Përfaqësuesi i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla foli për media në përfundim të procesit, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve që të heshtin.
Sipas socialistit, tashmë si Presidenti Ilir Meta, si partitë politike e kushdo tjetër duhet të presë në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehet me të gjitha arsyetimet brenda afatit 30-ditor.
“Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin. Procesi ka qenë për t’u përshëndetur. Mendoj se cdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit”, tha Balla.
j.l./ dita

Kaposhi i Rames ,Taulanti ,ka dal tu flas pulave qe te heshtin e te mos guxojne te bejne veze per 30 dite.Ne pritje ,te mbyllur ne kotecin e demokracise ,ne do te degjojme cicerimat qe kemi degjuar 30 vjete .
Kuptohet, qe per Drejtesi, nuk behet e as ka per tu bere fjale.Reformat, qe po aplikojne Aleatet tane, nuk i pershtaten realitetit shqiptare .Ne keto 30 vjete s’ka patur e s’ka vend qe Drejtesija te marri vendimet per shkeljet e ligjeve te Kushtetueses .Difekti qendron tek Kushtetuesja.Ajo nuk perjashton vullnetin e atyre qe bejne Drejtesi .
Do te ishte me mire per kete popull, qe ne Kushtetute, te shprehet qarte e te vendoset se kjo kategori politkianesh e pushtetaresh te mos jene objekt i Drejtesise .Ky kusht do te detyroje popullin te vendosi ai mbi gjithcka qe ka te beje me ata qe duhet te jene ne krye .E kete e gjene ne fjalet e urta te popullit . Sipas kokes dhe festen .
Vetem keshtu do te ndizet e do te perveloje Drejtesija shqiptare .Nje popull anarkiste drejtohet vetem nga anarkistat .Te gjitha foltoret e Berishes vertetuan se ky popull meriton anarkine duke u dhene pushtet atyreve qe sot sundojne popullin .Por nuk eshte vetem Berisha ,Meta ,Luli e Rama perfaqsues te anarshise.Jane dhe nje pjese e koinsiderueshme e popullit .Sot gjukohen e denohen ata qe nuk dine te mbrohen ose qe nuk behen objekte i shegjetave te anarkistve .Keshtu e pesoje Tahiri nga anarkisti Rama.Keshtu e kane pesuar te gjithe ata qe kane qene prane Berishes .Kete fat do te kete dhe Luli sic e pesoje Olldashi e qindra te zhdukur nga dara e katerkendshit te Bermutit .