Në pranga shqiptari në Itali/ Hyri nga tubi i gazit në banesë, vodhi sende me vlerë rreth 60 mijë euro

time

Në Itali, policia ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar në Spezia për të cilin Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për grabitje.

Në vitin 2013, sipas mediave italiane, shqiptari në bashkëpunim me 2 persona të tjerë grabitën disa sende me vlerë brenda një shtëpie në rrugën Fossitermi të cilët u futën brenda banesës përmes tubit të gazit.

Ata vodhën bizhuteri e orë të cilët kapnin vlerën e 60 mijë eurove, mirëpo ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve bëri të mundur kapjen e 2 personave.

Asokohe, shqiptari arriti të shpëtojë nga policia dhe u arrestua këtë të enjte, më 8 tetor ku u dërgua në burgun e Spezias.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *