Në prag të vitit të ri shkollor, Rama: Menduan si prindër për fëmijët jetimë

Dita

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ndihmën që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhanë për fëmijët jetimë në këtë fillim të vitit të ri shkollor si shembull të admirueshëm.

Përmes rrjetit social “Facebook”, ai ka ndarë momente në të cilat shihen punonjësit teksa u japin këtyre fëmijëve çanta shkolle me të gjitha pajisjet mësimore të nevojshme.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë ?”- shkruan Rama.

s.a/dita

Share This Article
6 Comments
  • Nje hipokrizi e neveritshme!
    Jetimet nuk kane nevoje per lemoshe,por per nje shtet social qe i trajton njerezit si njerez e jo si lypsare!
    Shiko si i trajton bota jetimet,prinderit shqiptare pensioniste qe bejne bashkim familjar me femijet e tyre etj,per te gjykuar shtetin tend antipopullor e antisocial!
    Gjithmone ke patur perbuzje per te varferit e pensionistet se nuk ke bere asgje sociale per ata!
    Edhe lemoshen prej 5000 lekesh qe mendon t’ua japesh pensionisteve per vitin e ri,ministri yt i financave me perbuzje e quan “pakete solidariteti”!
    Turp i madh per nje shtet qe i konsideron pensionistet si refugjate e jo si njerez qe kane derdhur djersen tere jeten qe qeveritaret e sotem te gezojne te gjitha pasurite kombetare per vete,ndersa pensionistet te lepijne kockat!
    Pse keshtu mateni ju vrroma me Europen?

  • Pse nga rroga e tyre u dhane jetimeve canta keta ushtaraket?
    Ne se po,cfare donte ministrja aty,per deri sa bamiresia qenka individuale?
    Por e gjitha eshte mashtrim,se keyeministri e ka ditur qr kjo pune eshte bere me paret e shtetit e jo nga kuleta e ushtarakeve!
    Se po te ishte keshtu,pse nuk bene bamiresi para tyre deputetet,ministrat,kryeministri,etj qe kane rroge 5 here me te madhe se ushtaraket?
    Si nuk keni turp qe flisni kaq paturpesisht se ju plasi barku per jetimet e gjore!

  • Jo more kryeminister nuk menduan ushtaraket,per te ndihmuar jetimet,por mendove ti per te shfrytezuar diten e shenjterimit te nene Terezes,per t’i bere reklame qeverisjes tende mashtruese!
    Jetimet jane gjithe vitin jetime,se mire prinder nuk kane,por nuk kane as shtetin gjoja demokratik per te jetuar si te barabarte me bashkemoshataret e tyre!
    Asgje nuk keni bere ju qeveritaret socialiste per shtresat me te varfra,qe nga jetimet invalidet,pensionistet etj vecse u keni marre votat duke i mashtruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *