Ne-POPULLI-jemi shteti!

Ornela

Ingranazhi i mendimeve,
në rrënojat e tërmetit ka ngecur,
ora e historisë,
disa vite mbrapa ka ecur!

Tërmeti i 21 Shtatorit,
qe parathënia e tërmetit tjetër,
dhe për shtetet më të pasur,
dy tërmete do të qenë ca si tepër!

Për kurrizin tonë të brishtë,
tepër e më tepër ata janë,
po tërmetet-përmbytjet-thatësirat,
janë bashkudhëtarët tanë!

Si në çdo fatkeqësi tjetër,
edhe në hatanë e këtij tërmeti,
të gjithë fatkeqët,
i mbajnë sytë nga shteti!

Për të gjitha pasojat fatale,
do bëhet hall pa diskutim,
po humbja e jetëve njerëzore,
është një kob i zi pa çmim!

Kur si nga miliona xhinde,
pa mëshirë u tund e u shkund dheu,
solidariteti i Kombit shqiptar,
si një diell i ndritshëm shkëlqeu!

Si një grusht të vetëm njerëzor,
të gjithëve na bashkoi tërmeti,
shteti nuk është as Rama-as Meta,
ne-populli-jemi shteti!

Dje e kuptuam se nuk jemi vetëm,
gjithë Bota nga ne i ktheu sytë,
një duzinë shtetesh solli grupe shpëtimi,
që natën e zezë e kthyen në ditë!

Po eleminimi i pasojave,
s’është aspak një shaka,
dëmet janë vërtet kolosale,
dhe duhen para-shumë para!

Tani jemi ende të mpirë,
po shumë shpejt narkoza do na dali,
dhe veç fjalës së mirë,
gjithkush patjetër diçka duhet të fali!

Miliarderët shqiptarë,
që e kanë bërë pasurinë me tenderat e shtetit,
duhet të mbajnë barrën kryesore,
për të mundur verbërinë e tërmetit!

Kur mendon se mijëra shqiptarë,
kanë mbetur vetëm me rrobat në trup,
ne që kemi akoma një jetë normale,
para mjerimit të tyre na vjen turp!

12.Fisnik i vërtetë nuk është ai,
që cimbis fare pak pasurinë,
po ai-njeriu i thjeshtë,
që ndan në mes varfërinë!

Sot nuk është ditë për romuze,
për ato do kemi kohë të gjatë,
por borgjezët më kollaj falin shpirtin,
se sa të falin paratë!

Bosët e mëdhenj të ndërtimit,
që mijëra apartamente i kanë stok aty,
një pjesë të tyre mund ta falin,
për ata qindra që mbetën pa shtëpi!

Duke filluar nga Luli Basha,
jo si politikan-por si milionier,
mund të fali Një milionë euro,
si shembull për milionierët e tjerë!

Ka disa deputetë socialistë milionierë,
në pasurinë e deklaruar,
dhe ata mund të ndihmojnë menjëherë,
disa miliona duke dhuruar!

Po flas për ata që kanë pambarim,
prona dhe para të thatë,
të falin për vllezrit në hall jete,
se jeta është e shkurtër e vdekja është e gjatë!

Ne-populli i thjeshtë do të falim,
po s’ngrejnë shumë peshë qindarkat tona,
thamë se dëmet janë vërtetë kolosale,
dhe për t’i mbyllur duhen miliona!

Në këto ditë të zisë së madhe,
helmi mediatik të evitohet,
gjithë vëmendja e shoqërisë,
tek njerëzit e shkatërruar të përqendrohet!

Tërmeti s’bën dallime partiake,
ai të gjithë njëlloj i badërdis,
tani që prioritet janë fatkeqët që s’kanë më asgjë,
të zbuten sulmet kundër qeverisë!

Të vazhdojë solidariteti që shkëlqeu,
që u ngrit mbi tërmetin si mrekulli,
sot u bëj thirrje shqiptarëve,
të mos bashkohen veç në fatkeqësi!

Edhe kësaj radhe do t’ja dalim,
se s’jemi pak po mbi Dhjetë milionë shqiptarë,
besoj të gjithë diçka do të falin,
dhe malet mund t’i shembim kur jemi solidarë!

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • “Miliarderët shqiptarë,
    që e kanë bërë pasurinë me tenderat e shtetit,
    duhet të mbajnë barrën kryesore,
    për të mundur verbërinë e tërmetit!”

    o dukë këta miljardhjerët!?
    i janë futur punës!!
    të siguroj unë!!po shikojnë çfarë do të zhvatin nga ato që po mblidhen!!
    këta nuk kanë skrupuj o dukë!!vetëm burimin e parave shikojnë!!

    e sa për “tani që prioritet janë fatkeqët që s’kanë më asgjë,
    të zbuten sulmet kundër qeverisë!” e ke gabim o dukë!!sepse qeveria,ajo e këtij dobiçit që e ke ndihmuar ti për karrierë,e para është një paaftësi e vërtetë,e dyta drjetohet nga një dështak që dhe kësaj radhë dështoi!!
    tmerrësish në kurriz të shqiptarëve!!
    o dukë ky ndyrësira duhet të ikë!!duhet të japë dorheqjen për dështimin e paralajmëruar!!
    njerzit duke e njohur se ç’mall është!?nuk japin para,sepse e dinë se do të bien në hinkën që i çon në thesin e ramës!
    dukë ndale porpagandën,ndali mjekimet që përpiqesh ti bësh dobiçit!!
    ai po bën gjithçka që ta çojë pushtetin në dorë të saliut!!
    e kam thënë mijra herë se ky do tia japë saliut më parë se tia kalojë një socialisti tjetër!!
    po gënjen veten o dukë dhe po gënjen budallenjt!!
    por mos harro se budallallëku nuk të çfajson!!

  • Qeveria te beje nje marreveshje me Ilir Meten qe, te pakten, ato parate, qe pa dhe degjoi gjithe bota me video ti vere ne dispozicion te fatkeqeve, pastaj punen e shkarkimit ta lere fare se nuk na prish pune nje i tille president. Ne u felliqem qe u felliqem qe kur e vume ne krye te shtetit.

  • Bravo Duka. Kjo eshte thirrja e duhur per kete kohe. Boll më me mllefe, me inate militantesh apo helme komentuesish neper rrjete. Sot nevojitet solidaritet dhe shpirtmadhesi. Nuk po e zgjas mê se ti i ke thene te tera.

  • Neve Popullit na thone – Jeni shteti!
    kur ka fatkeqsi kur ka ndonje termet,
    por kur s’ka termet e gjeme gjekundi,
    eshte pusht-shteti Shtet permbi Shtet,
    ky Popull yne me termete mesuar plot,
    ca nga Zoti ne qiell, ca nga Rama idiot,
    termetet prishin pallate, prishin edhe shtepi,
    por Shtetin e prish pusht-shteti, e ben mavi,
    qe Populli te jete Shteti, me ose pa termet
    ket pusht-shtetin ta qeroje, te qeverise vet.

  • Aticenshurra e mutit mut.Ban vrejtje dhe jep idena,qe nuk ia vlejne as per qejt e rrugave.
    Kush mutin asht ky idiot qe rrah gjoksin te siguroj une.Nuk din as te shkruaj.

    Ja shkrimi i keti mutit mut.Shkruan me shkronje te vogel kur duhet me te madhe.Etj,etjera.

    ‘o dukë këta miljardhjerët!?
    i janë futur punës!!
    të siguroj unë!!’

    Nuk i rrin bitha rehat.Askush nuk e njeh dhe kudo gjindet si muti ne mut.

    • Z/K
      të garantoj,”Kush mutin asht ky idiot” që nuk jam PiS*!!
      dhe flet ti për “Nuk din as te shkruaj.”??
      ti që shkruan”ky idiot qe rrah gjoksin”,”shkrimi i keti mutit mut”,”Nuk i rrin bitha”,”kudo gjindet “??
      o granit më hëngësh karët!!
      ps:*PiS=pidhi i satëme!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *