Venizellos: Greqia mbështet dhënien e statusit për Shqipërinë

anazapta

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanxhelos Velizelos, tha sot se Shqipërisë duhet t’i jepet statusi. “Dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është diçka shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që këtë muaj, ky status të jepet. Greqia ka qenë pozitive dhe inkurajuese që në fillim, që në  dhjetorin e kaluar, për dhënien e statusit të kandidatit  Shqipërisë dhe ne shpresojmë që në mbledhjen e ardhshme këtë muaj, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendosë t’i japë statusin e vendit kandidat”, tha Venizellos nga Vjena.

Qeveria e Tiranës është duke bërë prej javësh një tur lobimesh në nivele të larta për marrjen e statusit. Kryeministri ka qenë në vendet që konsiderohen skeptike, ndërkohë që ministri i jashtëm  Bushati, sapo ka mbyllur një tur vizitash dhe takimesh në Austri, Poloni dhe Greqi.  Bushati mari pjesë në Konferencën Ministeriale BE – Ballkani Perëndimor, e cila u zhvillua në Selanik, më 8 maj 2014 (në foto).

Kjo konferencë, e zhvilluar në kuadrin e Presidencës greke të BE-së, synoi të rikthejë vëmendjen e vendeve anëtare ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë proceset integruese të vendeve të rajonit.

Share This Article
20 Comments
  • Zoteri:Ministri i P.Jashteme ate pune ka,te loboi sa te mundet per te marr statusin,se po nuk u mor,Saliu eshte gati ti sulet atij dhe Rames”Eshte fai juuuuj”,Ju them un juuuu! E di unnnn! Keta nuk qeverisin doteeeee!etj,

  • keto jane vetem porllet e tyre te korrupsjonit thot do te lobojne per cfar don te loboje per ndonje projnet qe kalone nga nje vend tjeter dhe don tju mbushin mendjen qe ate projnekt per shembull don ta investoje gjermania ne poloni , dhe ky shkon ne gjermani dhe ju thot qe ai projnek qe ju doni te investoni ne poloni tek vendi i yne ke me meshum favore letesuse ky munnd te quhet nje fare lobingu , por te lobosh per dicka qe jane vetem kusht qe duhen plotesuar nuk mund te quhet lobing , por nje fare meshire qe po kerkone ne rastin ne fjale , si nxensi qe i lutet mesusit aman mos me ngel ne klase se nuk e marr dot me merite keto jane lobingjet e tyre tash 23 vjet duke genjyer nje popullate te pa shpres me politikane dordolec dhe kriminale sic ishin ata qe iken dhe keta qe kan ardhur rugen e tyre do te ndjekin .

  • INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES

    E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.
    Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.
    Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance pa hyre ne detaje megjithate ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.
    Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.
    Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:
    Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.
    Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim” dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.
    Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.
    Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte, Gjykaten e Strazburgut.
    Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.
    Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.
    Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.
    Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.
    Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.
    Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend i Europes per njesi te siperfaqes.
    Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.
    I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.
    Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.
    Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.
    A e dini se perse?
    Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .
    Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.
    Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.
    Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .
    Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.
    Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.
    Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.
    Te reformohet tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.
    Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.
    Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.
    Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar, pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.
    Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.
    Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.
    Ajet Delaj,
    New York

  • MERKEL I VURI SI KUSHT DREJTESINE DHE I PERMENDI RASTIN E TURKUT QE LIROI NE MENYRE FLAGRANTE XHIN XHONI

    CFARE BERI RAMA!!???
    HAPI NJE PROCEDURE PER DEKLARIMET QE KA BERE VETE XHIN XHONI

    PO TI O ZOTERI PO TE KESH BYTHE HETO VENDIMIN QE KA DHENE AI I CILI ESHTE HAPTAZI FLAGRANT HETIM I CILI KA IMPAKT MAKSIMAL EDHE TE GJYQETARET E TJERE DHE JO MERRESH ME CESHTJE KOTI
    CFARE MENDON TI SE DO “GENJESH” GJERMANINE KAQ KOLLAJ?????!!!!!

  • Nuk ua kam besen ketyre grekeve
    Me e mira u behte po kam hall se mbeshtetja e tyre ka cmim shume te larte
    Qeni i interesave antishqiptare Sali Berisha nderkohe ben te veten…
    Nderime DITA

  • @ Ajet Delaj? Me ndònjë rezervë të vogël jam në një mendje me z. Ajet Delaj? Ajo që doja te nënvizoja është se pari pikepamja e z. Ajet për “integrimin dhe arritjen e standarteve te demokracisë nga brënda…” Pikëpamje shumë e drejtë! Së dyti, lobimi është një mision i domosdoshëm por ajo që dua te theksoj në menyrë te vecantë ështe kujdesi diplomatik që “lobimi të mos marë trajtën dhe konotacionin e lëshimit apo lëshimeve në dem te interesave kombëtare”!? Vecanerisht me grekët të cilët mund te luajnë me kartën e “paktit detar”!!? Të leshosh det për një pro greke është tmerrësisht jashtë logjikës se interesave kombetare. Prandaj kujdes Bushat!? Shpata e damokleut mund të të shpojë!? Poseidoni mund t’ju kërkojë të bëni fli gjëra për të cilat ka dy vula,njëra e nderit dhe tjetra e turpit!? Nderime Ajet!

    • z Zaimi pershendetje e gjithe te mirat
      Se pari asnjeri nuk duhet te pretendoje se eshte e verteta dhe e drejta apsolute astu sic nuk duhet te mendoje se te tere njerzit do jene ne nje mendje me ty . Per mua eshte e rendesishme te ruhet etika gje qe ju zoti Zaimi e keni dhe te diskutohet me argumenta pamvarsisht bindjeve apo simpative personale.
      Bota e qytetruar sot qeveris mbi bazen e sondazheve dhe shume vendime merren ne raport me mbeshtetjen e publikut.
      Koha ka ardhur qe everia Shqiptare e lieret politike ti tregojne qytetareve shqiptare te verteten pasi vetem shperfytyrojne veteveten se kush deshiron te dije te verteten e ka ate mundesi.
      Jane qindra mijra shqiptare qe flasin anglisht, italisht , gjermanisht, greqisht, frengjisht e me siguri edhe disa gjuhe te tjera me pak te rendesishme pra fatemiresisht nuk mundet ti genjeje me kush shqiptaret.
      Qeveritaret he opozitaret duhet t’ju flasin shqiptareve per kushtet dhe parametrat qe duhet te arrije shoqeria shqiptare se bashku me qeverine e tyre pamvarsisht se e cfare krahu eshte qeveria sot neser apo pasneser.
      Ne qe jetojme ne perendim e dime se cfare kushtesh dhe nivelesh duhet te arrije shoqeria shqiptare se i perjetojme vete por eshte e rendesishme ta dine nepermjet gojes se qeveritareve e opozitareve pasi eshte edhe referim per te gjykuar mbi arritjet e qeverise dhe objektivat qe parashtron opozita.
      Per mua duhet te marre fund demagogjia dhe duhet kaluar ne reforma konkrete sado te dhimshme te jene ato dhe cfare eshte me e rendesishme transparence e plote mbi parane publike. Per mua nuk eshte shume e rendesishme lloji i taksave e niveli i tyre per mua e rendesishme eshte qe te gjithe te paguajne taksa nen rregulla te mirepercaktuara e shpenzimi i parase publike ne sherim te shoqerise e komunitetit me logarillenje e kontroll te rrepte te institucioneve te shtetit. Kjo eshte te punosh realisht per Shqiperine e shqiptaret e respektivisht edhe per integrimin te tera te tjerat jane demagogji apo mashtrim e rrene sic i themi shqip.

      • Zoti Delaj, jam shume dakort me kendveshtrimin tuaj, se si e parashtron ceshtjen, por perseri me duhet te them, se cdo njeri, qofte shqiptar apo i huaj, i di parametrat se si duhet te jete nje shoqeri.
        Ne cdo vend, dihet qe korrupsioni, vjedhja, anarshia, eshte pengese per nje shoqeri.
        Ndersa tek ne kush ben te kunderten e ben me qellim dhe mbi keta, duhet te shpallet lufte.
        Besoj se nuk eshte qeveria qe pengon, por eshte talebanizmi, qe eshte futur si kancer ne shoqerine tone.
        Duhet ligji enverian, per ceshtjet ordinere, ky ligj sundon edhe ne Gjermani dhe askush nuk ankohet se eshte ligj diktatorial, askush nuk quhet spiun, kur dikush lajmeron policine, se diku po prishet nje prone.
        Megjithese disa palaco me quajne enverist, une e shoh, drejtesine, vetem tek ligjet e kohes enveriane, pa u ngaterruar me ceshtjet politike.
        Te pershendes

  • te lobosh do te thote te harxhosh para, dhe normalisht shtrohet pyetja se perse po harxhohen keto para? vendet e europes dikur lulezonin nga stabiliteti ekonomik dhe politik dhe ky fenomen vazhdoi deri ne vitet 2000 moment qe u vendos qe keto vende te ndiqnin nje politike te perbashket duke patur nje ekonomi dhe monedhe te perbashket. nga ky bashkim pritej qe te kishte nje bum ne cdo aspekt te jetes se ketyre vendeve, bum i cili nuk mberiti kure. ne vend te tije mberiten ritjet e cmimeve, papunesia,kriza dhe inflacioni dhe te gjithe popujt e ketyre vendeve mallkojne diten qe hyne ne euro. te habit fakti qe politika dhe politikanet shqiptare edhe pse kane gjithe keto fakte perpara per keqfunksionimin e euros qe nuk eshte gje tjeter vecse nje fiasco perseri kembengulin qe te hyme ne euro dhe per kete jane te gatshem te lobojne sa majtas djathtas duke shpenzuar parate e taksa paguesve. nje pyetje me vjen ne kete moment.a po i shpenzojme keto para per dicka qe ja vlen vertet?

  • @shefi ? Edhe kendvështrimi juaj eshtë racional. Parate e “lobimit” duhet te harxhohen qe t’ju sherbejne interesave te shqiptarëve “jo bredhjeve turistike…” Nderime!

  • Ndersa Bushati lobon neper Europe, Rama lobon ne Shqiperi me miqte e Berishes:
    http://www.sot.com.al/politike/edi-rama-pakt-me-klientin-e-sali-berish%C3%ABs-samir-manen-i-jep-fshat-turistik-n%C3%AB-dh%C3%ABrmi
    duke shenuar keshtu nje hap tjeter te rendesishem ne luften kunder sistemit qe gjeneron korrupsionin.
    Cfare jane duke bere Erjon Brace e Taulant Balla, kane harrua te denoncojne?
    Po denoncuesit e Dites qe nuk humbin postim te facebook-ut te Grides, Jozefines etj. si e paskan lene ne harrese kete gje!!!

  • Faleminderit Ajet? Përgjigja juaj e dytë juaja e kompleton këndveshtrimin tim per ju si njeri i kultivuar! Dhe si një observues i vemendshëm i teatrit shqiptar, sidomos politik. Nderime! PS / më dërgoni disa sharje nga vulgu i atyshëm që t’i përdor kunder disa birbove ketu qe për fat te keq bëjnë lojën e antishqiptarëve…duke i fryre zjarrit te urrejtjes. Kam zbuluar nja 2-3 te “nivelit te lartë”edhe ketu në forumet e gazetës “dita”! Por po i mbaj sekret he për hë… Për disa arsye… Kryesorja,-të shkoj te plani i tyre …(ky passhënim u shtua per arsye te shqetesimit tuaj etik?). Nderime Ajet!

  • Faleminderit Greqise, por shpresojme qe ne kembim mos kerkojne konfirmimin e territorit detar qe iu dha Saliu

  • Lobimi te greku eshte budallallek sepse marrja statusin kandidat Shqiperia eshte ne dem te interesave politike dhe ekonomike te Shqiperise dhe greket jane aq te mencur qe ta kuptojne kete. Do te ishte idioci dhe humbje politike dhe ekonomike per greket te duan hyrjen e Shqiperise ne BE. Fati i yne eshte se per statusin nje koloni financiare e Gjermanise si Greqia nuk eshte pyetur as do te pyetet kurre.
    Amatoret e politikes shqiptare mund te bien lehte edhe ne gracka te thjeshta politike (lidhur me krijimin e komuneve minoritare dhe jo minoritare si Himara). Zoti dhe konjunkturat nderkombetare e kane ruajtur Shqiperine deri sot se per kete klase politike qe kemi ajo do ti ishte falur (jo shitur) Greqise dhe Serbise.

  • duhen patur frike edhe kur bejne dhurata. Keshtu shkruhej dikur. Thua ta kene parasysh kur i zgjasin doren per ndihme greqise?

  • Organizimi i janullatos ne shenjterimin e Kishes,ku mblodhi kreret me te larte te ktij besimi shkaktoj shum reagime,sidomos ne KE ku vleresohet se besimi esht liria themelore ne demokraci por dhe Toleranca ndaj ketij besimi fetar!!
    Pra tashme kemi vertet tolerancen,ku edhe Armiqte e quajtur dikur nga Naconal-Komunizmi Ekstrem Oriental ishin te ftuar si udheheqes te Kishave ne vendin tone!!!
    Incidentet qe kishin pergatitur Nacionalistet Ekstremiste Orientale deshtuan njeher e pergjithmon te prishin Respektin ndaj Krishterimit Shqiptar nga gjith te ftuarit e te respektuarit e te nderuarit qe nderuan Shqiptaret e Krishterimin Europian!
    Me ket rast Europa esht tashme e bindur se Shqiperia esht drejt rruges te vertet te Europianizimit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *