Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Aferim moj opozitë
Habite gjithë dynjanë
Protesta dy herë në ditë
Po krimet e bëra ku janë?
Lulka qahet nëpër botë
Se Meta ka bërë hatanë
Po ne nuk e heqim dot
Se të gjithë ishim kusarë.
Kemi bërë krime shumë
Duke vjedhë e duke vrarë
Me zhurmë duam t’i mbulojmë
Dhe te ju duke u qarë.
Krimineli s’ndihet mirë
Se Rilindja po bën shtet
Ndaj nxjerr tellallë të pirë
Se ç’thonë se kuptojnë as vet.
Flet e shpif një burgaxhi
Seç pëllet dhe një memec
Ekrani vjen erë raki
Gojë qulli kot bërtet.
Të enjten do bëhet nami
Mirëpo lekët po firojnë
Po s’u çuan me jeshile
Militantët s’të dëgjojnë.
O qeni plak i tërbuar
Karrigia jote është thyer
Jepi fund kësaj komedie
Stani jot me kohë është dhier.
Vazhdoni more të marrë
Në qershor do fëlliqeni prapë
Përpara o fitimtarë
Po këtë vit do jetë ca vapë.
Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
