Në pritje të dallgës së shtatë…

Dita

 

Jam ulur në ballkon dhe po shoh mbi gjirin shkëmbor njollat e rërës dhe dallgët e kripura.

A e merr dot me mend se sa bukur është këtu? Duhet të vish një herë patjetër. Ky vend është si i krijuar me dorë për çiftet e dashuruara.

Përse po të shkruaj? Sepse më vjen.

Dhe sepse nuk dua të pres e heshtur deri sa të vijë dallga e shtatë.

Këtu vendasit të tregojnë historinë e dallgës së shtatë, asaj më të fortës. Gjashtë të parat janë të parashikueshme dhe të baraspeshuara në hapësirë. Njëra përcakton tjetrën, njëra bazohet tek tjetra dhe nuk sjell asnjë lloj surprize. Ato e ruajnë gjithmonë ritmin. Edhe pse së largu duken si të ndryshme, ato mbeten gjashtë shfaqje me të njëjtin fat.

Por, kujdes nga dallga e shtatë. Ajo është e paparashikueshme. Për një kohë të gjatë nuk bie në sy, ruan të njëjtin ritëm monoton të shfaqjes, i përshtatet paraardhësve të saj. Vetëm se ndonjëherë…. Ndonjëherë ajo çlirohet nga kjo gjendje.

Vetëm ajo, dallga e shtatë.

Nëse ndodh, ajo nuk ka kujdes për asgjë, është e furishme, rebele, fshin nga faqja e dheut gjithçka që i del përpara. Për të nuk ekziston e kaluara, por vetëm e tanishmja.

Dhe pas saj, çdo gjë ndryshon. Për të mirë apo për të keq? Kësaj mund t’i japin përgjigje vetëm ata që janë përfshirë prej saj, ata që kanë pasur guximin t’i qëndrojnë përballë, të rrëmbehen prej furisë së dallgës së shtatë.

Jam ulur këtu prej më shumë se një orë, numëroj dallgët dhe vëzhgoj me kujdes se çfarë bëhet me dallgët e shtata. Asnjëra prej tyre nuk është thyer deri tani.

Por unë jam me pushime, kam kohë për të pritur. Nuk e kam humbur shpresën!

 

****

Shkëputur nga romani “Dallga e Shtatë”  me autor Daniel Glattauer

Share This Article
4 Comments
  • Ja , nji Fragment Romani qe per mua eshte nen nivelin
    e mesatares . Dallga e gjashte e dallga e shtate ,metafore
    te rendomt ,qe i thone shume pak mendoj lexuesit
    te vertete ,njohesit te letersise .
    Pra ktu kemi te bejme me hjeshte
    nji Colpo Grosso me sa duket ,qe vertitet ne kaptinen e

    shkrimtarit ,qe per mua qeshte thjeshte nji pfff…
    nji menyre te shkruari ordinere si fillestare .
    Me pushime jemi te tere ,por nuk ja lejom vehtes
    shkrime te Tilla mo Daniel .
    Ndro profesion ,behu peshkatare e meso dicka nga realiteti .Metaforat duken te mos jen , komerdare shpetimi per ty.

    Sidoqofte ne shpresojme per me te miren gjithmon !

  • “Njerëzit më të bukur që kam njohur, janë ata që kanë pësuar, humbjen, vuajtjen, stresin, brengen, dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga errësira.
    Këta njerëz kanë një vlerësim, një ndjeshmëri në të kuptuarit e jetës që i mbush ata me dhembshuri, mirësi dhe një dashuri të thellë

    Njerëzit e bukur nuk rastisin….. formohen” !

    [Elisabeth Kübler-Ross
    Swiss-American psychiatrist ]

    Barbarisht lexoj te njejtat rreshta ne faqe mjeranesh (per mua pa identitet, prandaj dhe nuk j’a nxjerr emrin, se po te kishte nuk vjedh shpirtin e dikujt dhe j’a pershtat vetes) qe mundohen ti vjedhin profesionin, mendjen, ndjeshmerine, dhe trurin dikujt tjeter…. ja marrin thelbin dhe j’a shkartisin fjalet duke j’u n’drruar pozicionet por duke ruajtur kuptimin dhe e nxjerrin ketu pa autoresi por sikur e ka thene mendja e tyre boshe…j’a kete bene shqiptari, i pafytyre, te vjedh nenen, i ve nje paruke ne koke dhe thote eshte nena ime, te bene ate qe nuk ta pret mendja kurre…me dalin ketu ne faqe si zorret e miut te neveritshme…bejne dhe moral si te mencur….pfffff cfare nuk pret nga ju, doja ti hyja ne faqe e t’ja hiqja fytyren, por me pas thash: Po te kishin fytyre nuk e benin kete vjedhje te ulet, leri mos ul veten se ja ka hequr perendia fytyren kur i solli ne jete…

    Autoria psikiatre e ka nxjerr kete perle nga pervoja me pacientet gjate gjithe karieres se saj ku ka shpetuar dhe nxjerr nga erresira shume prej tyre, shqiptari ja vjedh pa piken e turpit duke mos e kuptuar qe kjo veshje nuk i rri aspak trurit te tij apo te saj, ndihet vjedhja nga nje planet distance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *