SMS në DITA
Në 0689073730
E dashur DITA. Mund të them se pjesa më e madhe e zonës së veriut të Shqipërisë jeton në varfëri ekstreme. Ka shumë familje që diskutojnë bukën e gojës, por duke qenë vet personalisht nga një qytet i thellë verior, nga Puka, mund të flas i sigurt duke i jetuar këto halle. Rrethi i Pukës ka një terren të thyer malor. Këtu pothuajse 90% e popullsisë janë pa punë. Gjithë muajin presin një ndihmë ekonomike si burim jetese. Toka është e egër dhe nuk jep prodhim. Ka familje që jetojnë në kushte ekstreme të paimagjinueshme. Asnjë qeveri nuk ka investuar dhe nuk ka ndihmuar këtë zonë. I bëj thirrje qeverisë së re dhe kryeministrit z.Rama, të kthejnë sytë nga ky popull pukjan i mrekullueshëm dhe fisnik, që ta shikojnë me një sy tjetër dhe të investojnë në këtë qytet malor. Asnjë qeveri nuk ka menduar ndonjëherë për këtë zonë të thellë malore. Shpresojmë shumë te qeveria e re dhe te z.Rama, t’i japin një prioritet dhe një zhvillim këtij komuniteti, që të kemi një jetë sa më të mirë, që ky rreth të bëhet sa më i përshtatshëm për të jetuar.
