Na e bënë fundin e Prillit,
gjendjen alarmante fare,
sikur kemi luftë vërtetë,
jo zgjedhje parlamentare!
Parathënie e kësaj lufte,
që do zhysë vendin në flakë,
qe boksi i presidentit,
me dy policë bashkiakë!
Meta që po ndjen rrezikun,
thotë-do ngrë vendin në këmbë,
që populli me armikun,
të ndeshet dhëmbë për dhëmbë!
Duke qenë gjendja normale,
vetëm Meta bën rrëmujë,
përditë bëhet karnavale,
bytym zhurmë e bytym bujë!
Për ekrane ka Bushatin,
i palodhur ditë për ditë,
pa problem nipi i Hysniut,
të majtëve u thotë banditë!
Këlyshi i vogël i Bllokut,
në regjimin komunist,
sot është bërë një Doberman,
që kafshon çdo socialist!
Dy policëve të bashkisë,
që punojnë për bukë të gojës,
pa problem u thotë banditë,
dhe pse bëjnë punën e rojës!
E zgjatëm pakëz si tepër,
sot me më të madhin pis,
se ai është më i flakti,
në anë të padrejtësisë!
Ju popull pas vetes s’kini,
more Ilir katrani,
se ty të ka zgjedhur Edvini,
nuk të ka zgjedhur Sovrani!.
Në fund të Prillit me siguri,
s’preket toka amtare,
thjesht ka e shkreta Shqipëri,
zgjedhjet parlamentare!.
Këtu nuk jemi ne laraska,
po tufë me shqiponja,
kanë dalë sot nga guacka,
Bushati dhe Lubonja!.
Asgjë me ta s’kam personale,
në vendin me shqiponja,
që na mësuan Internacionale,
kur kapnim xixëllonja!
Si ka mundësi-si ka mundësi,
“elitë” e gazetarëve,
të jetë sot në Shqipëri,
me vrasësit e shqiptarëve?!
Shpesh e më shpesh i kemi parë,
në kurvërimin me pushtetin,
si s’ju vjen turp- o gazetarë,
që vrasës doni shtetin!.
Dhe ne shpesh herë na kanë grishur,
po kurrë s’kemi pranuar,
mbetesh-kur ha një lugë me çorbë të prishur,
gjithë jetën i helmuar!
Dikujt i shkruhet emri nëpër lista,
lista parlamentare,
pastaj vërshojnë paratë e pista,
në xhep të gazetarëve!
Nuk ka moment më të vajtushëm,
në truallin arbëror,
kur gazetari i pagabueshëm,
bëhet një shërbëtor!.
Një shërbëtor nga të qëmotit,
i bëhet urë një horri,
bredh në çdo studio kot së koti,
si punë kaçatori!
Dekada plot kemi qenë,
dhe s’kemi bërë mumjen,
kush ka me vete bythëlëpirësit,
të sigurt e ka humbjen!
Arben Duka

Andi Bushati more Duke,
opozitar ka qene perher,
si me Sali plakushin,
si me Ramen pleher,
dicka qe ti vete nuk e kupton dot,
si nje cope militant i Rames idiot!
Ka ketu gazetare qe shkojne e vijne,
ne byth te pushteteve futur ata rrijne,
si p.sh. Mero Bazja ish lakeu i Salukut,
sot rri e lepi bythen e matuf Ramallukut,
prandaj eshte pra dhe ai Andi Bushati me vler,
se ne keto vite, as eshte shitur e as eshte bler,
gazetare te tille duhen, opozitar te c’do qeverie,
jo legen gazetar pushtetesh si Mero Baze cingie!
Neve paskemi lufte me “armikun e padukshem”, mos paskemi lufte per zgjedhje?
Futi nje dopjo o Beno.
C’fare paska bo vaki, Beno Duka po i thote atij Andi Bushatit “Kelyshi Bllokut i rregjimit komunist”/?? Mos Beno se na mallengjeve…Ahahahahaha
Faleminderit i miri Gim.Te perqafoj fooort
HISTORIA E BUNKERIT NË HIMALAJËN IMAGJINARE
Duka, poeti i Himalajeve imagjinare,
i shqetësuar nga ”elitë’ gazetaria,
nuk i pëlqen më as mendimi ndryshe,
do që të sundojë rilindja, Ramë mavria.
Vetëm ju o shokët e partisë mos u zini,
se Duka militanti edhe bar ha,
le ta qepin gojën Bushati e Lubonja,
se veç partia dhe Rama të drejtë ka.
Po të jesh bir nga ish-Blloku,
s’mund ta shash partinë fare,
se përndryshe Duka të quan këlysh,
doberman që kafshon në karnevale.
Karnevalet sipas tij i bën Meta,
e madje e quan dhe katran,
por harron cirkun e Edvin kllounit,
që ka shkatërruar gjithë vatanë!
Vetë Duka hiqet si shqiponjë,
s’mund të jetë laraskë apo sorrë,
edhe pse ngleli si bythëlëpirës partie,
si një bejtexhi jo i lirë, mjeran, i gjorë.
Ta quash Dukën miltant,
ndoshta i bën edhe nder,
se në fakt duket si mercenar,
si poet-bejtexhi s’ka asnjë vlerë.
Me bythëlëpirësa e sharlatanë,
s’mund të kesh asnjëherë fitore,
por veç propagandë që s’vlen 2 lekë,
nga servila që Rama i bën rreshtore.
Kështu janë vargjexhinjtë si ti o Duka,
që mbrapa të vjen historia,
historia si një shërbëtor i paguar,
që bën e shkruan si urdhëron partia.