Në pritje të një dëshimtari…

redaktor

Edhe dje, ndodhi që u shty seanca fort pritshme në gjygjin ndaj Arben Frrokut, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt; e pritshme, për shkak se do dëshmonte ai që mendohet se e ka parë ashiqare Frrokun në automjetin e atentatorëve. Për arsyen e shtyerjes, u tha se kishte shkaqe teknike, meqë dëshmia do jepej me videokonferencë; d.m.th, e hamendësuar, dilte figura por zë nuk kishte. Ose kishte zë, por ai dilte i çjerë e me shkëputje. Eshtë ndër ato raste ku ligjet e propabilitetit pothuajse janë zhvlerësuar. Janë dhjetra seanca të shtyra këto me dëshminë e pritshme të “njeriut kyç”, sa duket sikur është një lojë për efekt marketingu. Si ajo e para disa viteve me një thes që nuk dihej se ç`kishte brenda, por që kishte diçka, e që do hapej në filan datë. E kur u hap, pasi mileti u telendis nja dy muaj të mirë prej padurimit tipik shqiptar se ç`kishte thesi brenda, që aty doli një shishkë uji mineral, nga ato të shumtit që janë sot në treg, e që nuk bëri ndonjë prokopi të madhe. Kështu ngjan dhe paraqitja e dëshmitarit, dëshmia e tij, që kur të jipet, mos rezulton me ndonjë “shishkë ujë”, që si e pive e si nuk e pive, nuk luan ndonjë rol!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *