Në prag te ndeshjes trajneri i Realit thotë se nuk i trembet Messit

DITA Online

Trajneri i skuadrës së Real Madrid, Santiago Solari tha në prag te ndeshjes ndaj Barcelonës se aktivizimi ose jo i Messit nuk do të ndikojë tek skuadra e tij. Reali dhe Barcelona do të luajne këtë të mërkurë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Skuadra e Real Madrid do të luajë ndeshjen e  parë të gjysmëfinales së Kupës se Mbretit në transfertën e Barcelonës. Një përballje që duket se e ka humbur pak shkëlqimin pas largimit të Cristiano Ronaldos por gjithsesi rivaliteti është tepër i madh. Në prag të këtij dueli, trajneri i Real Madrid Santiago Solari doli në konferencën për shtyp dhe tha se skuadra e tij i ka idetë e qarta dhe është i bindur tek fitorja. Në lidhje me aktivizimin ose jo të Messit, Solari tha se kjo pak rëndësi pasi skuadra është e përgatitur për ndeshjen.

Është një përballje mes dy skuadrave shumë të mëdha. Qëllimi jonë është të fitojmë këtë takim dhe të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit. Nuk mund të them nëse do të ketë surpriza në formacionin startues por shpresoj të zhvillohet një ndeshje e bukur për tifozët dhe të fitojmë. Është bukur kur më të mirët luajnë por tek ne nuk ndikon aspak nëse Messi luan ose jo pasi ne jemi shumë të përgatitur”, tha Solari.

Në lidhje me lojtarët që mund të hedhë në fushë nga minuta e parë, trajneri i Realit nuk pranoi të publikonte emra.

“E kam shumë të vështirë të zgjedhe formacionin bazë. Vallejo është rikuperuar dhe më duhet të lë shumë lojtarë pushim në këtë ndeshje. Mund te them me bindje se kjo është pjesa e vështirë e kësaj pune. Nuk e di nëse Bale do të startojë si titullar por eksperienca e e tij do të na ndihmojë shumë.  Vinicius është paraqitur mjaft mirë në ndeshjet e fundit po nuk është i paprekshëm. Jemi të gjithë të përqendruar për El Clasikon dhe nuk dua të flas për  çështjen e Iskos”,  tha trajner i Real Madrid i pyetur rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll Isko. Real Madrid dhe Barcelona do të matin forcat të mërkurën në orën 21 00 ne Kamp Nou. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 27 Shkurt.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *