë. Të tilla deklarata janë false dhe desinformuese,” u shprehte Sarkozy.
Djali i MuammarGaddafi, Saif Al Islam Gaddafi ka thënë se Libia kishte financuar në zgjedhjen e Sarkozy madje i ka kërkuar edhe mbrapsht paratë: “Sarkozy fillimisht duhet të sjellë paratë mbrapsht në Libi, që i mori për fushatën e vet”.
Gazeta ‘Le Monde’ shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me hetimin, i cili u hap në prill të vitit 2013.
Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici, dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë, nëse policia ngre hetime.
Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk ia doli mbanë.
s.a/dita

Asnje lezhjan nuk ka protestuar para policis per mbrojtjen e sarkozis