Dy të rinj nga Fieri janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, me akuzën se kanë kryer marrëdhënies seksuale me dhunë me një vajzë të mitur. Jetmir Brahimaj, 24 vjeç, dhe Klajdi Sakaj, 19 vjeç, nga Fieri, akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me inicialet K.Gj. Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.