Në prag skadence, AKU kthen mbrapsht në Malin e Zi 11.6 tonë birrë

DITA Online

 

Drejtoria Rajonale e AKU-së në Shkodër ka konstatuar dhe bllokuar rreth 11.6 tonë birrë të importuar nga jashtë, për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë apo dokumentacionin shoqërues.

Sasia e madhe e birrës me origjinë nga Estonia e Meksika vinte si eksport nga Mali i Zi në pikën doganore të Hanit të Hotit, por pas kontrollit fizik të ngarkesës nga trupa inspektuese rezultoi se ajo nuk respektonte urdhrin e ministrit për ndalimin e importeve dhe produkteve në prag skadence.

AKU-ja ndaloi hyrjen e ngarkesës prej 11.6 tonë në territorin e Shqipërisë, si dhe e ktheu atë në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, qofshin produkte shtazore apo joshtazore, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal, pasi ky është detyrim ligjor.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *