Në pranga 2 trafikantë fierak, ja ku e fshihnin drogën

Leda Hysa

Finalizohet  operacioni antidrogë i koduar “DUKAS”, nga policia e Fierit.

Nga ky operacion janë arrestuar dy shtetas dhe sekuestruar 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Dy poseduesit e lëndës narkotike., janë arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të banesës polcia ka gjetur në dollapin e dhomës së gjumit gjumit 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike, gjithsej 41.3 kilogramë.

Të arrestuarit janë: Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas” si dhe Spartak Kamberaj 26 vjeç, banues në “Dukas”, Patos.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal./ l.h dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *