Gjatë seancës së paradites së kësaj të enjte për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, u njoftua se vendimi do të jepej pas orës 16:00.
Sidoqoftë, avokati i Tahirit ka bërë të qartë për mediat se pranimi i gjykimit të shkurtuar nuk do të thotë pranimi i akuzës dhe se Tahiri kërkon pafajsinë.
Gjyqtarët e çështjes së Tahirit, ndërkohë, raportohet se janë mbledhur në Dhomën e Këshillimit për të vendosur. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët:
Flora Hajredinaj, që është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve. Ajo ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Irena Gjoka, është bërë e njohur për opinionin publik si gjyqtarja që dha dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.
Ardit Mustafaj është gjithashtu pjesë e trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit. Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpërmjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012.
e.ll./dita
